AI nuk është më teori, Shqipëria përballet me sfidën e adoptimit
Inteligjenca Artificiale po kalon me shpejtësi nga laborat...
Inteligjenca Artificiale po kalon me shpejtësi nga laborat...
Zyra për Drogën dhe Krimet e Kombeve të Bashkuara (UNODC), bëri të ditur së fundmi se Shqipëria është vendi që ka prevalencën vjetore më të lartë të përdorimit të kokainës në botë, me 2.5% të popullsisë nga mosha 15-64 vjeç. http://www.monitor.al/harta-e-unodc-shqiperia-perdorimin-te-larte-te-kokaines-ne-bote-2/
Pas Shqipërisë, përdorimin më të larë të kokainës e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një prevalencë prej 2.3%. Më pas renditen shtetet e Mbretërisë së Bashkuar (Skocia 2.34%, Anglia dhe Uellsi 2.25%. Spanja është e treta në Europë, me prevalencë 2.2%. Nga shtetet e tjera në botë ka një përdorim të lartë të kokainës në Australi (2.1%), Uruguai (1.8%), Kili (1.73%). Interesant është që Kolumbia, një nga prodhuesit më të mëdhenj, ka një prevalencë të ulët prej 0.7%.
UNODC i referohej të dhënave zyrtare që i ishin raportuar nga Instituti i Shëndetit Publik për vitin 2014 (shiko hartën më poshtë).
Instituti i Shëndetit Publik ka përditësuar tashmë të dhënat për vitin 2015, ku rezulton se tendenca e përdorimit të kokainës ka një rritje të ndjeshme në vetëm 1 vit, duke u shkëputur dukshëm nga shtetet pas nesh në renditje.
Prevalenca gjatë jetës e kokainës për Shqipërinë, nga të dhënat e mbledhura në ?Studimin Europian mbi Përdorimin e Alkoolit dhe Drogave?, ishte 3.7% për popullsinë e grup-moshës 15-64 vjeç, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik, të bëra të ditura për Monitor. Në vetëm një vit, prevalenca e përdorimit është rritur me 1.2 pikë përqindje, ndërsa në krahasim me vitin 2011 është rritur me 2.1 pikë përqindjeje.
Në vlerë absolute, bazuar në përqindjen e përdoruesve dhe të dhënat e popullsisë, numri i përdoruesve gjatë jetës të kokainës u rrit në 2015-n me 48%, krahasuar me të dhënat e një viti më parë, për grupmoshën nga 15-64 vjeç.
Të dhënat e vitit 2015, të vëna në dispozicion për ?Monitor? në gusht të këtij viti, nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se ka një rritje të prevalencës gjatë jetës për pothuajse të gjitha drogat ilegale.
Rritje të prevalencës gjatë jetës kanë njohur edhe drogat e tjera të forta, si heroina, ku gjatë 2015-s prevalenca ishte 1.7%, nga 0.7% në 2011-n.
Në total, sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga Instituti i Shëndetit Publik prevalenca gjatë jetës e të gjitha drogave ilegale ishte 15.3%, nga 13.3% në 2011-n.
Pse po rritet përdorimi
Rritja e përdorimit të drogave më të forta lidhet me shtimin vitet e fundit të konsumit të kanabisit, që është faza primare drejt kalimit drejt narkotikëve të tjerë, si kokaina, ose heroina, me çmimet e ulëta, por edhe me lehtësinë e gjetjes së këtyre produkteve.
Të rinjtë pjesa më e rrezikuar
Sipas të dhënave nga sondazhi i fundit i Institutit të Shëndetit Publik 11.7% e grup moshës 15 deri në 34 vjeç kanë provuar të paktën një herë në jetë kanabis dhe 4.7% kokainën.
Të dhënat janë edhe më shqetësuese për të rinjtë, që kanë raportuar përdorim të kanabisit dhe kokainës të paktën një herë në muaj. Shëndeti Publik ka raportuar se prevalenca e përdorueseve të cilët kishin provuar kanabis në muajin e fundit është 4.1%, ndërsa e kokainës 1.4%.
Statistikat tregojnë se përqindja e madhe e personave që janë në trajtim me metadon (substancë që përdorët për trajtimin e varësisë nga heroina), drogën e parë të eksperimentit kanë pasur hashashin dhe më pas kanë kaluar në përdorimin e drogave të tjera më të rënda si kokaina dhe heroina.
Ervin Toçi, ekspert në Institutin e Shëndetit Publik dhe koordinator për Shqipërinë në Qendrën Europiane për Monitorim e Drogave dhe Varësisë nga Droga (EMCDDA) thotë se grupi më i brishtë për përdorimin e drogave të jashtëligjshme është grupmosha 15-34 vjeç.
Sqarim: Me prevalencë gjatë jetës kuptohet pjesa e popullsisë që në një pikë gjatë jetës së tyre (deri në momentin e deklarimit) kanë provuar (përjetuar) diçka. Të dhënat për prevalencën e përdorimit të drogave për të gjithë popullsinë janë mbledhur me anë të anketave, ku grupet kanë mbledhur të dhëna nga terreni. Ndërsa prevalenca e përdorimit te të rinjtë është mbledhur me anë të anketave në shkolla. /Monitor
Sipas statistikave të fundit të bankës Botërore, Shqipëria r...
Dy tragete që duhet të kishin mbërritur tanimë në portin e ...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond...
Pas deklaratës për media të ish-ministrit Tahiri ku tregonte...
Gazetari dhe publicisti i njohur në Britaninë e Madhe, dikur...
Pas deklaratës së bërë nga Prokurori i Antimafias Italiane, ...
Prej gati një jave skenën politike dhe mediatike shqiptare e...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejto...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Dyzetë gjyqtarë dhe trembëdhjetë prokurorë të rinj serbë kan...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur një ditë më p...
Analisti Fatos Lubonja, ka sulmuar intelektualët për mosreag...
Gjatë bisedës në emisionin”45 minuta” të Report Tv, kryetari...
Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar situatën aktuale politi...
I ftuar në emisionin “45 minuta” në Report Tv, kryetari i gr...
Lori gjithmonë është shumë aktive në rrjetet sociale, çfarëd...
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e televizionit Ne...
Ish-deputetja e Partisë demokratike, Arbjola Halimi, ka reag...
Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Fifa Football Awards 2017” ë...
Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrje...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...