Protestuesit në refren kërkojnë largimin e Ramës: Duam dorëheqjen
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Një status i Sali Berishës në Facebook, për një reklamë të diskutueshme të Universitetit Europian të Tiranës, ka shërbyer për një hapur një etapë të re , të një sherri të vjetër, atë mes Prof Artan Fugës dhe pronarit të këtij universiteti, Henri Çilit (lexo lajmin poshte/ Lapsi.al).
Për kë ka treguar pak më shumë i vëmendje ky është një konflikt permanent që shpërthen në mënyrë ciklike në mbarë mediat tona. Të dy personazhet e tij, duket sikur i ndan çdo gjë mbi të cilën debatojnë: arsimi publik apo privat, mënyra se si duhet bërë reforma në arsim, mënyra se si intelektualët duhet t’i qasen politikës, mbështetja për Ramën apo Bashën, mënyra se si jepen diplomat dhe masterat, si përdoren shkollat e larta për qëllime politike, se si financohen mediat që dalin me humbje se sa të vërteta janë idetë liberale dhe ato në mbrojtje të publikes.
Natyrisht ka në këtë debat, goditje poshtë brezit, etiketime si punist apo marksist nga Çili që e ka më të vështirë të replikojë në rafshin e ideve, evokime ndihmash nga Fuga që i kujton ish dishepullit të vet mënyrën se si u doktorua në Paris. Por ka gjithashtu edhe përplasje për problemet reale të shoqërisë shiptare, për rolin e intelektualëve që flasin në emër të interesit publik dhe të pronarëve që bëjnë avokatinë e fitimit të tyre.
Lexuesit shpesh e kanë të vështirë të dallojnë mes tallazeve të këtij debati background-in real të asaj që ndodh mes Çilit dhe Fugës? Përse përplasen? Cilat janë llogoret që i ndajnë? Dhe cila është historia e një marëdhënieje miqësie, e cila me kalimin e viteve u shndërrua në armiqësi publike? Lapsi.al është kthyer në një vështrim retrospektiv.
Henri Çili është njohur me prof Fugën që në vitet e fundit të shekullit të kaluar, kur Çili vendosi ntë studiojë në Francë. Pastaj ata kanë bashkëpunuar, në katedrën e gazetarisë në universitetin publik, në gazetën Standard që u hap pas rikthimit të Berishës në pushtet në vitin 2005, ku Fuga kishte një rubrikë të përjavshme dhe në fund për projektin e UET.
Kur Çili bashkë me ortakët e tij vendosi të nisë aventurën e Universitetit Europian, profesori ishte një nga shtyllat kryesore që ai donte të përdorte për besueshmërinë dhe emrin e këtij biznesi. Dhe sa më shumë projekti avanconte, sa më shumë Henri shmangte bashkëtheleluesit e tjerë, aq më shumë i duhej Artan Fuga. Ashtu siç e pohon dhe vetë, punistit dhe marksistit të sotëm, ai i është lutur për muaj e vite me radhë të bëhej president i UET.
Nga ana tjetër profesioni i ndërthurur me miqësinë i bëri të dy të bashkëpunonin edhe që Henri të doktoronte në Paris. Fuga sot e sfidon duke i thënë se nuk është në gjendje as ta përkthejë nga frengjishtja tezën e tij, ndërsa Çili e pranon ndihmesën dhe shtysën e fuqishme të profesorit në doktorimin e tij.
Po atëhere ku nisi thyerja?
Në rrëfimin që bën Henri Çili pretendohet se mospranimi i Fugës për të qenë vetëm rrogtar i tij solli krisjen e parë. ?Në 2012-2013, pas një kooperimi të gjatë si pedagog i jashtëm dhe si konsulent, profesor (duhej që )Fuga të vendoste në lidhje me propozimin tim për të qenë ?plotësisht në UET ose plotësisht jashtë UET-it?, pasi kishte marrë propozimin për të qenë president i Universitetit Europian të Tiranës. Profesor Fuga e pa me vend, për arsyet dhe konceptimin e tij, që të mos e pranonte këtë ofertë? ka thënë ai në një nga replikat e shumta.
Gjatë tyre, gjysëm me paturpësi dhe gjysëm me transparencë ai ka përmenduar se Fuga është paguar nga UET me rreth 110 mijë euro për konsulencën dhe mësimdhënien e tij. Por duke i hedhur poshtë pretendimet e ish dishepullit të vet se kishte marrë nga universitetet private reth 500 mijë euro paga, Fuga ka treguar nëpër reagime të ndryshme arsyet e vërteta që e ndanë nga ish admiruesi i tij. Ai ka përmendur përdorimin politik që Çili ka tentuar t?i bëjë UET duke iu referuar kryesisht mbështetjes së Lulzim Bashës në vitin 2011 me ?Inisiativën për Tiranën?.
Pastaj ai ka bërë të ditur se nuk e suportonte dot makutërinë në dëm të cilësisë. Sipas Artan Fugës ai vendosi të ndahej me UET dhe t?i thoshte jo propozimit: ?Ose komplet me ne ose jashtë nesh? kur, filloi shllafaria e masterave: ?Me kujtohet kur çau në dysh kanatet e UET për të mbipopulluar sallat e leksioneve me nëpunës që nga ndrojtja se mos humbisnin vendet e punës e të tjerë pranonin të zënë keq një masterizim duke paguar qimet e kokës! Nuk dalloja dot më a isha në miting apo në leksion! Atëhere më hyri dyshimi dhe vendosa të iki me vrap. U zhvleftësua diploma e masterit, sepse një diplomë që të gjithë e kanë nuk vlen as për karrierë, sikurse u zhvleftësuan qindrat e doktoraturave që rrjedhin si uji në Lanë?.
