Reshje në formën e shtrëngatave/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
?Fiks Fare? denoncoi mbrëmjen e së martës një tjetër skandal në radhët e gjyqësorit, kësaj herë në një çështje civile.
Një trupë gjyqësore e Gjykatës së Apelit në Shkodër ka pyetur në ambientet e shkollës një 6-vjeçar, megjithëse në Kodin e Familjes thuhet se fëmijët pyeten nëse janë mbi 10 vjeç.
Në redaksinë e emisionit ?Fiks Fare? telefonoi zonja Ermira Ara, duke dhënë një intervistë me ?Skype?. Prej disa vitesh, Ermira ka shkuar në Belgjikë, ku ka fituar azil politik me argumentin se dhunohet në Shqipëri. Ajo pretendon se ka qenë e martuar me zotin Bledar Ara, nga Shkodra, me të cilin ka një fëmijë, aktualisht 6-vjeçar.
?Pasi lindja djalin, më kufizuan lëvizjet te nëna. Erdhi dita që do të izolohesha. Më mbanin të mbyllur. Duhet t?i bindesha burrit dhe vjehrrës. I kërkova burrit për çfarë duhet vjehrra të më kërkojë bukën e gojës, ai më thoshte mbyll gojën, ti rri ha bukë. Kam qarë dhe më tha ik mbytu në Belgjikë. Që 3 vite kam marrë rrugën, si t?ja kthej shpinën pa fëmijën tim?, thotë Ermira me lot në sy.
Ajo shton se ka tre vite pa e parë djalin. Më tej, shton se është e detyruar të mos lëvizë nga Belgjika, pasi ka një urdhër mbrojtjeje. Në Shqipëri përfaqësohet nga një avokate dhe aktualisht ka paditur bashkëshortin që t?i kthejnë fëmijën. ?Janë zhvilluar 9 seanca në Apel. S?e kuptoj as vetë, prandaj jam këtu te ?Fiks Fare?, ta bëj publike. Unë jam larguar nga dhuna. Fëmija është i përbashkët, i bëj thirrje, të lutem thirri mendjes dhe ta shijoj djalin, t?i jap të drejtën ta shkolloj në një vend europian. Unë fle me fotografinë e tij?, përfundon Ermira.
?Fiks Fare? kontaktoi me avokaten e Ermirës, zonjën Margarita Kola. Ajo thotë se janë zhvilluar dy gjyqe kujdestarie, i pari ia ka lënë babait, i dyti nënës. Ndërkohë, gjyqi i dytë ndodhet në Apelin e Shkodrës. ?Ka referenca nga puna se çfarë Ermira ka bërë në Belgjikë dhe një dosje nga Gjykata Belge, ku provohet stresi, pasi në bazën e dhunës këtu ka marrë azilin atje?, thotë avokatja. Sipas avokates, në Apel u caktuan tre psikologe, të cilat bënë edhe raportin e vlerësimit.
?Të tria psikologet, në mënyrë unanime, vendosën që fëmija t?i kalojë Ermirës. Në këtë moment, pala kundërshtare bëri kërkesë që gjykata t?i bëjë intervistë në shkollë?, vijon avokatja, e cila thotë se kjo është shkelje, pasi për fëmijët nën 12 vjeç gjykata thërret psikologë në bazë të një raporti të vlërësimit. Avokatja shton se çfarë mund ta pyesë gjykata fëmijën, por vetëm mund ta traumatizojë.
?Fiks Fare? tentoi të bisedonte me një nga gjyqtarët e Apelit të Shkodrës, në momentin që dolën nga seanca e pyetjeve të 6-vjeçarit në ambientet e shkollës. Gjyqtari Aleks Marku nuk pranoi të japë asnjë shpjegim. Gazetarët e Fiksit u drejtuan te shkolla 9-vjeçare ?Branko Kadia?, në Shkodër. Tentuan të bisedonin me drejtoreshën, e cila tha se zbaton vendimet e DAR Shkodër, në lidhje me caktimin e një psikologeje për pyetjen e të miturit.
