Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u përballën dje dhe sot në Dropull me disa fraksione nacionaliste të ?Agimit të Artë? në Greqi, që po tentojnë të faktorizohen tek pakica greke në Shqipëri për shkak të disa kontesteve sociale në Shqipëri. Në raste të tilla nuk vlen shumë retorika, se Shqipëria e respekton pakicën greke dhe është model në rajon për minoritetet. Kjo është e vërtetë, por nuk është e mjaftueshme t?i ikësh manipulimit të pakicave.
Problemet që ka një pakicë etnike në një vend si Shqipëria, nuk janë thjesht barazia me qytetarët shqiptarë, por shmangia e incidenteve dhe shuarja e shanseve për të prodhuar problem, sidomos me një vend që është anëtar i Bashkimit Europian.
Në rastin konkret, pakica greke në Shqipëri, jo vetëm që nuk është e diskriminuar politikisht, por për shkak të profilit të saj, është dhe një pakicë e tejrespektuar në Shqipëri, pasi shumë pjestarë të pakicës greke përbëjnë ajkën e inteligjencës së shoqërisë shqiptare. Tirana është e mbushur me profesorë, inxhinerë, pse jo dhe poetë, shkrimtarë e gazetarë të shquar të pakicës greke. I vetmi vend ku nuk ka asnjë intelektual grek, asnjë profesor apo shkencëtar grek që jeton në Shqipëri, është PBDNJ, ose siç njihet, ?partia e Vangjel Dules?. Aty ka mbetur zoti Dule dhe njerëz nën mesatar, që nuk përfaqësojnë më askund pakicën greke, ndaj dhe ajo nuk përfaqësohet më politikisht.
Për të tejkaluar këtë problem, PBDNJ kërkon të faktorizohet jo përmes pakicës greke dhe intelektualëve të saj, por përmes ekstremistëve të ?Agimit të Artë?, që janë problem edhe për vetë Greqinë.
Kjo që po ndodh në Himarë është qesharake, ku disa zaptuesve të tokave të himariotëve dhe delenxhinjve që janë në gjyq dhe me familjet e tyre, u janë bashkuar ekstremistë të ?Agimit të Artë? dhe idiotë të PD si puna e Flamurit.
Në Dropull është e njëjta situatë. Në mungesë të PBDNJ-së klasike, ku më e madhe se ajo është dhe LSI e Vangjel Tavos, tani kemi një parti pa elektorat në Shqipëri dhe një frymë ekstremiste, që kërkon të mbushë boshllëkun e ngelur nga mungesa e përfaqësimit politik të tyre. Vetëm në Partinë Socialiste sot ka 7 politikanë me origjine greke, që fare mirë mund të ishin në PBDNJ, por nuk e gjejnë veten në një parti private. LSI dhe PS në Dropull kanë po ashtu të dyja më vete më shumë vota se PBDNJ. Në Sarandë dhe Vlorë po ashtu.
Kësisoj, ky boshllëk në përfaqësim po mbushet nga ?Agimi i Artë? dhe tani problem grek në Shqipëri nuk quhen më problemet e qytetarëve grekë në Shqipëri, por problemet e krerëve politikë të pakicës greke, që kanë mbetur pa elektorat dhe importojnë sherrxhinj nga Greqia.
Për ta tejkaluar këtë situatë, qeveria shqiptare jo vetëm që duhet të ruajë qetësinë, por nuk duhet të ndjehet e turpëruar, nëse respekton pakicën greke më shumë se dhe vetë shqiptarët. Nuk është asnjë mëkat që t?i bëjë ata të ndjehen më mirë me qeverinë shqiptare se sa me idiotë të ?Agimit të Artë? që vijnë të shpëtojnë Dulen, Nerënxin dhe Bollanon, e jo ata.
Diskriminimi pozitiv i pakicës greke në Shqipëri, është një nga mënyrat për t?i nxjerrë nga loja këta desantë të fashizmit grek, që vijnë këtu të shpëtojnë investimet e tyre të dështuara në përfaqësimin politik të pakicës greke në Shqipëri.
Sot pakica greke në Shqipëri është më shumë e përfaqësuar në partitë shqiptare, se sa në partinë e pakicës greke. Por kjo nuk duhet të na bëjë zevzekë dhe t?u themi boll u respektuam. Njeriu që e ka rrudhur më shumë se kushdo tjeter pakicën greke në Shqipëri, është Vangjel Dule. Po të jetë për të, ai merr vetëm 7 mijë vota dhe pjeston me dhjetë numrin e votuesve aktivë grekë në Shqipëri. Po ne nuk duhet t?i masim grekët në Shqipëri me kutin e tij dhe as t?i barazojmë me të. Është mire qe grekët në Shqipëri t?i bëjmë të ndjehen më shumë se vëllezër me ne, që ata vetë t?i kenë bezdi këta plehra, që hidhen matan gardhit për të na ndotur shtëpinë./Mero BAZE-TemA
Modelja Stella Maxwell është rikthyer fuqishëm në treg. Këtë...
Në qershor, Jake Coates u detyrua të thoshte lamtumirë dashu...
Rrepperi nuk është një tifoz i peshkut të papërpunuar, por i...
Ka gjithmonë një arsye të mirë për të planifikuar një udhëti...
Ato duhej të bënin një udhëtim të paharrueshëm nga Honolulu ...
Një nënë e cila u kthye në varëse të kokainës që në moshën 1...
Më herët këtë javë u postuan foto të Beyonces dhe Jay-Z të v...
Të enjten Kendall Jenner festoi ditëlindjen e saj të 22 me n...
Pas plagosjes së mbrëmjes së sotme Policia e Shkodrës, ka dh...
Goran Angelof, udhëheqësi i grupit të beretave të ashtuquajt...
Një i ri shqiptar i cili mbeti i plagosur gjatë një tentativ...
Për rastin e Kumanovës mund të ketë një hetim ndërkombëtar. ...
Një 20-vjeçare ka humbur kontaktet me familjen e saj prej të...
Ditëve të fundit pas vendimit të gjykatës për dënimin me 746...
Autoritetet e Arabisë Saudite, kanë arritur të kapin një rak...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka sulmuar ministrin e Jashtë...
Në vend që të ishte konfirmuese e faktit të vërtetuar edhe g...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e so...
Autoritetet italiane kanë arritur të vënë në pranga një 40-v...
Pas nxjerrjes së emrave të biznesmenëve nga Elbasani, ka rea...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...