web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dëshmia e dytë që inkriminon ish-Ministrin/ Ja denoncimi i ish-oficerit të Policisë

25 Tetor 2017, 16:10, Aktualitet CNA

Pas Dritan Zaganit, një tjetër ish- oficer policie ka dëshmuar për lidhjen e ish -ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me Habilajt. Dëshmuesi  ish- oficer i Policisë së Antidrogës në Fier, quhet Antonio Nazëraj. I intervistuar nga gazetari Basir Çollaku, Nazeraj ka treguar përplasjen me Habilajt dhe gjithë çfarë ndodhi më pas, si provë e pozitës së privilegjuar të trafikantëve të drogës në Fier dhe Vlorë.

Në intervistën e publikuar nga ?Gazeta Shqiptare?, Antonio Nazeraj rrefen se si dy vëllezërit trafikantë u përplasën me Policinë dhe ?me urdhër nga sipër? u lanë të lirë e të pandëshkuar, Madje, akoma më tej, ata e ndoqën dhe e kërcënuan atë për ta eliminuar fizikisht.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2014, kur Nazeraj dhe efektivë të tjerë të Policisë së Antidrogës, gjatë patrullimit ndaluan  automjetin ?Audi?, me targa ?AA 003 B?, pronë ende e ish ministrit Tahiri, në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Kërkesën e tyre për kontroll Habilajt e kundërshtuan, madje duke ikur në mënyrë demostrative nga postblloku, për t?u ndaluar nga një postbllok i dytë policie.

?Në momentin që e kemi ndaluar, nga sa kujtoj, kanë qenë dy vëllezërit Habilaj, dhe ka pasur debat me ta, sepse nuk kanë dashur të kontrollohen nga ana jonë, të bënin kontrollin e makinës, të identitetit të tyre, nuk pranonin dhe patëm konflikt… Me sa kujtoj ishin të shoqëruar me dy femra. Në këtë moment duke debatuar kujtoj se na kanë kërcënuar, na kanë sharë dhe ofenduar dhe në ato momente, duke debatuar janë larguar nga pika e kontrollit, janë larguar me force?, ka treguar Nazeraj.

Nga postblloku i dytë ata nuk kanë mundur të ikin por janë shoqëruar në komisariatin e Policisë ku kanë qëndruar për rreth 10-15 minuta dhe me urdhër të Drejtorit të Policisë të asaj kohe, janë lënë të lirë.

?Unë dhe grupi mbërritëm pak më vonë në Komisariat dhe në atë moment atyre u është dhënë urdhër që të dilnin nga Komisariati dhe të liheshin të lirë. Kur unë dhe kolegët e grupit tim kemi mbërritur në Komisariat, ky automjet dhe personat që ishin në të ishin në momentin e daljes nga Drejtoria e Policisë, duke ofenduar dhe kërcënuar punonjësit e policisë?, ka dëshmuar Nazeraj duke u bërë kështu i dytë dëshmitar, oficer policie, që përforcon lidhjet e Habilajve me strukturat e larta të Policsë së Shtetit.





Lajmet e fundit nga