Trashëgimtarët e Berlusconit shesin “pallatin e festave” te sheiku i Katarit
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Një ngjarje e paprecedentë është denoncuar nga shtetasi Vladimir Vargu i cili për të nxjerrë nga burgu djalin e akuzuar për vrasje është udhëzuar nga avokati që ti japë 5.2 milion lekë të cilat atij i duhen për ti ndarë me Prokurorin dhe Gjykatësin e çështjes.
Në pamundësi të disponimit të kësaj shume, Vargu ka marrë kredi në dy banka, ia ka dhënë ato avokatit, por djali nuk i ka shpëtuar burgut.
Rasti është bërë publik sot nga emisioni investigativ BOOM, ka transmetuar mashtrimin e avokatit në Tiranë. në denoncimin e BOOM shihet me zë dhe me figurë se si avokati ?zhvat? qytetarin, ndërsa jepet dhe historia.
Në vitin 2015, shtetasi Vladimir Vargu ka kontaktuar avokatin Fariz Xhurxhi në Tiranë, për shkak se djali i tij është akuzuar për veprën penale ?Vrasje nga pakujdesia?.
Në vitin 2015 shtetasi Vladimir Vargu ka kontaktuar avokatin Fariz Xhurxhi në Tiranë, për shkak se djali i tij është akuzuar për veprën penale ?Vrasje nga pakujdesia?.
Gjykata e Shkallës Parë ka vendosur që djali i zotit Vladimir do të vuante dënimin me 5 vite burg, ndërsa avokati Xhurxhi ka premtuar se djali do të dilte nga burgu pas një muaji, por në kembim babai duhet t?i jepte 5 milion e 200 mijë lekë.
Qytetari shprehet se avokati i ka thënë se këto para do të ndaheshin me prokurorin dhe gjykatësin. I ndodhur në pamundësi ekonomike, Vladimiri merr kredi në dy banka dhe i dorëzon lekët avokatit.
Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të çështjes ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, pra dënimin me 5 vite burg. Avokati jo vetëm që nuk e nxori nga burgu për një muaj, por dënimi nuk iu ul asnjë ditë.
I ndodhur para këtij fakti, klienti tenton për të takuar avokatin Fariz Xhurxhi,por ky fundit nuk i përgjigjet më në telefon.
Në bashkëpunim me gazetarët investigativ të “BOOM” qytetari arriti të takojë avokatin, i cili jo vetëm pranoi se kishte marrë 5 milion e 200 mijë lekë dhe nuk i kishte mbaruar punë, por i premtoi se do t?i kthente 4 milion lekë.
Qytetari-Unë kam marrë kredi në bank,kam shit furgonin e çunit dhe kam pagu bankën.Kam ardh që në orën pesë këtu.Nuk i rash telefonit se nuk e hap, e di atë punë nuk e hap telefonin.
Avokati-Telefoni veç llafe ka.
Qytetari- A ti kam dhënë shoqnore?
Avokati-A i kam ra hasha? Edhe te policia si kam ra hasha i kam thënë i kam kaq miljon lekë.
Qytetari- Tani problemi është këtu, çfarë do bëjmë?
Avokati-Ma thuaj ti, ç?a mendimi ke?
Qytetari- Unë vetëm të më bësh letrat me noter.
Avokati-Nuk është puna te noteri .I fitove ti lekët me noter?
Qytetari-Te noteri o vlla kur ti kesh.
Avokati-Ti mi ke dhënë pa letra.
Qytetari-Pa letra ti kam dhënë.
Avokati-Dhe unë spo t?i bi hasha,edhe te policia kam thën po i kom mor kaq lekë.
Qytetari-Kur diskutohet të më mbarosh punë ti mua? Djali o tu bo burgun o Fari, se i premtuam për një muaj ne.
Avokati-Po pra, është e vërtetë.
Qytetari-Prandaj mora kredi në bankë unë.
Avokati-Eshtë e vërtetë!
Qytetari-Sa pretendon me më kthy mbrapsht ti mu?
Avokati-Ti më ke dhëne 5 miljon e 200 mijë lekë .Tani do ma lësh një afat ti mu dhe unë do të jap lekët.
Qytetari-Dëgjo Fari çuni të bëjë burgun, e unë të marr lekë në bank, e ti të më thuash kështu nuk më vlen. Sa ështe 20 % i joti,i këtyre lekëve?
Avokati-Eshtë 1 milion.
Qytetari-Ato do mbash ti.
Avokati-Unë s?prishem as për 1 milion ,as për 2 miljon as për 3 miljon.Tani do bëjmë një gjë tjetër me llafe dhe s?ka mo. Në fund të muajit korrik një miljon,në fund të muajit gusht një miljon,në fund të muajit shtator një miljon , në fund të muajit tetor një miljon.Ndryshe nuk ka mundësi vetëm me t?rrjet kot,me t?thënë ty që ti jap me t?rrjet.
Qytetari-Dakort kur të mi japësh ti, i çoj te banka unë.
Avokati-Dakort kështu?
Qytetari-Dakort.
Avokati-Letrat që i ka bë gruaja atje,mi ke bo që ta dish.
Qytetari-Unë shkoj e heq denoncimin.Kur do fillojmë ne për tu shly?
Avokati-Muajin tjetër,në fund të muajit korrik gusht.
Qytetari-Në korrik me sa të vij këtu unë?
Avokati-Në fund të muajit, me 30 korrik.
Qytetari-Me 30 korrik do vij këtu.
Historia përsëritet, ditën në të cilën avokati duhet që t?i kthente lekët klientit, i fik telefonin dhe nuk i përgjigjet. Gazetarja e “BOOM” tenton të kontaktojë me avokatin, i cili e kërcënon se nëse i bie përsëri telefonit do të takohen në dyert e drejtësisë.
Avokati vazhdon të ushtrojë profesionin e tij i pa trazuar nga askush, ndërsa klienti punon si minator me 2 turne çdo ditë duke u zhytur 20 metra nën tokë, për t?i shlyer bankës borxhin që mori për një shërbim që nuk iu ofrua.
Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Ramush Haradinaj nuk tërh...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Ditën e sotme policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona ...
Zv.ministri i Infrastrukturës në qeverinë Rama 1 si dhe ish-...
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka reaguar ...
Në qytezën e Abbiategrasso-s dy shijakas babë e bir kishin h...
Ditën e sotme ka nisur Panairi i 20 i Librit në Tiranë, një ...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka përshëndetur aksionin...
Pas debatit në të cilin u përfshi mbledhja e Komisionit Qend...
Pak ditë më parë përfaqësues të misionit EURALIUS IV mbajtën...
Komisioni Qendror i zgjedhjeve është përfshirë në një debat ...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputetja e Partisë De...
Pas propozimit dhe dekretimit të Gudar Beqiraj si drejtor i ...
Ditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 20 vit...
Për tre vite ishin drejtuesit e institucionit të burgjeve në...
Pas arrestimit të gjatë gjyqtarëve dhe një nënprefekti nga p...
Lideri i opozitës malazeze, Nebojsha Medojeviç, akuzohet për...
Policia pyjore e Italisë ka bërë të mundur arrestimin dhe sh...
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i Forumit Rinor të Pa...
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore dhe folklorike nga K...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...