web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndalimi i ish-deputetit “kaubojs”/ Reagon avokati

11 Tetor 2017, 10:51, Aktualitet CNA

Avokati i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj, ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra publike në media ndaj ish-deputetit socialist.

Avokati  Jordan Daci ka reaguar pas publikimit të njoftimit për ndalimin e Ndocaj në Portin e Durrësit dhe procedimit për veprën penale të ?Mashtrimit?.

Avokati Daci tha se personi që e ka paditur ish-deputetin Ndocaj është një i moshuar që vuan nga sëmundja e Alzhajmerit, ndoshta dhe për shkak të kësaj e ka bërë deklaratën.

Gjithashtu Daci tha se po përgatiten për të bërë një padi për të për kallëzim të rremë.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme, vetë ish-deputeti Ndocaj tha se ndalimi i tij ishte një sulm i pastër politik./ CityNews





Lajmet e fundit nga