web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Seanca ndaj Shullazit / Kush gënjeu në Gjykatë dhe pse u kërcënua Koni!?

11 Tetor 2017, 14:12, Aktualitet CNA

Gazetari i kronikës Flamur Vezaj, i profilizuar për marrëdhëniet me prokurorinë dhe policinë, ka reaguar pas seancës gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit, të mbajtur ditë më parë.

Me antë të një komenti të tij, gazetari Vezaj ka ngritur dyshimet se në dëshmitë e dhëna në lidhje me rastin dikush ka gënjyer, ndërsa jep edhe një ide dhe mendim tijin se kush mund të ketë kërcënuar rektorin e Universiteti të Tiranës Mynyr Koni, për të tërhequr kandidimin e tij nga ky post.

“Kush genjeu ne Gjykate dhe pse u kercenua Koni!?
Sipas deshmive te dhene ne prokurori te ketyre personazheve te rastit E.Shullazit!
Vec humbjes se kujteses nga pedagoget per personazhin Shullazi te tjerat kane qene ne sinkron!”, – shkruan ndër të tjera Vezaj.

Në vijim të komentit të tij, Vezaj ka sjellë edhe dëshmitë e ish-Rektorit të Universiteti të Tiranës Dhori Kule, të rektorit aktual Mynyr Koni dhe ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

“Dhori Kule: …Pas kercenimit fola ne telefon me E.Ramen dhe ai me lidhi me S.Tahirin dhe me pas bashke me L.Nikollen, H.Cakon e E.Hodaj u takuam ku me premtuan qe do ta zgjidhin kete problem! Tahiri me tha do ta mbyll une kete problem! Dy ore pas takimit ka dal S.Berisha ne konference per media!…
M.Koni: …Pas kercenimit kam fol me familjen, me pas me L.Nikollen dhe brenda pak minutaah me ka marr kancelari e me ka thene se do takohemi me M.Brendshem me te cilin jam takuar e i kam treguar ngjarjen ku ishte edhe L.Nikolla, H.Cako e E.Hodaj qe mbanin shenime ato qe thoja. Me pas kam paraqita doreheqjen nga kandidimi por nuk u pranua! Rreth dy ore me pas S.Berishen doli ne media e beri publike…
L.Nikolla: …Me mori Dh.Kule ne telefon dhe me tregoj kercenimin dhe me pas bashke me S.Tahirin, H.Cakon e E.Hodaj kemi takuar profesoret qe i premtuam se do te ndjekim rrugen ligjore!…” – shkruan gazetari.

Sipas gazetarit, nga dalja e ish-kryeministrit Sali Berisha në konferencë për shtyp, ku deklaroi se është kërcënuar kandidati Koni, erdhi edhe reagimi i policisë, të cilët e shoqëruar Shullazin, e më pas u dha masa e sigurisë ndaj tij arrest me burg. Por gazetari ngre pikëpyetje se përse gjatë shoqërimit, policia i kishte fikur kamerat e trupit!

“Pas daljes se S.Berishes ne konference policia kerkon nga E.Shullazi te paraqitete ne Polici e ai nuk merr mundimin dhe pas kesaj zyrtaret e larte e dergojne te rruga ?Kavajes? zv/drejtorin e Policise se Tiranes dhe me qetesi e dashuri (kamerat e trupit nuk filmonin) e sjellin Shullazin te policia! Pas disa telefonatave me debate e ze te larte nga brenda drejtorise, aty rreth ores 22:45 shkon urdheri i Prokurorise per Krime te Renda per ndalimin e Shullazit! Edhe per kete pjese ka pas debate qe tashme i kam thene dhe perfundimisht Shullazi mbeti ne qeli!”, – ndërsa shton se “Tani kush e mori vesh i pari, kush e denoncoi e kush genjen besoj kuptohet kur i lexoni keto reshta!!!”.

Por sipas gazetarit kjo histori nuk përfundon me kaq, pasi shumë pyetje mbeten pa përgjigje, ndërsa cek se përveç kandidates prë postin e Rektorit, nuk kishte interes që Koni të mos zgjidhej në krye të UT-së.

“Ka edhe me shume kjo histori…pasi jane disa pyetje ende pa pergjigjie, kush kishte interes per mos zgjedhjen e M.Konit Rektor, vec kandidates tjeter K.Dibra, pse kishte refuzuar M.Koni ?pazaret? per fushen ne hyrje te Qytet Studentit, kush i kishte premtuar ?pronareve? qe nese nuk zgjidhet Rektor M.Koni ?pronen? do e merrnin, kush e ?punesoi? Shullazin si ?permbarues? ne kete ceshtje, c?lidhje ka me ngjarjen ky zv/ministri i ri i Arsimit dikur zv/rektor E.Demo dhe cfare premtimesh kishte dhene ai nese nuk zgjidhet M.Koni Rektor, pse kjo fushe vazhdon e ?bllokuar? e te shfrytezohet nga Bashkia kur me VKM i eshte kthyer Universitetit te Tiranes, pse nuk realizohet Kampusi Universitar sic ishte premtuar, per cfare ?pazaresh parimore? Bordi Rektoratit eshte perplas me M.Konin dhe kane caktuar administrator, pse Rektorati funksionon me dy vula, kush i pushon kallezimet e Rektorit ne Prokurorin e Tiranes…etj…etj???!!!!”, – shkruan Vezaj, ndërsa shton se kureshtarëve për ngjarjen, mund tua japë dëshmitë në inbox. /CityNews





Lajmet e fundit nga