Çani zbulon kuptimin e çitjaneve të Ramës
Në vijim të emisionit “Studio e Hapur” në News 24, gazetari ...
Rrena 1
Langoi i Habilajve ende te radarët e Xhackës
Ministrja Xhacka siguroi anëtarët e komisionit parlamentar të sigurisë që radarët e mbikqyrjes së detiti funksiononin në mënyrë perfekte. Sipas ministres këto radarë siguronin mbikqyrjen e nevojshme të hapsirës detare shqiptare. Të shtatë radarët ende nuk punojnë të gjthë, por edhe sikur ministrja të kishte thënë të vërtetën skandali i radarëve të Mrikës së Lulzimes nuk ka në thelb mos funksionimin e radarëve, por funksionimin e tyre si sahat zviceran në shërbim të narko-mafias shqiptare.
Nga përgjimet italiane na rezulton se ?langoi? i Habilajve i punësuar në QNOD-në e Plepave Durrës në ambientet e zyrave të shtetit duke shfrytëzuar in put-in e këtyre radarëve drejtonte me celular peshkarexhën italine ngarkuar me drogë si t?i shmangej me efikasitet zbulimit nga radarët grekë (jo shqiptarë jo) të stacionuar në Korfuz dhe në Ishullin e Otonit. Një verifikim minimal nga ?trupeshqit? e SHIU-t (me emër të ndryshuar) të pronarit të numrit të celularit, që është regjistruar në përgjimet italiane do mjaftojë për tu iluminuar për faktin, që edhe pasi filloi punën si ministre Olta Xhacka, ?langoi? i Habilajve vazhdonte punën te QNOD-ja e Plepave të Durrësit. Theksojmë se kjo qendër ndëroperacionale është nën vartësinë e Ministrisë së Mbrojtjes. Pjesa e personelit, që shërben në qendër dhe vjen nga dikastere të tjera si Ministria e Financave, Ministria e Brendshme, Ministria e Bujqësisë etj. për t?u punësuar në qendër duhet t?i nënshtrohen edhe vetting-ut, clearance-s (kontrollit, shqyrtimit) të Minsitrisë së Mbrojtjes, që si të thuash e ka nën hyqëm QNOD-në. Përmbledhtazi zj. Ministre bën mirë, që të mos vazhdojë më me gënjeshtrat dhe përrallat me radarë, sepse si ka nisur, do t?ia kalojë edhe aktores së njohur Marika Kallamata dhe emisionit të saj të përrallave për fëmijë!
Rrena 2
Patrullueset holandeze do pajisen me armatim
Ministrja deklaroi se në buxhetin e ministrisë së saj për vitin 2018 janë alokuar fonde edhe për të pajisur me armatim 4 anijet patrulluese shqiptare të klasit Stan Damen (prodhime holandeze, 3 prej të cilave të montuara në Pashaliman). Gënjeshtër e trashë! Të 4 anijet kanë një konstruksion të tillë të superstrukturës, që e kanë të pamundur të instalojnë armatim duke filluar qoftë edhe nga një mitraloz i rëndë kalibër 12 mm si DSHK-ja legjendar apo tipe modern si KORD, M85, M02 Coyote etj. Janë ëndërra në diell instalimi i sistemeve të topave automatikë me kalibër nga 20-40 mm. Superstruktura e këtyre anijeve patrulluese përgjithsisht nuk e duron stresin e qitjes me të tilla armë atomatike, apo të ashtuquajtureve ?chain-gun?. Instalim nuk do të thotë thjesht ta saldosh apo ta fiksoh me bulona diku në superstrukturën e anijes një sistem të tillë armatimi. Nuk mjafton instalimi, por duhet parë nëse e duron stresin e qitjes me mbi 50 fishekë (predha) në mënyrë automatike platforma mbi të cilën është instaluar arma. Me rëndësi është edhe harku i qitjes (traverse sic e quajnë anglezët) i armës së instaluar. Ftoj oficerët e marinës, që janë sot të pushuar nga puna të ofrojnë më shumë argumente dhe hollësi teknike për pamundësinë e instalimit të sistemeve të armëve automatike në superstrukturën e këtyre anijeve patrulluese! Lexuesi mund të gjejë më shumë hollësi për këtë cështjen në shkrimin tonë në linkun: http://www.citynews.al/2017/10/geisha-young-new-e-mbrojtes-na-zbavit-me-brockulla/1
Rrena 3
Hapsira ajrore shqiptare totalisht e kontrolluar
Minstrja Xhacka krahas sihariqit për blerjen e radarëve të rinj amerikanë për të mbikqyrur hapsirën ajrore shqiptare theksoi se opozita nuk ka të drejtë të ankohet për probleme të kontrollit të hapsirës ajrore se atë na e policojnë (rujanë, mbikqyrin etj.) aleatët. Me një gjysëm të vërtetë të tillë ministrja u përpoq të shiste për të vërtetë rrenën e rradhës: hapësira ajrore shqiptare është e ruajtur, mbikqyrur, policuar për së mbari nga aleatët tanë.
