Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Të ardhurat totale të Bashkisë së Tiranës nga taksat, tarifat pagesat dhe grantet e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara arritën në 9.4 miliardë lekë, ose rreth 68 milionë euro për 6 muajt e parë të këtij viti, duke shënuar një rritje me 40% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifrat bëhen të ditura nga portali financatvendore.al.
Të ardhurat nga grantet e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara (fondet që i jepen pushtetit vendor nga Buxheti) arritën në 2.9 miliardë lekë, ose 31% të totalit.
Krahas fondeve që ka marrë nga buxheti, Bashkia e Tiranës ka arritur të mbledhë vetë nga taksat, tarifat dhe pagesat 6.3 miliardë lekë (rreth 46 milionë euro), me një rritje të ndjeshme prej 54% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vetëm nga taksat (Taksa e biznesit të vogël, Taksa e pasurisë, Taksa e hoteleve, Taksa e infrastrukturës, Taksa e transferimit të pasurisë së paluajtshme, Taksa mbi reklamat), Bashkia ka mbledhur 4.4 miliardë lekë (rreth 33 milionë euro), me një zgjerim të ndjeshëm prej 90% në raport me gjashtëmujorin e parë 2016.
Efektin në këtë zgjerim e ka dhënë tërësisht nga taksa e infrastrukturës, që Bashkia mbledh nga ndërtuesit për ndërtimet e reja dhe që është 8% e vlerës së shitjes. Të ardhurat nga kjo taksë ishin 2 miliardë lekë (rreth 15 milionë euro) për 6-mujorin e parë 2017, nga 174 milionë lekë (1.3 milionë euro) për janar-qershor 2016, pra më shumë se 10 herë më e lartë.
Të ardhurat nga taksa e infrastrukturës zunë 45% të totalit të taksave të Bashkisë dhe 32% të totalit të të ardhurave që ajo mbledh (përfshirë taksat, tarifat e pagesat). Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto shifra ishin përkatësisht 7.3% dhe 4.2%.
Zëri tjetër që sjell më shumë të ardhura në taksat lokale është ai i pasurisë (taksa mbi ndërtesën), me 1.3 miliardë lekë, ose 28%.
Nga tarifat dhe pagesat, bashkia ka mbledhur gjithsej 1.8 miliardë lekë në gjashtëmujorin e parë, me një rritje prej 6% me bazë vjetore. Peshën kryesore e zënë të ardhurat nga tarifat për shërbimet e pushtetit lokal si pastrimi dhe gjelbërimi, me 65%.
Të ardhurat nga tarifa për zënien e hapësirës publike ishin 162 milionë lekë, me një zgjerim vjetor prej 34%.
Në total, të ardhurat gjithsej të Bashkisë (nga taksat, tarifat, pagesat dhe grantet e kushtëzuara e pakushtëzuara) u rritën me 2.7 miliardë lekë dhe 68% e kësaj rritjeje (ose 1.8 miliardë lekë) erdhi vetëm nga taksa e infrastrukturës.
Rritja e të ardhurave i ka mundësuar Bashkisë që të kryejë më shumë investime kapitale. Sipas të dhënave të buxhetit, shpenzimet kapitale u dyfishuan në 6-mujorin e parë të vitit në 2.5 miliardë lekë (18 milionë euro).
Bashkia ka rritur dhe shpenzimet për strehimin dhe komunitetin me 55%, për edukimin me 23% dhe për mbrojtjen sociale me 14%.
Televizioni Top Channel, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e...
Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar arrestimin e disa zyrtarëv...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ditën e sotme masën ...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për grupin ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim t...
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka publikuar një mesazh të q...
Në një dalje për mediat, kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë...
Të hënën e kaluar, Drejtoria e Doganave të Durrësit njoftoi ...
Një shofer kamioni me origjinë shqiptare ka humbur jetën mën...
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka treguar pasionin...
Në një dalje për mediat, deputetja e PS, Klotida Ferhati ka ...
Në vijim të kërkimeve për gjetjen e avokatit, Besnik Muço, i...
Ditën e djeshme është paralajmëruar se do të hapen dosjet pë...
Paralelisht me shkarkimin e kreut të Këshillit Drejtues të A...
Ish-drejtori i Arkivave të Ministrisë së Brendshme, Kastriot...
Policia ka njoftuar se ka arrestuar shtetasin Gjovalin Ndoj,...
Emisioni “Dritare” i Rudina Xhungës në Vizion Plus është sho...
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar të paktën 16 vend...
Në një dalje për mediat, kryetari i PD, Lulzim Basha ka dekl...
Ish-deputeti i Partisë socialiste, Eduart Ndocaj shprehet ku...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...