Kryetarja e LSI kompromenton pavarësinë e Presidentit
“Ne kemi një rregull që Presidenti duhet të jetë jashtë ndik...
Drejtori për krimet në Policinë e Shtetit, Josif Shtëmbari në një dalje për mediat ka bërë të ditura arrestimet e 12 orëve të fundit.
Shtëmbari bëri të ditur se gjatë 12 orëve të fundit janë zhvilluar 4 operacione në 3 qytete të vendit.
Operacionet janë kryer në Përmet, Dibër, dhe Tiranë, ndërsa janë arrestuar 9 persona, pasi janë kapur me kanabis dhe akuzohen për vepra të tjera penale. Sipas policisë 3 nga të arrestuarit janë nga Kosova.
Njoftimi i policisë:
Në 12 orët e fundit në Tiranë, Përmet e Dibër, strukturat e Policisë së Shtetit kanë kryer 4 operacione për goditjen e trafikut të narkotikëve dhe një grupi me aktivitet të fortë kriminal në fushën e vjedhjes së automjeteve. Kështu në Tapizë, Tiranë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë kontrolli e më pas arrestimi i shtetasit Astrit Voca, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.
Nga kontrolli i ushtruar iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4.1 kg Cannabis Sativa. Droga ishte e presuar në katër pako. Vocës iu gjet edhe një kartë identiteti e falsifikuar.
Nga hetimet e kryera u identifikuan dhe arrestuan bashkëpunëtorët e tij në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Ata janë:
? Burim. B, 34 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë;
? Shukri. S, 23 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.
Këta dy shtetas kishin marrë me qera një automjet të markës Volksëagen, me targa të Kosovës dhe po ndiqnin shtetasin Astrit Voca, për t?i krijuar siguri gjatë kohës që do udhëtonte me autobus për në Kosovë.
Gjithashtu forcat policore të Tiranës arrestuan në flagrancë shtetasin Erald Beta, 30 vjeç. Nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua 2.8 gramë lëndë e dyshuar Kokainë. Në banesë iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë, Zaztava.
Në Përmet, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Veis Pipa, në fshatin Panarit, u gjet një qese me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa. Në afërsi të banesës, në vendin e quajtur ?Përroi i Gropëzit? u gjetën të hedhura në një ambient të hapur 4 thasë plastmasi, me ngjyrë të zezë brenda të cilëve kishte cannabis.
Pesha totale e lëndës rezultoi 30 kg.
Specialistët e Hetimit të Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin Veis Pipa, 33 vjeç.
HAJDUTET E MAKINAVE
Në Tiranë dhe në Dibër, gjatë operacionit të koduar ?Kamionçina?, u godit një grup me veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së automjeteve. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, si rezultat i një pune policore disa mujore zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore veprimtarinë e grupit kriminal që vidhnin automjete dhe më pas i çmontonin për pjesë këmbimi.
Mjetet vidheshin në Tiranë dhe më pas dërgonin në një servis në fshatin Blliçe Peshkopi. Në bashkëpunim me Policinë e Dibrës u arrestuan 4 persona dhe u shpall në kërkim 1 tjetër.
Ata janë:
? Ferit Dauti, 44 vjeç, banues në Blliçe Dibër (i dënuar më parë);
? Mehmet Dauti, 20 vjeç, banues në Blliçe Dibër;
? Ervis Dauti 19 vjeç, banues në Blliçe Dibër;
? Hasan Elezaj, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë );
si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. Gj., 48 vjeç, banues në Tiranë
Në servisin e shtetasit Ferit Dauti, në fshatin Blliçe të Peshkopisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mjete dhe pjesë të disa makinave të tjera. Në sajë të punës hetimore të mirëorganizuar u dokumentua me prova ligjore se këta shtetas janë autor, të:
? Ngjarjes të ndodhur në 3 mars 2017, ku gjatë natës në rrugën ?Sitki Çiço? kanë vjedhur mjetin tip ?Benz?;
? Ngjarjes të ndodhur në 13 gusht 2017, ku në rrugën ?Arkitekt Sinani?, është vjedhur mjetin tip ?Benz?;
? Ngjarjes të ndodhur 7 shtator 2017, ku në rrugën ?Selman Riza?, është vjedhur mjeti furgon tip ?Benz?;
? Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2016, ku në rrugën ?Myslym Keta?, kanë vjedhur mjetin furgon tip ?Benz?;
? Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2017, ku kanë vjedhur automjetin tip kamionçinë ?Mercedes Benz?.
Policia e Shtetit vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
“Ne kemi një rregull që Presidenti duhet të jetë jashtë ndik...
Sa i pavarur mund të jetë Presidenti Republikës ndërkohë që ...
Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë t...
Deputetët e opozitës sërish kanë bojkotuar mbledhjen e Komis...
Lajm është në qoftë se PD dhe LSI do të prishnin mardhëniet,...
IKMT ka vijuar aksionin për prishjen e ndërtesave në Himarë,...
Emisioni investigativ “Le IENE” në Canale 5 i ka kushtuar n...
Sikurse kanë bërë të ditur burime mediatike nëntori është mu...
Emisioni investigativ “L IENE” në Canale 5 i ka kushtuar n...
Ditën e hënë, ndërsa u inagurua godina ku do të qëndrojë Kom...
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shprehur trishtim për s...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ...
Nga Zef ZEFIProkurorinë e Shqipërisë e vuri në lëvizje arres...
Një emigrant nga Uzbekistani është autori i dyshuar i sulmit...
Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjes dhe ditë të mbarë...
Kryetarja e re e degës së partisë Socialiste në Tiranë, Bler...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar “verifikim e...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
DASHI21. mars – 20. prill Dite mjaft euforike kjo e sotmja ...
Ish deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, ka thë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...