Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Zef ZEFI
Prokurorinë e Shqipërisë e vuri në lëvizje arrestimi, zbardhja, përkthimi dhe mediatizimi i disa përgjimeve të bëra nga organet e drejtësisë të një shteti tjetër, nga rezultonte se shtetas shqiptar u arrestuan në kushtet e flagrancës tek po konsumonin krimin e trafikimit të lendeve narkotike në bashkëpunim me krimin vendas.
Nuk do mend as kuvend që Institucioni i Akuzës, avokati i Shtetit Shqiptar, në rastin tonë Prokuroria e Posaçme do të ndermernin veprime, mbasi materialet ?interpelonin? emra, mjete, levizje dhe gjeografi krimi, që implikonin jo vetëm shtetas po dhe institucione tonat.
Mbas kësaj lëvizjeje, përtej zhurmërisë mediatike e politike që shkaktoi, dolën në pah disa dukuri të cilat vertetuan;
Se veprimtaria e grupit kriminal që ndiqej prej rreth tre vitesh nga antimafia italiane, zhvillohej kryesisht në Shqipëri i patrazuar nga institucionet e shtetit tonë.
Se të gjitha akuzat mediatike e politike të opozitës dhe të institucioneve politike nderkombëtare për kanabizimin e Shqipërisë, gjatë mandatit të parë dhe të dytë të qeverise socialiste, kanë një bazë reale, e jo thjesht politike.
Prokuroria e Shtetit shqiptar mund të kishte filluar çeshtje dhe hetime, mbështetur edhe në burimet e hapura, gjë që deri më tani nuk ka ndodhur, perjashtuar Balilët qe kanë ikur në drejtim te paditur.
Se Qeveria shqiptare, politikanë, oligarkë kryesisht të shumicës politike të vendit, në bashkëpunim me 90% të mediave, kanë heshtur për një krim të permasave të rrezikishme për të ardhmen e vendit.
Dhe e fundit, prej mëse tre vitesh, Prokuroria e Shtetit shqiptar ose ka fjetur, ose ka heshtur. Të dyja mundësitë implikojnë dhe vetë institucionin e akuzës, minimalisht për mosveprim.
Prokuroria e Krimeve të Renda me kërkesën për heqjen e imuniteit të një deputeti ish ministri i Brendshëm qoftë dhe të interpeluar nga përgjimet apo lidhjeve farefisnore, po të fokusohej vetëm në ligj, do të prodhonte ose drejtësi, ose minimalisht asgjë, por jo politikë.
Ministri apo ish ministri në rastin tonë mund të thirrej thjesht me cilësinë e deshmitarit, gjë që nuk kërkon ?leje? parlamentare, mbasi sipas Ligjit nr 198 (2014) ?Për Policinë e Shtetit, neni 7 dhe 8, per arsye ligjore e funksionale nuk do të furnizonte detaje te cilat i interesonin çeshtjes, përjashtuar shpjegimet që mund të jepte lidhur me permendjen e emrit në përgjime.
Së dyti. Është Drejtori i Policisë së Shtetit sipas nenit 9 të ligjit të sipërpermendur
autoriteti më i lartë teknik e operacional që përballet me krimin në Shqiperi.
Institucioni disponon të plotë ose të pjesshem gjithë konfigurimin, skemat e dinamikat historike e periodike të krimit në vend.
Siguron e disponon informacion nga burime të hapura, rrugë operative, dhe nga institucione të tjera kombëtare e nderkombëtare sipas ligjit.
Organizon e koordinon veprimet operative, strategjike parandaluese e goditëse ne përputhje me ligjin.
A ka imunitet Drejtori i Policisë së Shtetit?
