Pas Tahirit, Ramës po i kërkohet një kokë tjetër
Avokati Spartak Ngjela, dikur mik dhe përkrahës i qëndrimeve...
Po qeshja kur lexova këtë pasazh në fb. ?Jam nga Shkodra. Dua të di ku është vendi nga nisen autobuzët në Tiranë drejt qytetit tim. Por anonim ju lutem, se këta çfarë nuk të bëjnë.?
Hahaha, asgjë nuk të bëjnë për një pyetje aq naive e aq të sinqertë. E di mbase dhe ai zotëria e Facebook, por tani nga që shumë janë djegur prej qullit,i fryjnë dhe kosit.
E pata harruar këtë pasazh gazmor, por më erdhi e plotë sërish këto ditë kur vendi është plot tallaze nga përgjimet e dy trafikantëve që dalin kushërinj të Tahirit, por mbase dhe bashkëpunëtorë me të në mjaft vepra kriminale.
Kuptohet që interesi publik e ka rritur temperaturën, por u befasova kur mësova se këto që po provon sot policia italiane, i ka denoncuar para ca vitesh një punonjës policie i antidrogës në Vlorë. Fiks siç shkruhet sot në fashikujt e prokurorisë italiane i ka shkruajtur dhe Dritan Zagani, kështu quhet polici.
Kreu detyrën, siguroi provat, vuri emrin dhe mbiemrin e tij në shkresa zyrtare dhe … u trajtua si zagar. Jo vetëm banditët, por edhe ky ish-ministër faqezi e përgojuan, e kriminalizuan, e futën në burg,ia quajtën shpifje faktet dhe po mos kishte marrë arratinë drejt Zvicrës me tre fëmijët e vet,sot do kishte kohë në burgje,i hedhur si leckë,i fyer dhe i poshtëruar.
Ndërkohë nga qeveria buçasin altoparlantët se ne do bëjmë shtet, lëreni drejtësinë të punojë, e tërci e vërci. O zotëri, në se do bësh shtet, hipi avionit, shko në Zvicër, merr televizionet me vete dhe trokit te shtëpia e Dritan Zaganit. Bjeri në gjunjë e kërkoi të falur, puthi e përqafoji ata fëmijë se njësoj si do ti Zahon, i do Zagani ata.
Pastaj merre me vete, zbrite në Tiranë e çoje tek Policia e Shtetit. Le të mos bëjë asnjë punë. Veç te rrijë tek holli e të trimërojë policinë shqiptare që e drejtonte Habili, që nga Saranda deri në Velipojë, bashkë me radarët e Mimit. Kështu do ngjallësh shpresën e guximin e qytetarëve. Të denoncojnë e të trembin bandat e votave e kriminelët e lidhur me shtetin.
Ndryshe do ecim si ankesa e djeshme e një qytetari, që poshtë ka një disko e i buçet muzike deri në 4 të mëngjesit.
-Alo, policia. Dua të bëj një denoncim. Ora 4 a tek lagja po tundemi nga zhurmat, si tërmet e qamet po na duket.
-Mos u shqetësoni. Po nisim një patrullë.
E pas pesë minutash dëgjohet trokitje tek dera e qytetarit:
-Ti shkërdhatë u ankove për muzikën!- ulurinte pronari i lokalit. -Dil,e shihe si e ke makinën. Pa goma e plot gërvishtje. Merre prapë policinë e nesër mbase do gjesh pak benzinë poshtë derës.
Kjo situatë e përligj frazën: ?Anonim të lutem, se këta çfarë nuk të bëjnë!?
E dhimbshme, por e vërtetë. Ja, pyesni Zaganin që u arratis sikur po e ndiqte kolera. Që mbrojti shtetin e bandave nga…bandat.
Avokati Spartak Ngjela, dikur mik dhe përkrahës i qëndrimeve...
Në mediat angleze po qarkullon një tjetër lajm i dhimbshëm p...
Avokat Spartak Ngjela i qenë present në emisionin “Studio e...
Dy automjete janë përfshirë pak çaste më parë në një aksiden...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Prej dy ditësh shqiptarët janë ballafaquar me disa fakte të ...
Ditën e sotme shërbimet e Kuvendit me mbështetjen e Prezencë...
Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka sulmuar sërish kryeminis...
Policia greke ka pohuar, më së fundi, se bandat kriminale sh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zgjedhur ...
(Frymëzuar nga zhvillimet e fundit politike në Shqipëri)Ju f...
Ambasada e SHBA ka dhuruar një tjetër skaner për doganat shq...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folur në lidhje me...
Nga të shtënat me armë në Maryland të Shteteve të Bashkuara ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Shtetet e ...
Kreu i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi...
Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në një...
Pas publikimit të rastit të keqtrajtimit të nxënësve me aftë...
Një ndër personalitetet më në zë të politikës shqiptare në v...
Në një postim në rrjetet sociale, këngëtarja shqiptare, Aure...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...