Më pas përplasjet u bënë të vazhdueshme. Ato u shfaqën në publik me Reformën e arsimit të lartë që i barrikadoi të dy ish miqtë në pozicione diametralisht të kundërta. Prej asaj kohe Çili e etiketon Fugën si një punist që do të ruajë monopolin e zvjedhur të universiteteve të degraduara publike mbi universitetet private. Ndërsa Fuga përdor sarkazmën duke e etiketuar si një liberal fallco që kërkon që universitetin t?ia mbushi shteti.
?Ky liberali, i ideologjizuar deri në thonjtë e gishtave dhe në rrënjët e flokëve. Ky liberali që për cdo ide të kundërt me të tijën hidhet në etiketime banale, ky liberali që për klientë të arësimit që thotë se menaxhon ka klientët që ja jep shteti me dhunë ndaj tyre! Ky liberali që median e vet e ka jashtë, krejt jashtë tregut, dhe e quan fondacion. Ky liberali që reklamon sipërmarrjen e vet arësimore te gazeta e vet që është asociuar me logon e sipëmarrjes që ajo reklamon. Ky liberali që bën reklamën e qendrës së vet për arësim duke afishuar fytyrat e pedagogëve të punësuar te ai në stacione autobuzesh si askund në kapitalizëm? shkruante sot Fuga!
Por, sherri plasi keq në publik pasi përpos qëndrimeve për ligjin e arsimit të lartë, Fuga vendosi të mbështesë edhe çadrën e opozitës. Pak kohë më parë Henri Çili që dikur kishte kërkuar një mandat të tretë për Berishën, kërkoi me gojën plot një mandat të dytë për Ramën: të dyve më të njëjtin motivim: si reformatorë.
Dhe në vazhdën e sulmeve që ndërmori kundër të gjithë kritikëve të Ramës, që nga i përhershmi Lubonja e deri tek më rishtari, ish miku i tij Zheji, Henri nuk kurseu me një shkrim të gjatë në MAPO, as Fugën. ??profesor Fuga në këtë debutim të ri tëndin në angazhimin direkt në politikë, shumë të mirëpritur, dua të theksoj diçka, më shumë se sa për ju, për Lulzim Bashën. Nuk di nëse ju jeni angazhuar me Bashën ngaqë ai ka thënë se do të anulojë ligjin e arsimit të lartë, por e vërteta është se jeni duke e ndotur me ca punizëm diskurin e Lulzim Bashës, madje me shumë punizëm diskurin e një partie të djathtë. Me tezat tuaja që shpesh herë i merr zoti Basha, të tipit ?të heqim financimin privat për partitë politike?, ?asnjë para publike për sektorin privat?, ?të forcojmë sektorin shtetëror në shërbimet publike? etj., Lulzim Basha është duke tradhtuar frymën liberale i shkrujati mes të tjerave Çili.
E që pas pranverës së vjetshme nuk ka më kthim pas. Editorialistë dhe gazetarë të MAPO, nuk lënë rast pa e sulmuar profesorin. Pa e quajtur sovjetik, marksist, punist të vjetëruar. Dhe që prej kësaj kohe Fuga vazhdon t?i përgjigjet në dy rrafshe. Së pari në rolin e profesorit që nuk ?mund të durojë që rinia shqiptare gjoja të arsimohet dhe të rripen prindërit për një të drejtë politike bazë si ajri, drita, pejzazhi, sikurse është arsimi universitar publik falas?.
E natyrisht që nuk mungon të bëjë edhe rolin e boksierit që di të qëllojë nën brez. Në statuset e tij të shpeshta, Henri Çilit vazhdon t?i përmendë emrin që ka ndryshuar, ta konsiderojë si dele që blegërin, si fikacak që një herë rend të përkëdhelë Ramën e pastaj nxiton të qetësojë Berishën, dhe t?i thërrasë ?Pauvre Henri?. Dhe në fund si për ironi, Fuga gjithmonë betohet se i injoron debatet e mërzitshme dhe të pavlera me Çilin. Por sapo thotë këtë, mbi filozofin ngrihet ish miku i dikurshëm që shton: ?Çdo gjë që bën Çili në hapësirën publike ka të njejtën vulë të mediokritetit dhe banalitetit intelektual në sytë e mi! Më duket e stërvjetër, e kthyer disa herë mbrapsht, e tejkaluar?.(lapsi.al)
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka sulmuar edhe njëhe...
Një tjetër rast kërcënimi përmes rrjeteve sociale është shën...
Kreu i PD-së Lulzim Basha foli sot për Reformën Zgjedhore dh...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me të tijët për ...
Shqiptari i shpallur në kërkim 7 ditë më parë pasi përplas...
Gjatë muajit tetor pritet që të nisin punë organet e reja të...
Një skandal është përcjellë nga mediat në Kosovë ku një depu...
Pak ditë më parë ish-kryeministri Berisha lajmëroi publikun ...
Një mur antiplumb pritet të ndërtohet rreth Kullës Eiffel në...
Dy vëllezër nga Cërriku janë vënë në pranga pasi kanë rrahur...
Të gjitha partitë dhe sidomos ato që na përfaqësojnë në Parl...
Është bërë e udhës në politikë që deklaratat politike të dhë...
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë para gazetarëve në orën 15...
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka lajmëruar sot mediat se do të d...
Është kthyer në një debat të fortë publik çështja e reklamës...
Një qytetar nga Elbasani ka informuar se Elbasani vijon të j...
Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Elbasanit pas ...
Ish-zëdhënësja e Sali Berishës, Erla Mëhilli ka ironizuar pr...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe ai i Kor...
Policia në Ukrainë po heton përleshjet që shpërthyen me 18 s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...