web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fundosja e anijes në Turqi/ Të paktën 22 të vdekur

23 Shtator 2017, 10:13, Aktualitet CNA

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën ndërsa pesë të tjerë konsiderohen të zhdukur nga fundosja e anijes me emigrant në bregdetin e Turqisë, në Detin e Zi. Lajmi është bërë i ditur nga roja bregdetare e Turqisë, e cila gjithashtu ka bërë të ditur se 40 persona janë shpëtuar nga anijet e shërbimit kufitar.  Sipas autoriteteve pjesa më e madhe e emigrantëve ishin irakianë, që përpiqeshin të kalonin në Rumani, shtet anëtar i Bashkimit Europian. Kapiteni i anijes ishte sirian dhe policia është në kërkim të trafikantëve të tjerë. Kohët e fundit, gjithnjë e më tepër migrantë po përpiqen të kalojnë nga Turqia në Detin e Zi dhe të arrijnë në Rumani./ CityNews





Lajmet e fundit nga