Horoskopi i ditës, e mërkurë 15 korrik 2026
Dashi Ruani qetësinë në marrëdhënie dhe shmangni reagimet...
Dashi Ruani qetësinë në marrëdhënie dhe shmangni reagimet...
Një ditë pasi emisioni ?STOP? transmetoi kamerën e fshehtë ku u shfaq sesi me 1 milion lekë të vjetra mund të blije KEMP-in e mbijetesës, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila ka njoftuar pezullimin nga detyra të mjekut Florian Paloka dhe ata të KMCAP qendror, Thanas Fureraj dhe Ariola Përnaska.
Një qytetar i Pukës i ishte drejtuar emisionit ?STOP? për të denoncuar Komisionin Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të Invalidëve, pasi ai në vitin 1997 kishte humbur një dorë, por ishte përjashtuar nga përfitimi i KEMP-it me ligjin e ri.
Mjeku Florian Paloka, gjithashtu kreu i KMCAP Pukë, i ofron ndihmë, por në këmbim të parave. Pasi komunikon dhe me kryetarin e komisionerëve të KMCAP-së Tiranë, ai merr rolin e sekserit, duke i kërkuar personit me aftësi të kufizuara 1 milion lekë të vjetra.
Ja dialogjet e bëra midis doktorit dhe hallexhiut:
Doktori ? Ça bone?
Qytetari ? Hajde këtu! Si ia kalove? U lodhe, a?
Doktori ? A je? Ça bone?
Qytetari ? Hiç për zotin!
Qytetari ? A di gjë, kur e kam komisionin? Jo.
Doktori ? S?e di! Kam ra 300 muj ditë. Më thanë një herë, ashtë? kaq e aq, tërr e vërr. Thashë të vijnë ? të interesohet, është më mirë ta ninë vetë, me veshët e vet.
Qytetari ? A kena me taku atë?
Doktori ? Jo, mo! Po të çoj aty një herë. Të shofim datën një herë. Masanaj shofim, është problemi të shofim datën. I thashë: ?Jam t?u prit i djalë, që ka kshu, kshu hallesh, kshu problemesh, hallexhi. Shif, kam qef me e ndihmu, me e ndihmu në mujsha?.
Qytetari ? A e ke taku atë që do i japim lekët?
Doktori ? E kam taku, e kam nejt me të. Është e vështirë puna e atyre. Kanë frikë, kanë shumë frikë. Ta gjejmë datën një herë, mrapa e gjejmë.
Qytetari ? Po me ia dhënë lekët më para atij të komisionit?
Doktori ? Xxx mos më ban pyetje kot! Ti s?ke nevojë me ma bo kurrë i pyetje. Dakord je?
Qytetari ? Po! Në rregull.
Doktori ? Po e bamë, do ta bojmë pa pyetje. Edhe pa fol hiç, tak.
Qytetari ? Ok!
Doktori ? Edhe do të them bahet, s?bahet. A më kuptove?
Qytetari ? Ahaa.
Doktori ? S?ka nevojë këtu me u përfshi as komisioni, as stërkomisioni. Ka nevojë na me krye punë.
Qytetari ? Në rregull!
Doktori ? Në e bëfsha, mirë! S?e bojsha, ne shnosh! Na me zor s?mund t?i bimë kujt më qaf.
Qytetari ? Jo, jo!
Doktori ? Shumë e vështirë është. Jo e vështirë, po super e vështirë.
Doktori ? Atë ditë, që të vish në shtatë e gjysëm, ke për të qënë para asaj derës, aty ku thotë kempi epror. Je tu më nigju?
Qytetari ? Po!
Doktori ? Ke me taku një burrë nja 60 vjeç. Është si tullac, është tullac, nja 60 vjeç, një burrë trup mesatar është. Ke me i thanë emrin tim, jam i filanit. A më kuptove?
Qytetari ? Po!
Doktori ? Ti ke punë veç me shku aty. Më shtatë e gjys me qenë me ? aty në mëngjes. Masanaj, të tjera duhen gjëra përpara me i akordu.
Qytetari ? A don para lekët?
Doktori ? S?bëhet llaf, se s?kam si me i than burrit t?huj. Ti duhet me i pru? Me sa jena sot?
