VIDEO-Protestë nga burgu i Pojskës/ E burgosura: Rama jep dorëheqjen
Një e burgosur në burgun e Pojskës është filmuar nga drita...
Një e burgosur në burgun e Pojskës është filmuar nga drita...
Të dashur miq, në seancën e djeshme plenare kushtuar nderimit të 16 deputetëve dhe intelektualëve të kombit, të ekzekutuar nga Enver Hoxha, më 10 tetor 1947, Edvin Kristaq Rama me fjalimin dhe qëndrimet që mbajti i vrau, për së dyti, martirët e lirisë, dhe kjo, për disa arsye:
Së pari, në fjalimin e tij prej 1260 fjalësh, si kryetar i një partie që pasi ndryshoi emrin nga PPSH në PS, shpalli vehten trashigimtare juridike të partisë së Enver Hoxhës që kreu krimin terrorist, ai, mund dhe duhej të kërkonte një ndjesë ex oficio. Për më tepër Edi Rama, ndonëse nuk ka përgjegjësi personale, duhet të kërkonte ndjesë publike edhe për shkak të lidhjeve të tij të forta familjare me xhelatët që urdhëruan dhe firmosën varjet, pushkatimet, burgosjet, internimet politike gjatë diktaturës hoxhiste. Ai, duhet ta dijë se, përgjegjësia, në rastin e tij morale, për krimet e paparashkrueshme, genocidin dhe krimet kundër njerëzimit, të etërve të tij shpirtërorë dhe bilogjikë, do ta ndjekë gjithë jetën si një detyrim moral për të kërkuar ndjesë, pavarësisht nga ndërrimi i emrave të forcës politike që ai drejton apo funksionet që ai do të kryejë.
Së dyti, Edi Rama në seancën e djeshme, vrau edhe një herë parlamentarët e lirisë dhe bashkëpunëtorët e tyre, sepse ai me cinizëm esktrem në krye të seancës përkujtimore, vendosi ish ministrin e fundit të Sigurimit të Shtetit, Gramoz Ruçi, dhe si për t?ju thënë atyre ?mirë ua kanë bërë?, nuk e zëvendësoj atë me një nga nënkryetarët, në drejtimin e seancës. Përveç kësaj, Rama gjatë seancës, mbante në krahë një ish-hetues që ka thyer nofulla në hetuesinë politike gjatë diktaturës, Fatmir Xhafën.
Së treti, Edi Rama i ekzekutoi dje, edhe një herë në varre, ata burra të shquar të kombit, sepse në fjalimin e tij prej 1260 fjalësh, nuk shqipëroj as dhe njëherë të vetme një fjalë dënuese e madje as dhe emrin e Enver Hoxhës, Hitlerit Shqiptar të pas luftës, kryexhelatit të krimit monstruoz të rradhës kundër njerëzimit, të datës 10 tetor 1947.
Përkundrazi, Edi Rama për të mbrojtur atin e tij shpirtëror, manipuloi dhe fallsifikoi dje historinë. Kështu ai, në parlament, mashtroi trashë dhe me cinizëm kur deklaroi se: “Një major me dy kapitenë ushtrie, të asistuar nga një aspirancë, janë autorët e eliminimit të 15 deputetëve që përbënin 20% të parlamentit në atë kohë, ?.?.
Të paraqesësh këtë krim monstruoz si akt të një majori dhe dy kapitenëve të ushtrisë, është njëlloj si të shkrehje breshëri kallashi dje, në parlament, mbi kujtimin dhe veprën e martirëve të opozitës shqiptare.
E vërteta historike është se, vendimi për dënimin e tyre me vdekje është marrë dhe firmosur nga vetë Enver Hoxha dhe Byroja Politike, para zhvillimit të gjygjit. Kështu që, majori dhe kapitenët kriminelë dhe terroristë në atë proces farsë, zbatuan thjesht vendimin e kryexhelatit Hoxha, të cilit Rama në 1260 fjalë nuk i përmend qoftë dhe njëherë të vetme emrin, por kërkon të mashtrojë shqiptarët se, fajin e kishte një major dhe dy kapitenë ushtrie.
