Presidenti Meta pret Drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të NDI
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në takim Drejtorin ...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar ditën e sotme votën kundër Buxhetit të vitit 2018, të hartuar nga qeveria.
Ka qenë deputetja e LSI-së, njëherësh ish-ministre Integrim, Klajda Gjosha, e cila me anë të një prononcimi për mediat nga ambientet e jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, ku po debatohej për këtë çështje, u shpreh se LSI do të votojë kundër, ndërsa dha edhe arsyet e këtij vendimi.
Ndonëse Gjosha deklaroi votën e LSI-së, kundër këtij buxheti, ajo u shpreh se LSI do të vijojë të qëndrojë në seancën plenare, për të bërë debatin politik dhe për të dhënë alternativën e saj. Sipas saj pavarësisht se deputetët demokratë vijojnë të bojkotojnë komisionet parlamentare, për LSI-në lufta bëhet brenda institucioneve.
PRONONCIMI I GJOSHËS
Është e pamundur të mbash fjalë në Kuvendin e Shqipërisë për shkak të një shoë që zgjat prej orësh, që është tepër i lodhshëm për qytetarët shqiptarë, aq më tepër në një ditë ku diskutohet buxheti. Unë ato pak fjalë që doja të thosha aty, më mirë po i ndaj me median dhe po i ndaj me qytetarët, për të thënë se realisht pyetja që doja të drejtoja sot është që: cili është titulli i këtij buxheti? A ka një kokë ky buxhet? Çfarë është buxhet social? Është buxhet investimesh? Është buxhet i rritjes së pagave apo pensioneve? Sepse fatkeqësisht asgjë nga këto nuk është parë. Është një buxhet, i cili është për të ardhur keq, sepse më shumë e largon Shqipërinë nga Europa, se sa e afron atë.
Kur flasim për procesin e integrimit, e dinë të gjithë që buxheti duhet të jetë në të njëjtën linjë me procesin e integrimit. Ku kanë shkuar fondet? A kanë shkuar fondet te institucionet të cilat duhet të luftojnë korrupsionin, duhet të luftojnë çështjen e drogës që është kaq e madhe tashme për një vend të vogël si Shqipëria, por që është bërë e njohur për një çështje që është madhore. Ku po shkojnë këto fonde? Kështu që në një farë mënyre, unë do doja të ndaja me ju keqardhjen e një buxheti që nuk ofron asgjë, përkundrazi ofron një rritje taksash, po vret shpresën e shtresës së varfër në Shqipëri, por edhe të shtresës së mesme.
Ju ka kanë kthyer përgjigje në lidhje me amendamentet e ditës së djeshme?
Asnjë përgjigje nuk ka. Besoj që ato janë amendamente, të cilat edhe kolegët e mi sot patjetër do ta ngrenë zërin në Kuvendin e Shqipërisë. Janë amendamente që vijnë në ndihmë të qytetarëve shqiptarë, në ndihmë të xhepave të tyre, të të ardhurave të tyre, sepse është vetëvrasëse sot të mendosh që gjithsecili nga ne, paguan rreth 23% taksa, tatim mbi pagën. Imagjinoni që kjo do shtrihet deri te tatimi mbi të ardhurat etj. Prandaj themi që për shtresën e mesme është vetëvrasëse. Sot njerëzit më të studiuar, njerëzit më profesionistë po largohen dhe po kërkojnë çdo moment që të largohen nga Shqipëria. Është trishtim për të ardhmen e këtij vendi, është trishtim për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Cila do jetë vota e LSI-së? Do jetë pjesë e votimit? Do jetë kundër?
Ne e kemi thënë që vota jonë ndaj këtij buxheti që është paraqitur, është absolutisht kundër, por ne në sallë do të qëndrojmë deri në fund për të bërë debatin politik dhe për të dhënë alternativën tonë të buxhetit, realitetin që duhet të paraqesë ky buxhet për vitin 2018. Prandaj kemi ardhur dhe me alternativën tonë, me 3 amendamentet tona.
A vijon LSI dhe PD të jenë një bllok i bashkuar opozitar, sepse gjatë javës në komisionet parlamentare deputetët e PD-së janë larguar në shenjë proteste, ndërsa deputetët e LSI-së kanë vijuar të qëndrojnë në komisione?
Unë di të them që lufta e LSI me këtë qeveri bëhet brenda institucioneve. Kjo është bota demokratike, kështu duhet të funksionojë dhe besoj që kjo opozitën e bën më të fortë se largimi nga institucionet. /CityNews
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në takim Drejtorin ...
Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar plot 107 vjet burg për 4 të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë fjalës s...
Nga Robert RrasaNë Gjykatën e Elbasanit, dhe ZRPP e këtij ...
Ambasada Amerikane ne Tirane kujton gjithe te interesuarit s...
Policia e Pukës ka bërë të mundur arrestimin e një 48-vjeçar...
Policia ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e ...
Nga Mitro CelaRreth viteve 70-të mora shtëpi në rrugën “Mysl...
Ish-kreu i Hipotekës së Kavajës, Seit Cikalleshi, i cili dys...
Këshilltari i PD në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj ka r...
Në një intervistë për gazetën “Dita”, Spartak Braho u shpreh...
Pas përplasjeve me Ben Blushin, numri dy i partisë LIBRA, Mi...
Spartak Braho e konsideron një gabim të rëndë të LSI-së refu...
Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar kryeministrin se b...
Kryeministri Edi Rama ka replikuar ndaj akuzave të bëra nga ...
Historia e shqipërisë dhe shqiptarëve si Arbëri është fshehu...
Seanca e sotme në parlamentin e Shqipërisë është shoqëruar m...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar pas fjalë...
Pak minuta më parë një zonën e “Unazës së Re” në Tiranë, nj...
Në vijim të seancës së sotme plenare, kryeministri Rama ka r...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...