web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Krim i dyfishtë/ Ekzekutohen burrë dhe grua

25 Tetor 2017, 06:11, Aktualitet CNA

Një krim i dyfishtë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjirokastër. Fqinji ka ekzekutuar me armë zjarri burrë dhe grua, të identifikuar si Leko dhe Afërdita Kosta .

Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në orët e para të ditës së sotme në lagjen ?Palorto? të qytetit të Gjirokastrës.

Policia bën të ditur se autori i krimit është shtetasi Apostol Kosta, i cili pas ngjarjes ka tentuar të vetëvritet dhe është në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti për kopështin.

Policia e këtij qyteti ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur më shumë detaje./ CityNews





Lajmet e fundit nga