web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna në studion televizive/ Prokuroria nis hetimet ndaj Milaim Zekës

2 Tetor 2017, 12:37, Aktualitet CNA

Dy deputetët e Kuvendit, Frashër Krasniqi e Milaim Zeka, janë nën hetime të Prokurorisë së Shtetit. Frashëri është nën hetim për lëndim të lehtë trupor, kurse Zeka për kanosje.

Nisjen e hetimeve kundër Zekës e ka bërë të ditur avokati i Frashër Krasniqit, Tomë Gashi. Pas vendimit të Gjykatës për ta lënë të lirë Krasniqin, Gashi ka thënë se Prokuroria po zhvillon hetime ndaj Zekës.

Krasniqi ishte ndaluar nga Prokurori, ndërsa sot Gjykata ka vendosur ta lërë të lirë deputetin e Vetëvendosjes. Gjykata i caktuar masa e sigurisë Frashër Krasniqit që i ndalon afrimin ndaj personit të caktuar, të dëmtuarit Milaim Zeka në Kuvend 5 m, ndërsa jashtë 100 m.

Frashër Krasniqi, të premten, ka grushtuar Milaim Zekën, gjatë një debati të drejtpërdrejtë televiziv. Deri te përleshja fizike ka ardhur pasi dy deputetët kanë fyer e akuzuar njëri-tjetrin./ CityNews





Lajmet e fundit nga