Lulzim Basha incident me të rinjtë e CDU-së/ Përplas delegacionet
Të rinjtë Kristian Demokrate të kancelares Angela Merkel kan...
Nga Ben Andoni
Lajmi i keq është se PD-ja me këtë resurs njerëzor që posedon e me të cilën është e detyruar të drejtojë opozitën parlamentare nuk mund sërish të bëj dot asgjë. Por, më keq akoma, se edhe lëvizja e re, që po zhvillohet për një frymë të re brenda saj, nuk është se ka ndonjë dallim me të. Anëtarët e dy legjislaturave të fundit të parlamentit shqiptar janë nga më të dobëtit që ka paraqitur nga ana e saj PD-ja dhe PS-ja, por më shumë se kaq është performanca e tyre që e ka ulur deri në fund shpresën e njerëzve. Kjo sepse PS po duket qartë se sensin e ndryshimit e ka të vogël, kurse fjalët e mëdha.
Për fat të keq, PD-ja, njësoj si PS-ja e ka të vështirë të ndryshojë vendin ose të inincojë ndryshime radikale sepse në thelb i mungon vizioni dhe predispozita për t?i bërë këto. Masa e madhe e njerëzve, që përcaktoi dhe barometri evropian, që duan të lënë vendin, nuk është aspak gjë e re, por i ri është fakti që edhe prurjet e reja të PD-së, dëgjesat kilometrike të Ramës dhe propaganda e frikshme e tij, nuk i japin dot shtysë vendit në këtë stanjacion të frikshëm.
Aq e qartë është kjo saqë ti e shikon me luftën e shëmtuar që po bëhet për të etiketuar krimin, që në fakt i ka mbërthyer të dy palët; me reformën zgjedhore, që po përdhoset prej fillimi; e më shumë akoma me vazhdimësinë e boshtë të Reformës në Drejtësi. Është e qartë se të dy forcat politike, larg atij debatit shterpë dhe deklamimeve patetike janë të kënaqur që demokracia ka këto nivele. Është e kuptueshme, vetëm në këtë mënyrë, ato arrijnë ta menaxhojnë si duhet masën e njerëzve, që u marrin votat.
E ndërsa PD-ja po vuan paq qindra- mijërat anëtarët e larguar, PS-ja veç tyre po mban përgjegjësinë e dëshirës së ikjes së dyfishit syresh prej shqiptarëve. Presioni me largimet në administratë, që deri në një farë mase mund të justifikohen, por pa e tepruar; deklamimet për trendin rritës së ekonomisë, kur realiteti tregon se vendi është zhytur në varfëri skajore; shërbimet e munguara ndaj njerëzve në shumë nivele dhe të nëpërkëmbura kudo; reformat që nuk gjejnë zbatim, tregojnë se Shqipëria e ka mbërthyer këtë nivel e nuk do t?i ndahet dhe në ditët, muajt, vitet në vazhdim. Kështuqë, si në një qerthull, atë që bëri pak vite më parë PS-ja duke mbledhur të drobiturit dhe të pakënaqurit, atë po bën PD-ja sot duke e mbrojtur dhe me analizën e humbjes.
Dhe, këtë herë PD-ja i është drejtuar biznesit të vogël dhe intelektualëve. Më të zhgënjyerve. Veçse biznesi i vogël njësoj po e pëson me çdo forcë politike që ngërçet e veta të zhvillimit i plas tek fashat më të dobëta të shoqërisë, e sa i përket intelektualëve që po i kërkon me ngulm, ata tashmë po shkrihen me masën e popullit dhe gjithnjë e më shumë po identifikohen me mbijetesën e thjeshtë.
Kështuqë PD-ja megjithë këtë përpjekje dhe energji që po proklamon para auditorit të vet, shtuar me luftën strapacuese për demokraci brenda saj, nuk do mundet kurrë t?i rimarr të 230.000 njerëzit e saj që i ikën, ashtu si PS-ja nuk do mundet kurrë të ngjallë atë besim me të cilin ka fituar vite më parë. Provën e konfirmoi prej këtyre zgjedhjeve me mungesën masive të votuesve, por në mandatin e ri, qoftë qysh prej zgjedhjeve lokale do ta marrë me refuzimin e votës. Dhe, ky është problemi i frikshëm në vend. Nuk ka më shpresë prej askujt dhe as PD por as PS nuk i kthejnë më dot të zhgënjyerit që po formojnë një armatë të frikshme, që i kalon shumë më tepër 230.000 njerëzit e PD-së./Javanews
Të rinjtë Kristian Demokrate të kancelares Angela Merkel kan...
Të paktën 230 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të plago...
Në Fushë-Labinot, në segmentin rrugor Elbasan-Librazhd, një ...
Ditën e sotme shtetasit e Maqedonisë kanë votuar për pushtet...
Enti Rregullator i Energjisë ka hapur procedurën për të mira...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, e ka quajtur si ” nj...
Kryedemokrati Lulzim Basha, ka publikuar në rrjetet sociale ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sulmuar sër...
Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar Komunikimin Javor në F...
Ndonëse Austria është një ndër vendet e para që njohën pavar...
Pas aksidentit të frikshëm ku një BMW mori para 3 makina të ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Transballkanike në...
E vetmja përpjekje e perëndimit për ta rrudhur jo thjesht pë...
Këtë të dielë Anxhelina nga Lezha ka qenë pjesë e “E diela S...
Autori kryesor i vrasjes së dyfishtë në Lushnjë, Laert Haxhi...
Gjykata e Lartë ka dhënë verdiktin e saj për Alket Hatija të...
Liria ka ftuar të birin, Gentin në rubrikën “Ka një mesazh p...
Policia e Shtetit ka raportuar se vetëm gjatë kësaj fundjave...
Një qytetar nga qyteti i Vlorës, ka denoncuar për mediat, se...
Nje 32 vjeçare nga qyteti i Durrësit ka tentuar vetëvrasjen ...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...