web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Biznesmeni i shkruan Ramës/ Thirrje publike me shpresë se do të dëgjohet .....

11 Tetor 2017, 10:39, Aktualitet CNA

I dashur shoku kryeministër.  Të lutem ta marrësh në konsideratë këtë letër publike.

Dje jam ndjerë si qytetar europian mbasi dëgjova fjalimin tuaj për AKU, dhe sot po pija kafe me disa miq, disa edhe biznesmenë  ( ku me biznes familjar e ku me diçka më tepër) dhe po ju thoja me mburrje që ti do bësh shtet…..

Disa prej tyre vunë buzën në gaz dhe pritën deri sa shijuam kafen e mëngjesit.

Pak para se të largoheshim për drejtimet e ditës njëri mu afrua dhe më tha: mos u bëj naiv dhe mos beso shumë tv sepse po jetojmë një kohë shumë të vështirë. Kohë kaq të vështirë nuk kemi kaluar prej shumë shekujsh. A e di o mik se sa vuan biznesi?

Ngela…. po … jo joooo i thashë. … pa më thuaj…

Dje kishim kontroll, disa nga ne….kishim Maliqët e tatimeve me shkop,  tamam siç foli edhe kryeministri për këta të AKU. Dhe meqë ra fjala ata çunat e AKU kishin dorë të lehtë, për një problem me 5000 lek të reja  ta zgjidhnin hallin.

Kurse këta Maliqët e zgjidhur janë më ustallarë….sidomos tani që janë lëshuar në aksion. Pa 100.000 lek të reja nuk të dalin nga biznesi…..

Mos i thashë, mos se është gjynah…..

Prit më tha se ka edhe më keq,  po nuk i dhe, fillon hetimi,  policia, prokuroria…

Po pse o mik kështu bëhet shteti? Me presion dhe llafe nga ekrani?

Po a e di ti se në qytetin tonë vetëm bizneset pranë pushtetit nuk preken dhe nuk vizitohen nga Maliqët më tha.

Por edhe nëse ndodh nuk kanë për të marrë bakshish.

A e di ti se vetëm disa persona pranë 1 të pushtetit mudet të marrin  punë, tendera, leja, etj.

Kështu që mos u trego naiv dhe mos i beso tv-së.

E dyta …. nuk gjejmë dot punëtoret më tha. Duan të gjithë të futen në shtet me punë se edhe nuk lodhen dhe leku lek pa djersë ….

U ndjeva ngushtë dhe më ardhi shumë zor që thashë se ti po bën shtet.

Kjo që dëgjova më bëri të ndjeja mllef….. po pse o shoku kryeministër me të tilla metoda do ecim akoma në 2017?

Pretendojmë modernizim dhe jemi akoma në pashallëk.  Miku i beut nuk preket…. miku i beut do marrë punët, tenderat. ..

Vaj me det kjo puna e shqiptarit, del jashtë bëhet njeri,  rri në Shqipëri nuk bëhet njeri.

Mendoj se duhet ndërruar sistemi urgjentisht por urgjentisht ama….

Por një pyje kam për ju shoku kryeministër, kush do e ndërrojë sistemin ? ( personalisht shpresoja shumë që do e bëje) dhe jo vetëm unë…. por sot kafja e mëngjesit ishte shumë e hidhur dhe miqtë e mi me biznes ishin të pa shpresë.

Meqënëse më ardhi keq do bëj edhe një pyetje, fajin e ka biznesi që gjërat nuk ecin në këtë vend?

Shqipëria vërtet u ndërtua me aksione por ishte tjetër kohë dhe tjetër sistem ( ndoshta sistemi nuk ka ndryshuar) por nuk mudet të bësh aksione për të mbledhur lek vit mbas viti.

Shumica e bizneseve kanë nisur në një kohë që duhej guxim dhe jo shkollë, dhe si të tilla duhen respektuar për peshën që kanë mbajtur në vite, a e kuptoni sa familje kanë mbajtur me bukë? Ju do thoni që kanë paguar pak, këtë nuk e llogarit dot sepse edhe ju si shtetarë deri para pak kohësh jepnit 3500 lek asistencë dhe tanI  duhet të jetë diçka më tepër.  E pra bisnesi në të mirë e në të keq ka paguar më shumë se shteti për një individ.

Shoku kryeministër a dini ju se Maliqarët e tu në këto 8 ditë po mbledhin lek me shumë sesa ata që mbjellin hashash?

Unë shpresoj që ti nuk je në dijeni se po ta dije do kishe marrë edhe ti një kafe për respekt. Ose e pakta do tregoje një rritje të arkave të shtetit.

Ore po atë shkop që ju ke dhënë Maliqarëve nuk e kuptoj….. po pse ore duhet t’u bien njerëzve në kokë sipas interesit….

Unë të sugjeroj ta shikosh edhe një herë këtë punë më i ftilluar. ….

Se mendoj se ka ende kompani që nuk paguajnë tvsh përfshi edhe kompanitë shtetërore. Përkrah që të gjith bizneset të jenë me tvsh. Por shteti nuk bëhet me taksidarë..

Mburesh për epokë të re në shtetbërje por me veprimet e fundit del se është epoka e drejtimit të pa ditur.

Të lutem që ta shikosh edhe njëherë këtë muhabet. ….. mblidhi taksidarët e tu ( meqë ra fjala gjysma janë për t’i pushuar nga puna urgjentisht sepse nuk kanë marrëdhënie të mirë me ujin). Rregullo sistemin,  eduko njerëzit me sistemin dhe pastaj kontrollo. Se është si ajo historia e makinave dhe vijat e bardha. … asnjë makinë nuk respekton vijat e bardha pasi këmbësorët nuk ecin kurrë mbi to. Dhe një makinë ha gjobë për vijat e bardha dhe kalimtari jo.

Kafeja ishte shumë e hidhur në këtë datë 8 tetori të 2017./ CityNews po ruan anonimatin e biznesmenit emri i të cilit me kërkesën e tij do ti vihet në dispozicion vetëm institucioneve përgjegjëse në rast të një reagimi të tyre.





Lajmet e fundit nga