Pamje nga vendngjarja/ Ja ku ndodhi vrasja e efektivit në Maliq
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ndërtimi pa leje mbi lumin Vjosë dhe në shtatin e saj ka sjellë paralajmërime, vërejtje, shkarkime dhe përjashtime në radhët e policisë së shtetit.
Policia nëpërmjet një njoftimi zyrtar thekson se Edmond Anxhara, shef i stacionit të policisë Këlcyrë, Gazment Shehu shef i Komisariati të policisë Përmet, shkarkohen nga detyra.
Dashnor Jaupi inspektor në zonë përjashtohet nga policia e shtetit.
Koço Dafa zv.drejtori i policisë së qarkut Gjirokastër ka marrë vërejtje, Lorenc Panganika, drejtor i policisë së qarkut Gjirokastër ka marrë vërejtje.
Njoftimi i plotë
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në përmbushjen me sukses të një sërë prioritetesh të rëndësishme si lufta kundër trafikut dhe kultivimit të drogës, krimit të organizuar, trafiqeve, kontrollit të territorit si dhe ndaj çdo shkeljeje tjetër të ligjit.
Në këtë kuadër, në fund të analizës së veprimeve dhe mos veprimeve të strukturave vendore të Policisë Gjirokastër në rastin e një ndërtimi pa leje në Grykën e Këlcyrës, në lumin Vjosë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur disa masa për punonjësit e Policisë, të cilët janë evidentuar me përgjegjësi administrative dhe penale.
Kështu, konstatimi i grumbullimit të materialeve dhe fillimit të punimeve në këtë vend për devijimin e një burimi natyror uji, është bërë në datë 5 shtator 2017 nga grupi i kontrollit të territorit të Postës së Policisë Këlcyrë. Megjithatë ngjarja nuk është raportuar pranë strukturave përgjegjëse, nuk u kryen veprimet proceduriale dhe nuk u referua çështja në Prokurori. Drejtuesit e Drejtorisë Vendore nuk kanë ushtruar përgjegjësinë ndaj strukturave në varësi për raportimet për kontrollin e teritorit. Kontrolli i territorit, në të cilin përfshihet edhe ruajtja e mjedisit nga çdo lloj krimi mjedisor është detyrë e strukturave të Policisë Vendore.
Për shkeljet dhe mangësitë e konstatuara u morën këto masa:
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme pas veprimeve hetimore, referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale të ?Shpërdorimit të detyrës?, në bazë të nenit 248 të Kodit Penal për punonjësit e Policisë:
Në reagim të kësaj problematike ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, përmes një letre dërguar drejtuesve të Policisë së Shtetit, dënon ashpër mos reagimin e strukturave përgjegjëse në kohën e konstatimit të punimeve, duke nënvizuar nevojën për kontrollin e territorit dhe tërheq vëmendjen e strukturave vendore të policisë lidhur me përgjegjësinë ligjore që ato kanë për parandalimin, evidentimin dhë ndëshkimin e shkeljeve të ligjit, të cilat lidhen me ndërtimin në territor, si dhe me ruajtjen e mjedisit.
Ministri Xhafaj tërhoqi vemendjen e drejtorëve të policisë së qarqeve për rikonceptimin e një marrëdhënieje të re në shërbim të qytetarëve dhe kërkoi nga Drejtori i Përgjithshsëm i Policisë kryerjen e analizave të veçanta me gjithë strukturat vendore për reflektimet e duhura.
Ministri veçon suksesin mbresëlënës në kontrollin e territorit kundër kanabisit, por shpreh shqetësimin se një ndër sfidat kryesore të Policisë së Shtetit është edhe kontrolli, evidentimi i çdo ngjarje në territor, duke përfshirë këtu krimet mjedisore, sigurinë publike, ndotjet dhe ndërtimet pa leje. Ai shton se askush nuk ka imunitet për t?i shpëtuar ndëshkueshmërisë në rastin e ndërtimeve të paligjshme dhe akoma më keq, kur kryhen krime që cënojnë mjedisin, shëndetin, sigurinë apo jetën e qytetarëve.
?Mbetem personalisht i angazhuar si dhe në përmbushje të zotimeve të Qeverisë shqiptare, ashtu sikundër besoj edhe për ju, për të kërkuar ndëshkim me tolerancë zero të çdo punonjësi të Policisë, që me veprime apo mos veprime shkel ligjin, apo bëhet palë me shkelësit e tij?, shkruan ministri i Brendshëm në mesazhin e tij.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të vazhdojnë me përkushtim dhe profesionalizëm, që edhe me mbështetjen e partnerëve, të përmbushin me përgjegjësi detyrat në zbatim të ligjit dhe shërbim të qytetarëve.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën për replikë në...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin R...
Menjëherë pas fjalës së kryeministrit ka reaguar kreu i opoz...
Përvoja na ka treguar se sa herë duhet të fshihet një ngjarj...
Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Kryeministri Rama ka...
Në fjalën e tij në seancën e sotme, kryeministri Rama ka shp...
Në një status në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Në fjalën e tij në seancën e sotme plenare, kryeministri Ram...
Në një status në rrjetet sociale, avokati Spartak Ngjela ka ...
Ashtu siç ka ndodhur shpesh pas emërimit në krye të Kuvendit...
Pas fjalës së Vasilit në seancën plenare, ka reaguar ministr...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili e ka nis...
Duke përsëritur ritualin e tij të përditshëm, ku ju uron shq...
Seanca e sotme parlamentare ka vazhduar me temë kryesore mir...
Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërsë ka nisur me n...
Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta ish-ministri i Energ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend, bënë qe s...
Jeta në çift do jetë e qetë dhe pa asgjë të veçantë gjatë kë...
Marrdhënia Xhensila-Kida/ U qartësuam më në fundMosprezenca ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...