Gazetari - Ramës: Dikur të rrahën si qen rrugësh, sot...
Sulmit të Ramës ndaj gazetarëve i është përgjigjur edhe gaze...
Dangëllia dhe kryeqendra e saj, Frashëri, kanë nderuar gjithmonë patriotët , trimat dhe mëndjet e ndritura që kanë patur dhe kanë dhënë kontribute të vyera në periudhat më të vështira që ka kaluar vendi në shekuj. Frashëri është toka , nga ku kanë ?mbirë? filizat e njomë të patriotizmës shqiptare, nga ku kanë dalë burra të mençur, njerëz të dijes, penës, por edhe pushkës. Frashëri njihet jo vetëm si vendi ku kanë lindur dhe janë rritur tre kollozët e shqiptarizmës, Abdyli, Samiu, dhe Naimi, ndër pionierët e Rilindjes tonë Kombëtare, por edhe vendi që ka nxjerrë trima, patriotë e luftëtarë në çdo periudhë të vështirë që ka kaluar vendi nën robëri.
Një ndër ata do të ishte dhe do të mbetet i tillë edhe Seit Frashëri (Skënderi) banues autokton i një mëhallë me tre frashëllinjtë e mëdhenj, i cili ishte kurrë robërimit turk, duke mos u tërhequr nga rrebeshet e kohës, vështirësitë e jetës nga kushdo që ka qeverisur dhe që ka ardhur si zaptues në Shqipëri. Seiti Frashëri, apo siç e kishin zakon ta quanin Seit Beu, ishte frashërlliu me zemër të madhe, me shpirt të gjerë, ishte burri, dhe trimi me një influencë të madhe në krejt zonën e Dangëllisë e viset e tjera të jugut. Duke pasur një pjekuri të parakohshme Seiti qysh në moshën e re, do të ishte mik shtëpie tek dera e Frashërllinjve të Rilindjes Kombëtare, dhe do të merrte pjesë aktive me armë në dorë qysh në moshë të njomë, në çetën e patriotit Çerçiz Topulli, ku bashkë me kushuririn e tij Hajredin Tremishti,do të luftonin gjatë, ndaj hordhive turke, greke e deri atyre malazeze. Duke qenë njeri me influencë në zonën e Dangëllisë, shumë shpejt do të bëhej ndër burrat dhe miqtë e derës së madhe të Frashërit, si Mid?hat bej Frashëri, e Medi bej Frashërit.
Duke folur me fëmijët e tij, Yllin dhe Aferditën,(të mbetur akoma gjallë) mëson se ?Seiti ishte i njohur me shtresat më të larta të qeverisjes qysh nga koha e Turqisë, por edhe pas ardhjes së qeverise së Mbretit Zog në Shqipëri. Ai njihej me rrethet më të larta të bejlerëve të Shqipërisë Jugut, dhe ishte zëri i parë në Frashër pas tyre?. Seit Frashëri, ka marrë pjesë në kongresin e Lushnjës në ruajtjen dhe sigurinë e delegatëve, dhe ishte kryetar i parë i komunës në Frashër qysh në moshën 21 vjeçare. Ylli tregon se ?nga ato çfarë mbaj mend nga rrëfimet e babait tim, di që pasi ishte vendosur për vrasjen e Esat Pashë Toptanit, janë mbledhur dhjetra trima nga zona të ndryshme të vendit, por shorti i ra Avni Rustemit, i cili ishte mik me Seit Frashërin, po atë vit, ai ka kryer një atentat dhe ka vrarë në Korçë një prift grek, që ishte ?helmi i zi? për gjuhën shqipe dhe Shqipërinë, dhe prej andej ka ikur në malet e Kolonjës, u fsheh për disa ditë në Konicë të Greqisë, dhe pastaj u bashkua me çetën e Çerçizit?. Kur xhonturqit bënë ?Hyrrjetin? Seit Frashëri ka hyrë i pari me flamurin kombëtar në duar në Korçë hipur mbi kalin e bardhë , i pasuar nga qindra banorë të atij qyteti që i pritën komitët sikur të ishin heronj. Por çeta e Çercizit ishte dhe mbeti me armë në dorë, ndërsa Seit Frashëri vazhdonte marshimin e tij drejt Kolonjës, Përmetit dhe Gjirokastrës, ku ju bë një pritje madhështore.
