web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grupi “Xibraka” në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda/ Ja çfarë u vendos

6 Nëntor 2017, 11:55, Aktualitet CNA

Nëntë të dënuarit për dosjen “Xibraka” kanë kërkuar rigjykim të dënimit të tyre.

Seanca është zhvilluar paraditen e sotme në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, ku të pranishëm kanë qenë vetëm avokatët e nëntë personave të dënuar.

U shqyrtua ankimimi i Ermal Hoxhës, nipit të Enver Hoxhës dhe 8 të dënuarve të tjerë.

Pasi dëgjoi pretendimet e palës mbrojtëse Gjykata vendosi shtyrjen në 15 nëntor të dhënies së vendimit përfundimtar ndaj palëve.

Vendimi i Gjykatës erdhi pasi avokatët pranuan vendimin e gjykimit të shkurtuar. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga