Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Shqipëria po kalon një situatë të tensionuar politike, që mund të quhet një shans i madh për kryetarin e PD Lulzim Basha.
Një shans i fortë për Bashën që vjen pas një katastrofe elektorale prej përplasjeve dhe përçarjes së thellë të PD, çështja Tahiri ishte shpëtimi i Lulzim Bashës nga pusi llumi politik ku ishte zhytur. Dosja Tahiri, përgjimet dhe ngjarjet e fundit po i japin një mundësi të fortë Lulzim Bashës të bashkojë dhe ringrejë PD për ta hedhur në një sulm frontal kundër qeverisë. Në fakt kjo nuk po ndodh, Lulzim Basha po kthehet në një papagall që nuk bën asgjë tjetër, por veçse përsërit të njëjtat gjëra që shqiptarët i kanë dëgjuar me qindra herë. Edhe çështja Tahiri duket se po harrohet megjithëse plasin çdo ditë ngjarje, si ajo e fundit në Elbasan.
Por në gjithë këtë situatë përgjimesh, drogë-akuzash, skandalesh etj., Basha duhet të kishte përfituar shumë politikisht dhe të ishte shpresa e vetme për shqiptarët përballë Edi Ramës por në fakt nuk duket të jetë kështu. Edi Rama me brekë nëpër këmbë po mbahet në pushtet pas një fitoreje shembullore në 25 qershor, akuzat dhe situatat e fundit e kanë tronditur deri në rrëzim qeverinë, të cilën mesa duket e mban në pushtet vetë Lulzim Basha dhe paaftësia e tij epike në politikë.
Me një forcë politike që fiton zgjedhjet e vetme dhe me përçarjen e PD, Lulzim Basha s?do kishte kurrë një situatë të tillë më të favorshme politike, pasi PS sot duket në vështirësi më shumë se kurrë. Këtë e tregon edhe Edi Rama me sulmet dhe lëvizjet e tij që sjellin tërheqje të vëmendjes nga problematika kryesore. Luli ka vetëm një aftësi, të humbë çdo shans dhe të keqpërdoret politikisht, zogu i erdhi në dorë por ai nuk di ta mbajë.
Këtë situatë politike ai po e keqpërdor për emrin e tij për të mbajtur vulën e kreut të PD edhe pse kjo e fundit mund të rrudhët edhe më tej. Edi Rama nesër të ketë zgjedhje sërisht e mund Lulzim Bashën, jo për paratë e drogës, as për blerjen e votës, por sepse Lulzim Basha nuk bind, ai është një politikan i pabesueshëm dhe me profil shumë të ulët në opinion publik. Edhe më të ulet se Rama që me gjëmat, bëmat dhe zullumet e tij që tashmë duhet të ishte i larguar nga qeveria por e mban me këmbë mungesa e një lideri tjetër të besueshëm që shqiptarët ta ndjekin nga pas.
Pra sot kemi një kryeministër të pabesueshëm nga shqiptarët edhe pse u votua 4 muaj më parë në shumicë, sot është në kuotat minimale. Ai përballë ka një kryetar opozite, që më shumë se ringritjen e partisë të tij dhe rrëzimin e kryeministrit, kërkoi bashkimin me një forcë të majtë të korruptuar dhe akuzuar po aq sa Rama. Lulzim Basha është apatik, ka një paaftësi epike dhe prandaj Edi Rama fërkon duart, për sa kohë të ketë Lulin në krye të PD ai është njësoj si të kishte emëruar Taulant Ballën në krye të opozitës, veprim ky që si duket pasi Luli i shërben edhe më mirë.
Kryeministër që duhet të rëzohet. Po kush ta rëzojë Luli? Lulin nuk e ndjek askush nga pas, ai mendon se duhet të rrijë më çdo kusht në krye të PD sa ti vijë radha pasi njerzit do lodhen me Edi Ramën dhe do e shohin si shpresë, në fakt ka shumë gjasa që Rama të ikë dhe pasardhësi i tij ta mundë Lulin edhe më keq.
Rama duhet rrëzuar, por Luli se rrëzon dot. Ramën nuk e duan, por askush nuk beson dhe nuk do as Lulin, ndoshta jemi përballë një fakti që estabilishmenti duhet të marrë goditje. Kjo ndoshta duhet të vijë nga një lëvizje qytetare, me eksponentë të besueshëm në opinion, pasi me kastën aktuale politike midis skandaleve të Ramës dhe Lulit kryeministër, shqiptarët preferojnë të ngelen siç janë. Jo sepse duan Ramën, por sepse nuk ja kanë ngenë të provojnë Lulin, ai është thjesht manekini i Ramës në krye të PD. Përsa kohë që një lëvizje qytetare anti-estabilishment mungon Edi Rama, do të jetë Kryeministër dhe Luli do të ruajë oborrin opozitar. /CityNews
Qeveria do ta rikthejë vëmendjen tek investimet në rrugë kët...
Jo vetëm me gomone e skafe, por tashmë edhe deti po “trafiko...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me traditën e të uruarit “Mi...
Çmimet e karburanteve kanë shënuar një rritje me rreth 5 lek...
Një prej princave të arrestuar në Arabinë Saudite, në gusht ...
Shqetësimi i ngritur pak më parë nga autoritetet e Holandës,...
Historiani Kastriot Dervishi, vijon me publikimin e dokument...
Autoritetet e Arabisë Saudite kanë raportuar arrestimin e 11...
Pas plagosjes së mbrëmjes së djeshme të Hermes Beqirit në Sh...
Moti gjatë ditës së sotme pritet që të jetë i kthjellët me k...
Ata qe janë ne një lidhje do jetojnë te lumtur gjate kësaj d...
Këto janë disa prej titujve të shtypit të shkruar për ditën...
Ky lloj kanceri cilësohet shpesh si “vrasës i heshtur” për s...
Jennifer e ka zyrtarizuar lidhjen e saj me sportistin Alex R...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministrja e Kulturës,...
Modelja Stella Maxwell është rikthyer fuqishëm në treg. Këtë...
Në qershor, Jake Coates u detyrua të thoshte lamtumirë dashu...
Rrepperi nuk është një tifoz i peshkut të papërpunuar, por i...
Ka gjithmonë një arsye të mirë për të planifikuar një udhëti...
Ato duhej të bënin një udhëtim të paharrueshëm nga Honolulu ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...