Qytetari ? Sot X më duket.
Doktori ? Më X! Nejse, unë kam kujtu se ti i bin sot, po nuk prish punë.
Qytetari ? Ndoshta më vonë. Të shkoj, t?i marr te?
Doktori ? I merr këtu?
Qytetari ? Po!
Doktori ? Po, në i marrsh këtu, aq më mirë!
Qytetari ? A takohena ma vonë?
Doktori ? Ma vonë! E unë kryj punë me burrin e huj direkt.
Denoncuesi merr paratë dhe shkon te spitali i Pukës për t?ia dorëzuar mjekut Paloka.
Doktori ? Unë jam tu dal te kirurgjia. Bisedo me Xxxx! Unë jam tek shkallët.
Hajde me mu! Pse më ke pru njerëzit? S?du asnjë njeri me vete!
Doktori ? Futi cetu! (këtu)
Qytetari ? A je tu i numëruar?
Doktori ? S?jam tu i numëru, hë i q? robt!
Qytetari ? Në rregull!
Doktori ? Na ec puna, e ke të mbarume! S?na eci, i ke?
Në fund shkon te Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë të Invalidëve Tiranë, ku përballet me kryetarin 60 ? vjeçar, i cili ishte dhe personi që i kishte treguar mjeku Florian Paloka.
Kryetari ? Xxx si je? Protezë nuk ke vënë?
Qytetari ? Jo!
Kryetari ? Nuk ke vënë. Kur i ke prerë duart?
Qytetari ? Në 97-tën.
Kryetari ? Ti s?ke ndonjë gjë, ndonjë aktivitet ndonjë punë, nuk ke? Nuk punon dot?
Qytetari ? Jo!
Kryetari ? Ku banon?
Qytetari ? Në Pukë.
Kryetari ? Ok! Po mirë, shko atëherë!
Qytetarit i njihet kempi, pasi komisioni i KMCAP-së Tiranë e konsideroi invalid pa të dy duart, duke justifikuar në këtë mënyrë ligjin e ri.
Pas transmetimit të korrupsionit në emisionin ?STOP?, reagoi Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, e cila pezulloi nga detyra mjekun Florian Paloka nga KMCAP e Pukës me motivacion shkelje të rëndë të procedurave dhe afer korruptive. Gjithashtu masa e pezullimit dhe fillimi i procedurave administrative u dha edhe për Thanas Furerajn dhe Ariola Përnaskën nga KMCAP-ja qendror. Por çuditërisht në njoftimin e kësaj ministrie nuk është specifikuar kallëzimi për ndjekje penale ? / tvklan.al
Pas mbledhjes me dyer të mbylluara të Kryesisë së Forumit Ri...
Avokati Spartak Ngjela, në një postim të fundit në rrjetet s...
Ndërkohë që tre institucionet e përfshira në procesin e vett...
Pas atentatit mafioz të ndodhur në qendër të Lushnjës, në af...
Pas atenteti të mbrëmjes së sotme në Lushnjë ku mbetën të vr...
Pas atentatit të mbrëmjes së sotme në qytetin e lushnjës, ku...
Një grua nga Korça i kishte kërkuar vajzës së saj të shkonte...
Detaje të tjera janë zbuluar nga atentati mafioz në Lushnjë,...
Është bërë i mundur identifikimi i dy personave të cilët mb...
Pas masakrës së pak çasteve më parë të ndodhur në qendër të ...
Një ngjarje e rendë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë. ...
Atentati me armë në qendër të Lushnjës ka marrë përmasa të t...
Diçka ka ngecur në propagandën e Rilindjes. Për katër vite n...
Në atentatin e ndodhur pak çaste më parë, tek “Ura e Përroi...
Në redaksinë e “CityNews.al”, ka mbërritur një denoncim nga ...
Vetëm pak caste më parë në Lushnje ka ndodhur një atentat t...
Ndërkohë që vijon seanca dëgjimore me ministren e Kulturës M...
Sikurse kishte paralajmëruar edhe më parë Lëvizja Socialistë...
Ndërkohë që ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, është thirr...
Avokati Altin Goxhaj ka sulmuar ish-ministrin e Brendshëm Sa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...