Mediat italiane/Edi Rama, dora e djathtë e Sorosit mbi gadishullin ballkanik, pritet të hapë kufijtë për klandestinët
Me 22 shtator kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizi...
Në një dalje për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se LSI, shqyrtoi me vëmendje qëndrimin e ambasadorit Lu në lidhje me kriminalitetin në vend.
?LSI shqyrtoi me vëmendje qëndrimet e ambasadorit Lu lidhur me adresimet për problemet e rënda që po përjeton vendi. Ndajmë të njëjtin shqetësim lidhur me këtë çështje e cila po kompromenton sigurinë e jetës së çdo qytetari?-deklaroi Vasili.
Sipas Vasilit një drejtësi e kapur nuk mund ta kryejë kurrë detyrën e saj, dhe qeveria po synon pikërisht kapjen e organeve të drejtësisë.
Vasili në daljen e tij për mediat i bëri thirrje ambasadorëve të akredituar në vendin tonë të ushtrojnë ndikimin e tyre, që të shpëtohet Vettingu.
?Kryebanditi ka emër, është ai që inkurajon bandat dhe trafikun e drogës. Sot jemi më të shqetësuar se kurrë dhe ky shqetësim pa dyshim ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Duhet ti japim fund një herë e përgjithmonë kësaj situate të rëndë?- tha ndër të tjera kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim sapo përfundoi mbledhjen e tij e cila mori në shqyrtim jo vetëm zhvillimet në Kuvendin e Shqipërisë dhe axhendën e tij por njëkohësisht dhe disa zhvillime të rëndësishme të jetës politike në vend. Së pari dua tu informoj që grupi mbështet plotësisht nismën e deputetit të qarkut të Dibrës, Z.Përparim Spahiu lidhur me projektligjin e propozuar nga ai për statusin e minatorit. Një çështje kjo e një rëndësie të jashtëzakonshme dhe tepër delikate e cila si e tillë do të ketë mundësinë që të komunikohet nga vetë deputeti në një dalje me mediat në ditët që vijojnë dhe që do të pasojë edhe me mbrojtjen e kësaj nisme në Komisionin Përkatës të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale. Gjithashtu Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim shqyrtoi me shumë vëmendje në mënyrë të veçantë qëndrimet e sotme të Ambasadorit Amerikan Z. Donald Lu, lidhur me adresimin nga ana e tij të problematikës tepër të rëndë që po përjeton vendi lidhur me krimin e organizuar dhe me efikasitetin tepër të ulët ose inekzistent të luftës ndaj këtij krimi dhe bandave që e përfaqësojnë atë. Dhe ndamë të njëjtin shqetësim me atë të Ambasadorit Amerikan lidhur me këtë çështje e cila po kompromenton jo vetëm imazhin, jo vetëm sigurinë dhe stabilitetin e vendit, dhe të rendit publik por njëherazi dhe sigurinë e jetës së çdo qytetari. Ne e kemi debatuar fort dhe për këtë arsye dhe Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Znj. Monika Kryemadhi i është drejtuar Ambasadorit Lu dhe Ambasadores Vlahutin lidhur me çështjen e Vetitngut pasi pa një Vetitng të pavarur me integritet të lartë nuk mund të ketë në asnjë mënyrë një luftë efikase ndaj krimit të organizuar. Pasi një drejtësi e kapur nuk do mund ta kryente kurrë këtë dhe e kundërta do të ndodhte, do të kishim një rëndim akoma më ekstrem të situatës së vendit dhe një rrëshqitje të saj në një drejtim krejtësisht të paparashikuar dhe tepër të rrezikshëm. Kjo është arsyeja që debatuam fort edhe në sallën e Kuvendit. Pikërisht për këtë arsye I jam drejtuar dhe publikisht Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin që ata të ushtrojnë ndikimin e tyre dhe fuqinë e shteteve që ata përfaqësojnë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkësisë së Shteteve Europiane për të imponuar maxhorancën, e cila me arrogancë dhe e kapur bëri veprimin e fundit për kapjen e Vettingut nëpërmjet vendimeve të fundit në Kuvendin e Shqipërisë. U kam kërkuar