Përveç kësaj, kërkesa e martirëve për faljen e jetës u refuzua dhe zbatimi i vendimit të ekzekutimit u miratua me shpejtësi të rrufeshme, po nga diktatori stalinist Enver Hoxha, pra edhe plumbat mbi gjoksin e tyre, mbanin firmën e Enver Hoxhës, të cilit Edi Rama me kujdes i fshehu veprën terroriste dhe genocidin ndaj opozitës.
Së katërti, Edvin Kristaq Rama i vrau për së dyti martirët e lirisë sepse, ai, dje në 1260 fjalë nuk shqipëroj një herë të vetme një fjalë për Sigurimin e Shtetit, Policinë terroriste Sekrete të Enver Hoxhës që, me porosi direkte të tij, i torturoi gjer në vdekje, vari, pushkatoi e burgosi ata burra dhe dhjetra mijëra shqiptarë të tjerë, gjatë 46 viteve të kalvarit komunist. Rama nuk përmendi dot dje Sigurimin e Shtetit sepse, ai, me shumicën e tij miratoi ligjin e dosjeve që ju garantoi terroristëve të Sigurimit, emërimin në çdo funksion, në të gjithë lartësinë e piramidës së maxhorancës aktuale. Ndërkohë që, Rama dhe partia e tij, rrëzuan me angazhimin e tij direkt personal ligjin tjetër që i nxirrte kriminelët e Policisë Sekrete të rregjimit hoxhist, njëherë e përgjithmonë nga administrata, organet e zgjedhura dhe ato gjyqësore të shtetit shqiptar.
Edi Rama me fjalën e tij mashtroi shqiptarët dhe manipuloi të vërtetën kur, në mënyrë të përsëritur, deklaroi se ishim mbledhur aty për shkak të miratimit nga mazhoranca e tij të ligjit të dosjeve, ligj që mbronte xhelatët e Sigurimit të Shtetit, ndërkohë që memorja e parlamentit dhe dokumentat e këtij shteti faktojnë se, parlamenti ka mbajtur më pare sesione komemorative në nderim të martirëve të 10 tetorit 1947, natyrisht jo i kryesuar nga Ministri i Policisë terroriste Sekrete të Enver Hoxhës, Gramoz Ruçi, por nga një përfaqësuese e denjë e shtresës së tyre, Zj. Jozefina Topalli, si dhe vite më parë ata janë shpallur ?Martirë të Lirisë?.
Si përfundim, dua t?i them Edi Ramës se, as me një apo tridhjetë majorë apo kapitenë kriminelë e terroristë, nuk mund të mbulosh fytyrën prej xhelati të Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas Luftës së Dytë dhe të gjithë atyre që urdhëruan, firmosën, edhe si puna e babait tënd bilogjik, varjen, ezkekutimin, torturimin apo burgosjen e viktimave të genocidit komunist.
Këtu, më poshtë, keni një foto të majorit dhe disa prej kapitenëve xhelatë të martirëve të lirisë, viktimave të diktaturës hoxhiste./ CityNews
Një histori e pazakontë është transmetuar Live në News 24 so...
Një person në Durrës ka bërë denoncimin se në shtëpinë e ish...
Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri në një deklaratë për...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë një ceremonie solem...
Pas largimit të moderatores Fiori Dardha nga spektakli “Danc...
Presidenti Meta është pritur paraditen e sotme në një takim ...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka akuzuar Edi Ramën se ka...
Pas skandalit të ndërtimit të disa objekteve brenda Parkut K...
Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD, Lulzim Basha u s...
Pas vjedhjes së banesës nga persona të ende paidentifikuar, ...
Pas publikimit të anketës së Barometrit të Ballkanit, ku thu...
FRPD ka thirrur dje pasdite një mbledhje kryesie, ku i prani...
Policia ka shoqëruar dy persona të dyshuar si autorë të grab...
Policia e Romës arrestoi dy pedofilë: një italian A. D. 37 v...
Avokati i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj...
I dashur shoku kryeministër. Të lutem ta marrësh në konside...
Ish-kryeministri Berisha priti në një takim Presidentin e Fo...
Banka e Shqipërisë nga viti 2015 ka Guvernator Gent Sejkon, ...
Banka e Shqipërisë nga viti 2015 ka Guvernator Gent Sejkon, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...