Prokurorisë së Shtetit shqiptar, do ti mjaftonte vetëm ?zoom-mi? i veprimtarisë së Habilajve, nga pëgjimet, informacioneve dokumentare që disponon, Drejtoria Policisë së Shtetit, informacioneve nga institucionet e tjera të sigurisë kombëtare, dhe do të mbërrinin, pa politikë tek koka ose e ishDrejtorit, deri para VKM dt. 16/04/2015, të Drejtorit që zë vendin e të parit mbas kësaj date, ose tek ishMinistri, ndërkohë që koha do të punonte paralelisht, edhe nga hetimet e kriminelëve tashmë të arrestuar në Itali.
Drejtori aktual vjen në krye te policise se Shtetit, mbas një karriere të gjatë te pakten brenda territorit, por dhe sinjifikative brenda organigramës qendrore të policisë së shtetit.
Specialist në Sektorin për Hetimin e krimeve kundër pronës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit për periudhën Tetor-Nëntor 2012.
Specialist në Sektorin Kundër Trafikut të Paligjshëm në Drejtorinë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë Shtetit për periudhën Nëntor der në Prill 2013.
Specialist në Sektorin Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Kundër Krimeve të Rënda, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Shtetit, për periudhën Prill 2013 ? Tetor 2013
Deri në shtator 2014 per një vit, Drejtor në Drejtorinë e Policisë Qarkut Gjirokastër që perkon me ?Lazaratin?
Për tu emëruar më pas në detyrën e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda dhe nje vit më vonë me VKM të dt 16/04/2015 Drejtor i Policise së Shtetit.
Siç shihet Drejtori aktual i Policisë Shtetit, përpara çdo ministri apo ish ministri,është jo vetëm autoriteti më i informuar, për çeshtjen në fjalë per arsye funksioni, por dhe personi më i informuar, per arsye se e gjithë karriera e tij, gjatë pesë viteve të kanabizimit të vendit, është e lidhur drejtpërdrejt me këtë figurë krimi, si në territor, ashtu dhe në struktura të larta të antikrimit.
Nëse Institucioni i Akuzës nëpëmjet Gjykatës, do të kishte në dorë gjithë dokumentacionin që administron Drejtoria e Policisë së Shtetit, lidhur me këtë çeshtje, sot do të kishim një çeshtje pjesërisht të zbardhur, një fajtor a grup fajtorësh, dhe fajtorët e tjerë duke pritur në radhë për të marrë drejtësi, nga njëra anë e nga ana tjetër, një politikë që merret vetëm me punën e saj.
Kjo do të ndodhte pa bujë. nëse Drejtësia e Shtetit tonë do të ishte e prirur jo të prodhonte politike, por të prodhonte Drejtësi../ CityNews
Një emigrant nga Uzbekistani është autori i dyshuar i sulmit...
Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjes dhe ditë të mbarë...
Kryetarja e re e degës së partisë Socialiste në Tiranë, Bler...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar “verifikim e...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
DASHI21. mars – 20. prill Dite mjaft euforike kjo e sotmja ...
Ish deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, ka thë...
Një e re, e cila vuan dënimin në burg e grave në Tiranë për ...
Astrologjia mund t’ju zbulojë çdo gjë për partnerët, karakte...
Është aktore e suksesshme dhe nënë e 3 fëmijëve, por sëfundm...
U bë kohë që Princ Harry ka zyrtarizuar lidhjen e tij me Meg...
Supermodelja Ashley Graham nuk mori një ditë pushimi për dit...
Si shumë prej nesh dhe personat publikë, kanë shpirtin e Hal...
Kjo është ajo që ne quajmë një Ferrari e fuqishme, dhe është...
Është një ëndërr e shkencëtarëve që të zbulojnë kurën e të j...
Një grua dhe djali i saj, papritur po luftojnë në të njëjtën...
Vetëm një ditë pasi drekoi me ishin Justin Bieber, dhe pas d...
Kjo është Tina Knowless Lawson, mama dhe gjyshe, si dhe një ...
Vajza që familja Kardashian i ka besuar veshjet, flokët dhe ...
Tashmë është bërë rutinë për policinë angleze të arrestojë s...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...