web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sipërmarrja në fokus / Vijon procesi i dësgjesave publike

14 Tetor 2017, 13:54, Aktualitet CNA

Referuar konsultimeve dhe dëgjesave publike me sipërmarrjen në vend, proces i cili ka nisur së fundëmi nga Zv/Kryeministria Senida Mesi dhe Ministria për Mbrojtjen ne Sipërmarrjes Sonila Qato, kanë vijuar vizitat në një biznes nga industria e përpunimit të peshkut në qytetin e Vlorës.

Gjatë vizitës në ndërmarrje Zv/Kryeministrja Mesi dhe Ministrja Qato, zhvilluan takime me administratorët dhe punojësit e këtij biznesi ku diskutuan rreth problematikave që kishte kjo industry dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj.

Zv/Kryeministrja Mesi u ndal tek rëndësia e proceseve te ristrukturimit dhe deregullimit, si pjesë e zotimit të Qeverisë Shqiptare për të lehtësuar barrën burokratike mbi shpatullat e qytetarëve, por edhe të sipërmarrjes.

Ndërsa Ministrja Qato, u fokusua kryesisht tek rëndësia e eksportit për rritjen e konkurrueshmërisë.

?Standardizimi i produkteve dhe kontrolli i qeverisë sa më konform normave të Bashkimit Europian është një nga hapat kyç në të cilët do të fokusohemi gjatë këtij mandati me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimit vendas në rajon? deklaroi Ministria për Mbrojtjen ne Sipërmarrjes Sonila Qato. /CityNews

 

 

 





Lajmet e fundit nga