Zj. Ministre, ndonëse e re në detyrë e di mirë se policimi ajroro merret me aeroplanët e ashtuquajtur renegadë, që fluturojnë në lartësi mbi 3 000 metra. Për lexuesin shpjegojmë se një aeroplan rtenegad është një avion i rrëmbyer nga terroristët, që njëlloj sin ë 11 shtator 2001 mund të shërbejë për të goditur objekte me vlera të vecanta si fjala vjen Sheshin Skënderbej (kullat binjake në SHBA) të rikonstruktuar nga Lali Eri. Në këtë moment ndërhyjnë Tornadot apo Eurofighter-at italianë dhe e neutralizojnë rrezikun terrorist. Po këta avionë në kuadrin e policimit ajroro do të ndërhynin, nëse avionët MIG 29 serbë të konfiguracionit ?ground attack? do guxonin të sulmonin Kukësin apo Krumën. Ky policimi, që përmend taze-ministrja Xhacka, është për të përballuar skenarë të ngjashmë me ato, që sapo përmendëm.
Avionët e drogës të klasit ultra të lehtë nuk janë objekt i policimit ajror. Opozita ngordhalaqe në komision e kishte fjalën pikërisht për të tillë avionë. I kujtojmë ministres se radarët, që vëzhgojnë sot hapsirën ajrore shqiptare e kanë kryer detyrën dhe kanë raportuar për këto ?miskonjat? fluturuese më së paku në 8 raste, duke filluar, që nga ai avionime pilot italinain Miscelino Galiani, që ngeci te vendi i quajtur Rana e Hedhun afër Shëngjinit në 18 tetor 2013 e deri te cifti i avionve, që fluturoi mbi Gjirin e Lalzit ndo një javë a 10 ditë më parë. Ministrja mos gënjejë miletin, port të marrë përgjegjsi për këto avionë, që kapen nga radarët, por nuk merret asnjë masë për të kontrolluar në terren, pse ata ulen diku në territoirn shqiptar dhe pas jo më shumë se një ore nga ulja ngrihen në fluturim me destinacion Italinë. Organet ligjzbatuese italiane të shqetësuar në maksimum nga të tilla ?miskonja?, që traspotojnë droga të klaseve A dhe B, armë, municione, lëndë plasëse e me raste edhe ?pasagjerë VIP? në dhjetor 2016 organizuan një goxha stërvitje me temë interceptimi i të tillëve avionë. Lexuesit e interesuar për më shumë informacion për të tillë avionë dhe rolin e Aeronautikës italiane për neutralizimin e tyre mund te lexojë artikullin në linkun: http://www.citynews.al/2016/12/avio-droga-shqiptare-telash-shtese-per-aeronautiken-ushtarake-italiane/1
Xhacka dhe oooooopozita!
Ministrja Xhackakëtë të martë ishte me fat, se përballë kishte opozitarë, që ndërsa janë papagaj pe Moglice u duket vetja si shqiponja mali, Kishte opozitarë ish burgaxhinj (inmates) të Burgut të Prizrenit, apo opozitarë = 2 000 USD për person për të shkuar mish për top në Afganistan. Kur ?geisha? Xhacka dhe ?samuraji? Edvin do të përballen me popullin e inatosur shqiptar pa pasur në mes opozitën tip pecetë higjenike të Lulzimit, atëhere?..
GJERGJ THANASI
Në vijim të emisionit “Studio e Hapur” në News 24, gazetari ...
Lajmi që aktori Brad Bufanda ka kryer vetëvrasje është tmerr...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Duket se çdo ditë po dalin trende të reja të bukurisë në rrj...
Nga Basir ÇollakuAmbasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, p...
Zyrtari i lartë amerikan Hojt Brajan Ji vlerëson se Maqedoni...
Nga Roland QafokuPolitika shqiptare ndodhet përballë një pro...
Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “360 gradë” të ...
Pas përmendjes së emrit të tij nga ambasadori i Shteteve të ...
I qenë present në emisionin “360 gradë, ku diskutohet për r...
Botuesi Fahri Balliu, ka sulmuar qeverinë dhe në mënyrë të d...
Në vazhdim të diskutimit mbi “Alternativat e Opozitës” në em...
I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24, gazetari R...
Analisti i njohur, Arjan Vasjari, i ftuar në studion e emisi...
Gazetari i njohur Blendi Fevziu, ka hedhur akuza në drejtim ...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ndodhet në n...
Të gjithë kishin marrë nga një grep në dorë sot për të kapur...
Emisioni BOOM denoncoi mbrëmjen e sotme premtimin e pambajtu...
Policia greke ka asgjesuar një grup kriminal greko-shqiptar...
Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim zv/kryeminis...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...