Belind Këlliçi: Shtatorja e Azem Hajdarit bashkoi liderët, por jo klanet e PD
I ftuar në studion e lajmeve në “Report Tv”, kreu i grupit R...
Largimi i Saimir Tahirit nga funksionet drejtuese në PS, ka hapur një shteg të ri konkurrence dhe beteje të brendshme për të zënë pozicionet që ish-ministri i zotëronte në parti.
Tani padyshim që njeriu kryesor dhe refereues në PS-në e kryeqytetet mbetet kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj, i cili ka konsoliduar edhe më shumë pozitat brenda formacionit politik.
Deri sot është vërejtur një përplasje lobingjesh brenda socialistëve të Tiranës, ku një herë avanconin njerëzit e Veliajt e një herë ato të Saimir Tahirit.
Kongresi i shkuar dhe zgjedhja e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare shënoi një duel të ashpër ndërmjet dy palëve kontentente.
Ndërsa deri në zgjedhjet vendore të vitit 2015, punësimet dhe marrëdhëniet me militantët e Tiranës i mbante ekskluzivisht Saimir Tahiri, pas zgjedhjes së Erion Veliajt gjërat ndryshuan, duke sjellë një dyzimi të armatës së përkrahësve socialist.
Veliaj me rritjen e fuqisë së tij potenciale dhe reputacionit public, shtoi gjithnjë e më shumë influencën brenda PS-së së Tiranës, çka çoi që në zgjedhjet e fundit Erion Veliaj të ishte realisht lideri politik i qarkut të Tiranës.
Edi Rama, jo pa qëllim në kryeqytet nuk caktoi një lider liste, ndryshe nga qarqet e tjera.
Kreu i qeverisë gjeti një zgjidhje paksa ?të çuditshme?, ku renditja në listë nuk ishte sipas prioritetit për tu zgjedhur deputet, por sipas zonave që ata mbulonin.
Kështu e para u vendos Elona Gjebrea që mbulonte njësinë bashkiake nr 1 ndërsa Saimir Tahiri që ishte kryetar partie u vendos i 9-ti meqë mbulonte Kombinatin.
Por realisht brenda strukturave të larta dihej se kreu real i fushatës në Tiranë ishte Erion Veliaj, e kjo nuk u tha njësive politike të PS-së që drejtonin fushatën në bazë.
Shumë pak vetë e dinin skemën se Saimir Tahiri nuk ishte drejtuesi politik i Tiranës, pasi publikisht ish-ministri fliste si lider grupi, e kjo situatë krijoi komplikacione, pasi mjaft prej militantëve të kryeqytetit morën premtime e lidhën marrëveshje të pashkruara për punësime dhe sistemime. Pra me një fjalë u krijua një zinxhir i gjatë lobimi që me këputjen e tij nga Edi Rama ka krijuar një amulli, një paqartësi.
Por padyshim edhe një boshllëk, jo i vogël, që nëse lihet pa vënë dorë mund të shndërrohet në një territor ?pjellor? për një ?luftë për territore?.
Por nga kush? Shumë mbështesin tezën se Erion Veliaj tashmë është një ?cezar?, por kjo nuk përjashton mundësinë e influencave të Saimir Tahirit, i cili edhe pse i larguar nuk se i janë këputur të gjitha fijet.
Nga nga do t?I luajë këto fije ish-ministri?
Apo do t\i duhet Edi Ramës të jetë vetë në ?Konferencën e Tiranës?? Pikërisht këto janë zhvillimet e pritshme, të cilat do të ndodhin së shpejti brenda e mazhorancës, momentin e parë që të nisë ndarja e posteve të mëdhenj në administratë?.
Veliaj, sa ka mbështetës që natyrisht janë shtuar më shumë edhe në këtë situatë, ka edhe njerëz që janë jashtë ?livadhit të tij politik?.
Por nga lista aktuale e Tiranës, nuk duket se ka një mundësi rivaliteti, apo ndonjë ambicje prej ndonjë politikani që duket është përzgjedhur me kujdes nga Edi Rama.
Sa e qetë, pikërisht kjo gjendje pa rivalë mund të prodhojë një lëvizje ?jashtë sistemit? që ndodh menjëherë kur ka pakënaqësi prej ndarjes së pushtetit. Koha më opurtune e kësaj prove natyrisht do të jenë zgjedhjet vendore të 2019-s, kur dhe njerëzit do të kërkojnë lidhjen e ?kontratave të reja??
Loja mund të përhapet me ardhjen në këtë ambjent të lojtarëve të vjetër që e njohin mirë Tiranën. Një prej tyre është padyshim Musa Ulqini, i cili ka qenë drejtues politik i Tiranës për më shumë se 15 vjet dhe ka lidhjet e tij.
Ai njihet si njeri politikisht punëtor dhe që krijon marrëdhënie të mira me militantët e bazës.
Aq më shumë që ardhja e tij nuk do të influencojë tek mbështetësit e Tahirit dhe Veliajt, pasi Musa Ulqini është asnjanës në këtë betejë.
Nga ana tjetër Taulant Ballës, i leverdis ta ?pastrojë fushën? nga figurat e rëndësishme e të vjetra në qarkun e Elbasanit, sidomos pas largimit të Blushit e Pezës, Balla ka dorë të lirë të lëvizë gjithçka e të kthehet në ?beun? real politik të zemrës së Shqipërisë.
I ftuar në studion e lajmeve në “Report Tv”, kreu i grupit R...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Misioni i Forcës Detare shqiptare në operacionin e NATO-S në...
Një i ri shkodran nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale k...
Edvin Kulluri, Antar i Keshillit Kombëtar të Partisë Demokra...
Pas vendimit të marrë ditën e djeshme nga qeveria spanjolle ...
Gazetari i kronikës Artan Hoxha, tregoi me detaje një tentat...
Deputetja e PS, Elisa Spiropali, ka dhënë një lajm të mirë p...
Një përfaqësi e Partisë Demokratike e kryesuar nga deputetët...
Në një prononcim ekskluziv për CityNews.al, anëtari i kryesi...
Nisur nga ngjarjet e fundit politike në Shqipëri, ku çështj...
Në një prononcim ekskluziv për CityNews.al, anëtari i kryesi...
Anëtari i kryesisë së PD dhe një nga zërat që ka kundërshtua...
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mori pjesë në Konferencën...
Policia shkencore holandeze konfirmoi që vdekja e 34 vjecari...
Policia spanjolle e konsideronte një 24 vjeçar shqiptar si “...
Po ne i paskemi pasur të dënuar vetë më parë gjysmën e drejt...
Policia kufitare ka goditur një tjetër rast të trafikut ndër...
Drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit Josif Shtëmbari ka...
Në një dalje për mediat Drejtori për Krimet në Policinë e Sh...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...