web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Sali Berisha/ Portalet si maska të Ramës për të mbuluar korrupsionin

8 Tetor 2017, 19:41, Aktualitet CNA

Te dashur miq, dje, pothuaj njekohesisht, Rama dhe Xhafa njoftuan shqiptaret si sihariq te madh me nga nje ?Eureka? per dy problemet qe po gerryejne dhe rrenojne si kancer agresiv qenien tone kombetare; korrupsionin e papermbajtur dhe krimin e organizuar sundues, per te cilat ka nje dhe vetem nje pergjegjes kryesor, dhe ky quhet Edvin Kristaq Rama.

Shqiperia, per here te pare ne tere ekzistencen e saj, eshte vleresuar nga qeveria amerikane si shtylle kryesore, qender operacionale e krimit te organizuar ne rajon, pra vend problematik per sigurine e rajonit dhe si vend me korrupsion rampant, dmth te terbuar/apo i papermbajtur, dhe dihet se korrupsioni quhet i tille kur nuk mund te permbahet sepse ai ka kapur nivelet me te larta.

Dje, Rama dhe Xhafa njoftuan eurekat e tyre ne nje konference te mbushur plot e perplot me zyrtare bandite e kanabiste, qe te gjithe pa perjashtim me te vegjel se sa bosi i tyre, kreu i meduzes se korrupsionit dhe krimit te organizuar, Edvin Kristaq Rama.

Keshtu, per te luftuar korrupsionin e çmendur e te pakontrolluar si dhe krimin e lidhur me majat me te larta te pushtetit, Rama paraqiti portalin e ri “Shqiperia qe duam”, i pesti i ketij lloji ne tre vitet e fundit, me te cilin ai do te zhduke korrupsionin ne Shqiperi.

Kurse Xhafa i droges informoi se se shpejti do miratohet strategjia re per luften kunder krimit te organizuar.

Personalisht nuk kam asgje kunder platformave, portaleve dhe strategjive qe perdoren per luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, madje i konsideroj te domosdoshme. Por kur kalohet nga nje platforme apo portal cdo 6 muaj, siç eshte rasti i platformave kunder korrupsionit te paraqituara dhe trumbetuara me te madhe nga Rama 3 vitet e fundit, apo kur kalohet nga nje strategji ne nje tjeter te luftes kunder krimit te organizuar dhe droges, te paraqitura zyrtarisht si fjala e fundit po nga Rama cdo pese muaj, platformat dhe strategjite e tij te ndjellin kurpin dhe neverine.

Ato te duken thjesht si maska jo te zeza te banditeve ne rruge por si maska te florinjta te krye-kumbares Rama dhe kumbareve te tij ne pallatet e pushtetit, me te cilat pasi kane vjedhur qindra milione euro dhe duan te maskojne vazhdimin e vjedhjeve prej qindra e qindra miliona te tjera ne dogana, tatime, tendera, koncesione dhe partneritete publik-privat.

Te besosh se do te ndaloje portali i radhes Ramen dhe lejtenantet e tij te vjedhin me shume, eshte njelloj sikur te besosh se Rama nuk ishte autor kyesor dhe direkt i vjedhjeve me te medha te ketyre kater viteve ne historine e vendit, me fjale te tjera eshte njelloj sikur te besosh rrethin katror. Sikunder te besosh ne suksesin e strategjise se radhes te Rames dhe Xhafes, te luftes kunder krimit te organizuar dhe droges, eshte njelloje sikur te besosh se nuk eshte Rama qe futi ne parlament vrases, perdhunues, trafikante, se nuk eshte ai qe kandidoi per kryetar bashkie Rroshet, Bushet, Termetet, se nuk eshte Rama qe mbolli anekend me kanabis Shqiperine, pra eshte njelloj sikur te besosh se eskimezet jetojne ne shkretire apo te besosh se Xhafa nuk e ka vella Agronin dhe nuk eshte ne konflikt flagrant interesi ne detyren qe ka.

E verteta eshte se, ne Shqiperi sot nuk ka njeri qe beson me ne strategjite dhe platformat e Rames apo Xhafes. Ato jane thjeshte maska per te mbuluar lidhjet e Rames me krimin dhe vjedhjet e tij te ardhshme, si dhe per ti shitur aty ku mundet me miqte e tij! sb

*Shkrimi është marrë nga rrjeti social i Sali Berishës





Lajmet e fundit nga