web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti Deda ka një propozim për të shmangur dhunën

30 Shtator 2017, 18:47, Aktualitet CNA

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, ka shprehur një propozim se si të ndërpritet dhuna në skenën politike kosovare.

Sipas Dedës, partitë politike në Kosovë patjetër duhet që ta përpilojnë, ta nënshkruajnë dhe t?i përmbahen një Kodi të Mirësjelljes. Në të kundërtën, dhuna do të bëhet pjesë përbërëse e politikës kosovare.

Reagimi i Dedës erdhi pasi dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi i Vetëvendosjes dhe Milaim Zeka i Nismës për Kosovën, janë përleshur fizikisht gjatë një debati televiziv. Pas fyerjeve e ofendimeve të ndërsjella, Frashër Krasniqi ka grushtuar Milaim Zekën./CityNews





Lajmet e fundit nga