Mbas ?faljes nga xhonturqit? Seit Frashëri kthehet përkohosisht në fshatin e tij, por shumë shpejt ai do të merrte pushkën në krah, kur Greqia pushtoi dhe dogji me dhjetra fshatra në Shqipërinë e Jugut. Ai bashkë me 300 patriotë të krahinës së Dangëllisë, luftuan në male kundra andartëve grekë, dhe si kundërpërgjigje, ushtria greke e dogji tre herë Frashërin, i cili asokohe kishte mbi 500 shtëpi dhe mbi 30 dyqane. Dhjetra familje nga Frashëri dhe qindra nga Përmeti, pas reprezaljeve greke, ikën dhe u strehuan në Berat dhe fshatrat e tij apo dhe Skrapar. Teqeja e Frashërit ka luajtur një rol të madh për rritjen e frymës patriotike në Dangëlli dhe më gjerë, në Skrapar dhe Kolonjë, ku gjithmonë ishte edhe prania e Seit Bej Frashërit. Në kohën e qeverisjes nga Mbreti Zog, Seit Beu u emërua kryetar komune në Frashër dhe sekretar komune kushëriri tij Kadri Skënderi. Ata kryen shumë punë publike në zonën e tyre, duke nisur me rrugën automobilistike si dhe investime të tjera të rëndësishme. Ndasitë politike ishin edhe asokohe të dukshme, pasi vëllai i tij Sherif Skënderi , ishte ?fanolist? madje ka qenë edhe në kryengritjen e 1924. Ai ka qenë pjesë edhe e Kongresit të Lushnjës. Gjatë gjithë periudhës komuniste familja e Seit Frashërit, u godit ashpër, u nxorrën nga shtëpia, duke u strehuar në haurë, u burgos djali i madh Hajredini truproja e Mit?had Frashërit, dhe kanë qenë të survejuar nga agjentë të Sigurimit të Shtetit, ku nuk munduan edhe internimet. Familjes së Seit Frashërit, ju hoqën nga regjimi komunist ?triska e frontit? dhe shiheshin me syrin e njerëzve që donin ?përmbysjen e pushtetit popullor?, duke harruar kontributin e tij maleve me armë në dorë qysh nga koha e Turqisë. Familja e tyre do të rehabilitohej vetëm në vitin 1967.
Të flasësh dhe të shkruash për familjen e madhe të Seit Bej Frashërit duhen ndoshta netë dimri, për të promovuar vlerat dhe kontributin e tij si patriot dhe luftëtar në ndihmë të çështjes së madhe të Atdheut. Ai do të ishte personazhi i disa emisioneve të Radio -Tiranës në vitin 1970 (një vit para se të largohej nga kjo jetë) lidhur me kujtimet e çetave luftëtare të fillimshekullit të XX, kurse foton e tij historianët e kohës do ta vendosnin në Muzeun Kombëtar, në krah Heroit Çerçiz Topulli, e mjaft atdhetarëve të mëdhenj, duke qenë dëshmi e gjallë e historisë së Shqipërisë në shekullin e kaluar. Shoqata ?Djemtë e Frashërit?, qysh në vitin 2015 i kishin propozuar ish-Presidentit të Republikës zotit Nishani dekorimin e Seit Bej Frashërit, njeriut që për gjysëm shekulli u la në hije, por që Dangëllia nuk e ka harruar kurrë birin e saj, luftëtarin trim të çetës së Çerçiz e Bajo Topullit, ?ballistin? që gjatë pushtimit nazist, shpëtoi Frashërin tre herë nga zjarri gjerman, duke sakrifikuar ti digjen edhe pronat e sarajet e tij.
Sulmit të Ramës ndaj gazetarëve i është përgjigjur edhe gaze...
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Polici...
Pas sulmit me fjalë fyese të kryeministrit Rama ndaj gazetar...
Gazetari i ABC News, Indrit Marku, ka reaguar pas sulmit të ...
Pas përfundimit të seancës parlamentare të mbajtur sot, ku u...
Pas përfundimi të seancës plenare, gjatë fjalës së tij për m...
Gazetari Andi Bejte, ka reaguar sërish pas deklaratave fyese...
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja ...
Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se pas katër muajsh pezullim, S...
Pas sulmit të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve duke i ...
Pas deklaratave fyese të kryeministrit Rama në drejtim të ga...
Specialistët e Interpol Tirana kryen ekstradimin nga Edinbur...
Gazetarja e njohur Alida Tota, e cila pretendoi se ishte lar...
Fyerjet që kryeministri Rama ju bëri gazetarëve mesditën e s...
Pas fjalës së kryeministrit Rama në parlament dhe deklaratës...
Në një status në rrjetet sociale, avokati Spartak Ngjela ka ...
Unioni i gazetarëve shqiptarë ka reaguar pas fyerjes që krye...
Këshilltari demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabja...
Shih pak këtë foto: Në Kuvend të Shqipërisë “proteston” “opo...
“Orët e narkoshtetit kanë nisur të trokasin mbrapsht”- kësht...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...