dy ambasadorëve të nderuar që ata të ushtrojnë të gjithë autoritetin e tyre për ti kthyer mbrapsht këto vendime, për ti rishikuar dhe për ta çliruar Drejtësinë dhe Vettingun nga kapja. Në asnjë mënyrë, kjo situatë tepër e rëndë e krimit, e trafiqeve të drogës, të cilët ushqejnë krimin e organizuar dhe anasjelltas, ai I mban gjallë dhe I mbështet si krah I armatosur ato, nuk do mund të luftohen në asnjë rast, në rast se drejtësia shqiptare dhe pastrimi I saj nëpërmjet Vetingut nuk do të ndodhë, pasi Vettingu kapet nga qeveria shqiptare. Dhe gjithçka që është investuar për Vetingun, ka qenë për të investuar një Vetting tërësisht të pavarur, me integritet të lartë, profesional, moral dhe ligjor e cila do të garantonte këtë proces dhe të ardhmen e shqiptarëve. Është akoma në kohë që të rishikohen dhe të kthehen mbrapsht këto veprime të turpshme dhe skandaloze, provë e një kapje të pacipë të Vettingut nga maxhoranca. Nuk ka më kohë as për të heshtur, nuk ka më kohë as për të qëndruar pasiv. Në rast se kjo nuk do të ndodhë, ne nuk do të bënim asgjë tjetër, por Shqipërinë do ta linim në dorë të këtyre bandave, të cilat janë në dritën e diellit dhe të cilat sot Ambasadori Amerikan pati meritën e madhe që ti tregojë me gisht. Ai tregoi të gjithë banditët me radhë, u kujdes të mos nominonte vetëm Kryebanditin, I cili dihet se cili është. Pasi kryebanditi ka emër dhe është pikërisht ai që nuk I lufton bandat, I cili e inkurajon policinë që të mos merret me punën e saj, por të mbledhë vota, që të mos luftojë trafikun e drogës, por ta inkurajojë dhe ta drejtojë atë. Dhe pikërisht për këtë arsye, sot jemi më të shqetësuar se kurrë. Ky shqetësim tashmë është I qartë se ka kaluar dukshëm kufijtë e Shqipërisë, ka kaluar dhe oqeanin dhe ndodhet më së fundmi në një vëmendje shumë të madhe të vendeve mike, por edhe të shërbimeve partnere, të cilët unë e nënvizova edhe në sallën e Kuvendit, për ti dhënë njëherë e përgjithmonë kësaj situate nga më të rëndat që vendi ka përjetuar ndonjëherë, dhe që e cila mund të zgjidhet dhe mund të marri rrugën e duhur vetëm kur instrumentat ligjor, ku Vettingu është një I tillë, mund të funksionojnë të pavarur dhe të pakapur as nga qeveria dhe as nga krimi i organizuar. / CityNews
Me 22 shtator kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizi...
Gjatë ceremonisë së zhvilluar me rastin e 20 vjetorit të shk...
Me 22 shtator kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizi...
Policia e Vlorës ka nxjerrë detaje të reja për ngjarjen e di...
Të paktën 50 njerëz janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosu...
Policia e Tiranës arrestoi shtetasit Olsian J., 23 vjeç, dhe...
Rreth një ore më parë mediat raportuan se një një qytetar is...
Ministrja Ogerta Manastirliu do të ndjekë nga afër aksionin ...
Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë, në hyrje të Repu...
Seanca gjyqësore për ligjin e Vettingut, e cila është ankimu...
Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor, në Drejtorin...
Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Shijak, pa...
Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, nëpërmjet një statusi në rrj...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim të...
Zbatimi i reformës në drejtësi do të thotë që duhet të përmi...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, mo...
Pas deklaratave të forta të ambasadorit Lu në lidhje me krim...
Brixhida Kokëdhima i përgjigjet komentuesit: Nuk bashkohen q...
Një skandal ka ndodhur në Parkun Arkeologjik të Butrintit, k...
Specialistët për Krimet, në Stacionin e Policisë Prrenjas bë...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...