SHBA drejt heqjes së ndryshimit të orës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Diçka ka ngecur në propagandën e Rilindjes. Për katër vite na u tha se kishim policinë që donim; Se kishim hequr nga rrugët mustaqellinjtë barkderrë për t?i zëvendësuar me djem dhe vajza të reja të devotshëm; Se korrupsioni ishte zhdukur dhe kriminelët nuk largoheshin më në drejtim të paditur.
Miti i policisë që duam u pompua me spote televizive dhe me konferenca marramendëse ku asistonin edhe diplomatët e huaj.
Mjerë kush ishte kritik ndaj tij. Të flisje për ?çunat e Sajmes?, që i linin kriminelët të iknin etiketoheshe menjëherë si pjesë e makinerisë së baltës. Të përmendje batërdinë e kultivimit të hashashit, ishe menjëherë pjesë e kazanit të shpifjeve.
Por tani, me fillimin e mandatit të dytë të Ramës, duket sikur gjithçka ka ndryshuar. Vetë kryeministri në fjalën e tij të parë në parlament falenderoi opozitën për rolin që kishte luajtur në denoncimin e kanabisit dhe pranoi si pa të keq se na paskësh gënjyer për katër vite me radhë.
Megjithëatë, çudia nuk përfundon këtu.
Lapsi.al ka publikuar sot një analizë shteruese ku shpjegohet se si ministri i ri i Brendshëm po çmonton gjithçka që trashëgoi nga paraardhësi i tij (lexo shkrimin poshtë/Lapsi.al). Proceduarat e tenderave të Tahirit po anullohen nga Xhafa, drejtorët e policisë që punuan me të janë hequr të gjithë nga puna, njerëzit e tij të afërt janë lënë në hije si të pabesueshëm.
Natyrisht, askush nuk mund të gëlltisë sapunin për djathë dhe të besojë se mëkatet e policisë duhet të bien mbi ministrin e larguar. Që prej 2013 edhe policia, ashtu si i gjithë shteti, drejtohet me dorë të hekurt nga Rama. Sajmir Tahiri mund të fajësohet për lidhjet me kriminelët, po aq sa Ilir Beqja për tenderat që u dha koncesionarëve të shëndetësisë, apo Eron Veliaj për grataçielat që u ka firmosur oligarkëve të Tiranës. Të gjithë e dinë se pas tyre fshihet një dorë e vetme dhe, faji i atyre që kanë nënshkruar, është se nuk kanë ditur t?i rezistojnë.
Por tani Rama, i diskredituar në publikun vendas dhe i kapur mat nga partnerët ndërkombëtarë, po bën gjithçka për të treguar se të gjitha fajet i ka pasur Sajmir Tahiri. Ai në fakt po përsërit të njëjtën lojë të vjetër, që luajti kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës. Edhe atëherë, pasi u doli boja rryshfeteve të mëdha që jepeshin për lejet e ndërtimit në kryeqytet, ai i hoqi qafe një e nga një edhe Gonxhen, edhe Lamen, edhe Kodhelin. Qëllimi ishte i qartë: fajin për këtë e kanë të tjerët dhe unë nuk kam ditur gjë.
Tani në kryemistri, ai po përpiqet të inskenojë kapitullin e dytë të të njëjtit serial, duke krijuar përshtypjen se i gjithë mëkati ka qenë i Saje Qorrit (nuk do të jetë çudi që një ditë ta thërrasi edhe ai si Berisha) dhe i çunave të tij.
Dhe deri këtu, në raportin e shefit me vartësin, Rama është në të drejtën e tij. Nëse njeriu me të cilin ka ndarë pushtetin, influencat, lidhjet me krimin dhe paratë që burojnë prej tij, e pranon këtë linçim, kjo është një çështje e krenarisë apo e nënshtrimit personal. Ai mund të rebelohet ose të ulë kokën.
Por, përpos raportit Rama- Tahiri, kjo histori ka edhe në anën tjetër. Atë që duhet të ketë qeveria me publikun. Dhe pikërisht këtu propaganda e Rilindjes ka ngecur. Sepse nga njëra anë ajo vazhdon t?a quajë historinë e policisë që deshëm një histori suksesi dhe nga ana tjetër do të përbaltë njeriun që e ka drejtuar për katër vite atë. Pra ajo po përpiqet të shesë fabulën e pamundur të një policie perfekte, të drejtuar nga një kupolë mëkatarësh. Dhe këtë zor se është në gjendje ta besojë ndokush. (Lapsi.al)
Në atentatin e ndodhur pak çaste më parë, tek “Ura e Përroi...
Në redaksinë e “CityNews.al”, ka mbërritur një denoncim nga ...
Vetëm pak caste më parë në Lushnje ka ndodhur një atentat t...
Ndërkohë që vijon seanca dëgjimore me ministren e Kulturës M...
Sikurse kishte paralajmëruar edhe më parë Lëvizja Socialistë...
Ndërkohë që ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, është thirr...
Avokati Altin Goxhaj ka sulmuar ish-ministrin e Brendshëm Sa...
Gazetarja Sonila Meço ka reaguar në lidhje politikat ekonomi...
“Ja si i bëhet presion punonjësve shëndetësorë për të plotës...
Gjermania ka refuzuar kërkesën për azil të paktën 44 shtetas...
Historiani Kastriot Dervishi, ka vijuar me publikimin e doku...
Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare...
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Korçë, bënë ...
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku d...
Gazetari i kronikës Flamur Vezaj, i profilizuar për marrëdhë...
Banorët e zonës së Farkës kanë ngritur zërin në lidhje me ve...
Kultura jonë masone karshi Enverit është bërë e modës tashmë...
Operacioni “Vjeshtë 2017” për sekuestrimin e aseteve krimina...
Specialistët për Krimet e Rënda në Elbasan, në bashkëpunim m...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri is...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...