Më pas, Fiksi iu drejtua DAR Shkodër, ku ?ndoqi? juristin, i cili ?ia futi vrapi? dhe nuk pranoi të intervistohej. Sekretarja e DAR Shkodër u kërkoi gazetarëve që të bënin një kërkesë me shkrim. Ndërkohë, drejtori i DAR Shkodër, Kadri Imeri, tha se nga Gjykata e Apelit Shkodër nuk ka ardhur asnjë autorizim në DAR, por ka shkuar direkt në shkollën 9-vjeçare ?Branko Kadia?.
Regjistrimi audio i seancës së pyetjes në shkollë të 6-vjeçarit
Mësuesja ? Tregoju si e ke emrin se din këto.
Fëmija ? Renis.
Gjyqtarja ? Renis ku e ke shtëpinë zemër?
Fëmija ? Atje.
Gjyqtarja ? Renis si e ka emrin babi?
Fëmija ? Bledi.
Gjyqtarja ? Po mami?
Fëmija ? Duhana.
Gjyqtarja ? Duhana, a e don shumë ti mamin?
Fëmija ? Po.
Gjyqtarja ? Kush t?a ka vu emrin ty, a i ke pyet ndonjëherë?
Fëmija ? Babi ma ka njit.
Gjyqtarja ? Kush të do më fort ty, babi apo mami?
Fëmija ? Babi.
Gjyqtarja ? A të pëlqen me shku me shëtit, me shku nëpër botë?
Fëmija ? Po një fije.
Gjyqtarja ? Po teze, a ke ti Renis?
Fëmija ? Jo.
Gjyqtarja ? Si the e ka emrin babi?
Fëmija ? Bledi.
Gjyqtarja ? Po unë e njoh babin tat. Po ai më ka përmend mua një teze Ermira (nën e fëmijës). A e njeh ti? A e njeh Ermirën, se ndoshta gaboj unë që i them teze?
Fëmija ? Se di.
Gjyqtarja ? Se di, ça se njeh hiç, hiç, hiç. Se njeh asnjë Ermira?
Fëmija ? Kush është Ermira?
Gjyqtarja ? Jo thashë mos e njeh ti, se babi ma ka përmend një herë.
Fëmija ? Se di.
Mësuesja ? Me qenë edhe unë në prezencën e dikujt që se njeh?
Gjyqtari ? Jo, jo normale.
Mësuesja ? Do të kisha një problem.
Gjyqtari ? Jo, ky as s?u skuq, as s?u zverdh. Është shumë simpatik, kam frikë se do bëhet ndonjë gjë me televizion.
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Nard Ndoka, ka sh...
A do arrestohet ky klyshi i Soros, Bled Çuçi që ka shkel lig...
Pothuajse 30 vjet më parë, një mijë fëmijë në ditë paralizoh...
Një 21-vjeçar me inicialet D.I, është denoncuar nga një e mi...
Për gjithësa është publikuar deri më sot, lidhur me dosjen q...
Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa komentoi situatën aktua...
Kjo nuk mund të jetë hera e parë që ne kemi parë dikë që e k...
Gazetari Denis Dyrnjaja i ftuar në “360 Gradë” në Ora News t...
Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë mb...
Ndonëse kryeministri Edi Rama dhe maxhoranca deklarojnë se P...
E ftuar në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka ...
Ne të gjithë kemi nevojë për një hero, dhe macet, sidomos ma...
Gazetarja Alba Kepi në një lidhje nga Roma për “360 Gradë” n...
Ish-kryeministri Sali Berisha prej kohësh ka akuzuar për tra...
Gazetarja Klodiana Lala, sonte, ka deklaruar se policia ital...
Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i grupit parlamen...
“Unë mendoj se ne jemi të gjithë pak të hipnotizuar nga vdek...
Taylor Swift sapo hodhi në rrjetin social Instagram një vide...
Ish-kryeministri Sli Berisha, ka shprehur haptazi qëndrimin ...
Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në “360 Gradë” në Ora News...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...