Këlliçi: CDI solidarizohet me opozitën dhe protestuesit, mbështet kërkesat e popullit shqiptar
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka dalë në një deklara...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka dalë në një deklara...
Albcontrol, shoqëria shtetërore që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare, është përfshirë në një skandal, në lidhje me përdorimin e fondeve publike. E drejtuar nga Belinda Balluku, ky institucion ka hapur një tender për të trajnuar dy studentë. Deri këtu është në rregull, por abuzimi ka të bëjë me fondet që janë akorduar, plot 66 milion lekë për vetëm dy studentë.
Tpz.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, me objekt ?trajnim i stafit?. Sipas tyre, kursi i trajnimit duhet të dizenjohet në mënyrë të tillë që t?i ofrojë studentëve njohuri bazë të të gjitha fushave të kërkuara në punën e përditshme të ARSEP.
?Trajnimi do të mbulojë pjesën e trajnimit të përbashkët të trajnimit fillestar ATSEP. Për të plotësuar trajnimin fillestar, studentët duhet të kalojnë me sukses edhe trajnimin kualifikues në përputhje me specializimin e kërkuar. Studentët do të vlerësohen me teste të herëpashershme në fund të çdo jave? ? thuhet në këto dokumente, të cilat deri këtu janë normale, pasi të tilla procedura të kota bëhen në të gjitha tenderët.
E veçanta e këtyre dokumenteve është te pjesa pjesëmarrësit dhe koha e trajnimit. Në këtë pjesë, thuhet se kursi është planifikuar për 2 student ATSEP, për një afat 3-4 javë. ?Kohëzgjatja e fazës së trajnimit teorik, duhet të përcaktohet nga ofruesi. Kohëzgjatja e trajnimit është 3-4 javë? ? thuhet në këto dokumente.
Tpz.al hulumtoi për të parë kostot e këtij trajnimi në vendet e Bashkimit Europian, dhe rezultoi se ishin shumë herë më të lira se Albcontrol. Një student, nuk paguante më shumë se 6 mijë euro për një periudhë 3-4 javore, për të njëjtin trajnim, që bëhet madje në Luksenburg. (Shiko referencë, kostot e trajnimit në Eurocontrol Zone)
Kjo tregon edhe njëherë, se shpërdorimi i fondeve publike ka infektuar çdo institucion, duke kaluar në heshtje çdo abuzim.
Pavarësisht kësaj indiference, Tpz.al do të vijojë të denoncojë çdo qindarkë e qytetarëve që shpërdorohet nga zyrtara qendror e lokal si dhe drejtues institucionesh.
Albcontrol ?jashtë? kontrollit
Belinda Balluku ka qënë shpeshherë objekt i denoncimeve nga mediat për disa tendera në të shkuarën. Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme, janë dy institucione që mesa duket kanë vegjetuar përballë shkeljeve flagrante, të bëra publike nga mediat.
Pak muaj më parë, Albcontroll u vendos në qendër të akuzave për tenderat që i jepte në 100 % të vlerës. Përveçse tenderat janë fituar me vlerën e plotë, ata rezultojnë të jenë me një ofertues të vetëm, çka hedh dyshime të forta se tenderat mund të jenë të paracaktuar.
Koncepti ?tender? ka në thelb garën, pra zhvillimin e një ?beteje?, e cila duhet me patjetër të ketë të paktën dy ose më shumë ofertues. Në rastin e Albcontrol duket se gara nuk ekziston. Faktet flasin vetë dhe të gjithë mund të shohin mes rreshtave të mëposhtëm se në rastin e Albcontrol kemi vetëm një ofertues, që fiton pothuajse me 100% të vlerës tenderin.
1- Në buletinin e Prokurimit Publik nr. 20 të datës 22 maj 2017, faqe 123, kemi procedurën e objektit: Nr. 691 me objekt ?Shpenzime flight check?, me vlerë limit 10 461 111 lekë pa tvsh. Ndërsa, kemi vetëm një ofertues dhe çmimi i ofertës është 10 461 105 lekë pa tvsh. Këtu janë kursyer vetëm 6 lekë.
2- Në buletinin e datës 8 maj 2017, në faqen 243, është procedimi i prokurimit: Nr. 726 me objekt ?Ribërja e infrastrukturës mekanike dhe elektrike në malin e Krujës?, me vlerë limit 30 000 000 lekë pa tvsh. Ndërsa, çmimi i ofertës, me një ofertues të vetëm, është 29 857 772 pa tvsh. Një tjetër tender i fituar me ofertues të vetëm dhe 99% të vlerës.
3- Në buletinin Nr. 17 datë 2 maj 2017 kemi kontratën me vlerë përfundimtare 6 562 812 lekë me tvsh, ndërsa fondi limit është 5 469 010 lekë pa tvsh. Kemi një garues ndërsa tenderi ka kaluar mbi 110 % nga vlera e ofruar.
4- Në buletinin Nr 17, faqe 507, kemi objektin e prokurimit me vlerë limit 25 000 000 lekë pa tvsh dhe është fituar me vlerën totale 24 994 500 lekë pa tvsh. Pra, duke bërë diferencën rezulton se tenderi është fituar me rreth 100% të vlerës, duke ulur vetëm 500 lekë.
5- Një tjetër tender, në faqen 592, në buletinin e Prokurimit Publik, është me vlerë limit të 74 800 000 pa tvsh dhe vlerë totale të kontratës 74 750 000 pa tvsh. Tenderi është fituar me rreth 100% të vlerës, duke ulur vetëm 50 mijë lekë./TPZ.AL/
Më poshtë dokumentat e tenderit të Albcontrol:
Hermes Nikaj është një personazh i cili tërheq gjithmonë vëm...
Në shqyrtim të çështjes që lidhet me akuzat e renda të ngrit...
Karabinierët e qyrtetit të Pesaro-s arrestuan dy shqiptarë k...
Ka përfunduar takimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi...
30 mijë vizitorë, më shumë se 250 performer nga 40 Vende të ...
Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, po zhvillon nj...
Autoritetet Italiane publikuan ditën e sotme dosjen e plotë ...
Në raportin prej 415 faqe të Gjykatës së Catanias, që përmba...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga kryetari i...
Pas akuzave të njëpasnjëshme kundrejt ish-ministrit Tahiri d...
Eduard Ndocaj ish-deputeti i PS në Lezhë, i njohur ndryshe s...
Pas publikimit të dosjes kriminale të përgjimeve të bandave ...
Vangjel Dule ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike. ...
Menjëherë pas publikimit të dosjes së Habilajve, në të cilën...
Monika Kryemadhi i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Ba...
Daily Mail ka zbuluar se kush është çifti britanik, fotoja e...
Ish-oficeri i antidrogës që denoncoi Saimir Tahirin dhe lidh...
Në një postim në rrjetet sociale, avokati Spartak Ngjela, ka...
Ylli Manjani ka marrë në “mbrojtje” Saimir Tahirin. Sipas ti...
ZGJIDHJA i përgjigjet pozitivisht ftesës së Partisë Demokrat...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...