Felix Bilani kujton vrasjen e Azem Hajdarit dhe bisedën me Sokol Olldashin
Fotografi Felix Bilani ka kujtuar vrasjen e 19 viteve më par...
Nga Mero Baze
Edhe pse debati që ka hapur loja ?luftash?, e Sali Berishës për Lulzim Bashën, po rikthen vëmendjen tek funksionimi i Partisë Demokratike në opozitë, askush nuk debaton mbi disa zhvillime brenda Partisë Demokratike, së paku nga viti 2013, që janë shkelje flagrante e rregullave të përbashkëta të funksionimit të partisë.
Tre prej tyre, që janë dhe më të fortat, pranohen me qetësi dhe nga vetë Berisha e Basha, por jo vetëm që ata i konsiderojnë normale, por dhe publiku nuk ua ?merr për të madhe?.
E para, është gara mes Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës.
Në kohën që ndodhi gara, statuti i Partisë Demokratike e përcaktonte qartë se kryetari i PD, zgjidhej nga forumet e partisë në Kuvendin e Partisë Demokratike. Nuk ndodhi asnjë ndryshim, asnjë korrigjim, asnjë ndërhyrje në statut para garës, që ta lejonte këtë gjë. Thjesht e tha Berisha, i cili ndërkohë ?ishte dorëhequr?, dhe u bë.
E pranoi biles dhe Sokol Olldashi si fakt të kryer ?dëshirën? e Berishës që pasardhësi të zgjidhej nga baza, edhe pse statuti nuk e lejonte.
Përveç gjithë parregullsive flagrante të garës, që nga frikësimi i mbështetësve të Olldashit nga Berisha, deri tek fletët e votimit me numër rendor, gara ishte në thelb e paligjshme dhe mbeti e tillë edhe ligjërisht. Thjesht Lulzim Basha u shpall kryetar, me një mekanizëm të paligjshëm. Më pas e ndryshuan statutin dhe e bënë që zgjidhet nga baza. Është i vetmi ligj me fuqi paravepruese të cilin e quajnë të gjithë normalitet.
E dyta, ka qenë mënyra se si Lulzim Basha vendosi të bëjë listën e kandidatëve për deputetë më 2017. Ai shkeli statutin, nuk i kaloi ato në Kryesinë e PD, nuk i diskutoi në Këshill Kombëtar, shmangu opinionin e drejtuesve të lartë të PD, çka janë të gjitha detyrime statuore. Nuk e ndryshoi statutin t?i hiqte këto detyrime, nuk bëri ndonjë gjest juridik që ta motivonte këtë. Thjeshtë e bëri dhe askush nuk e ndali.
Më pas Sali Berisha dhe Lulzim Basha e pranuan se ishte shkelje ligjore, por premtuan se ?herën tjetër? do ta bëjnë ndryshe, do ta zgjedhin nga baza. Dhe ky premtimi për legjitimitet herën tjetër, merret dhe si legjitimitet i këtij akti.
Është njësoj sikur një përdhunues t?i premtojë gjykatës se herë tjetër do ta bëjë me dëshirë me femrën që ka përdhunuar dhe ajo ta falenderojë.
E treta, ishte gara e re brenda Partisë Demokratike. Edhe këtu, njësoj si në vitin 2013, ai shmangu procedurën se si dalin kandidatët që ishte parashikuar në statut, nuk lejoi përfaqësim të drejtë të kandidatëve në debatin publik, nuk afishoi listat e votuesve dhe dhjetra shkelje të tjera flagrante të statutit. Nuk ndodhi asgjë dhe thjeshtë u pranua, duke u premtuar që herën tjetër do jetë ndryshe.
Fakti që të gjithë diskutojnë për gjithçka, vetëm jo për shkeljet flagrante ligjore që e bëjnë të mbijetojë Lulzim Bashën në politikë, tregon se shoqëria shqiptare është mbingopur me paligjshmërinë e PD dhe e merr fakt të kryer, që në atë parti nuk ka rregulla. Të kishin ndodhur këto në ndonjë parti tjetër, do duhej vite të tërë të mbyllej debati.
Për PD flasin të gjithë, si për diçka, ku paligjshmëria është rregull dhe nuk debatojnë.
Për këtë lind nevoja të reformohet thellësisht ligji për partitë politike, dhe të bëhet e mundshme paditja e kryetarit për çdo shkelje ligji në gjykatë, për të anuluar proceset
Nëse do kishim një ligj të mirë për partitë politike, dhe një guxim minimal të një anëtari të PD për ta çuar në gjykatë zgjedhjen e Bashës më 2013 dhe 2017, si dhe zgjedhjen e kandidatëve më 2017, gjithçka do ishte anuluar.
Legjitimiteti i partive politike nuk mund t?i lihet voluntarizmit të kryetarëve, pasi këtu zë fill çdo defekt i rëndë i demokracisë në Shqipëri. Vetëm kur kryetarët e partive të ndjehen të rrezikuar nga ligji i partisë së tyre, duke e shpallur statutin të shenjtë dhe të vetmin dokument mbi të cilin drejtohet partia, vetëm atëhere partitë do mund të kthehen nga banda të kryetarit, në prona të antarëve. Shembulli i Lulzim Bashës është i qartë. Ai, ashtu siç është i lirë nga burgu, se ka shmangur gjykatën për akuzën për korrupsion dhe 21 janarin, po ashtu është kryetar partie, pasi partia ka shmangur gjykatën për të verifikuar legjitimitetin juridik të tij. Atë politikë po ja lëmë Berishës.
Fotografi Felix Bilani ka kujtuar vrasjen e 19 viteve më par...
Përmes kredive të bankave kineze Ballkani mund të bëhet gjit...
Koreja Komuniste e Veriut ka gjuajtur një raketë që fluturoi...
Armët e përdorura në ekzekutimin e kryekomisar Artan Cukut n...
Policia e Bulqizës ka arrestuar një person i cili qarkullont...
Pas denoncimit të rastit kur ministry i Bujqësisë së kabinet...
Më në fund ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit R...
Institucioni i Avokatit të Popullit bën me dije se ka nisur ...
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ...
Sot, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, priti në një takim t...
Ende pa nisur mirë punën, Qeveria e kryesuar nga Ramush Har...
Në Kosovë, rreth orës 12:45 minuta ka ndodhur një aksident f...
Në 25 qershor shqiptarët realizuan një palë zgjedhje, ku fit...
Disa peshkatarëve rusë duket se u ka buzëqeshur fati teksa k...
Ne kemi qenë të gjithë fëmijë dhe ne e kemi ndjerë stresin e...
Gjatë mbrëmjes së djeshme, një 28-vjeçar shqiptar është ndal...
Kim Kardashian është duke marrë një goditje tjetër me fillim...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disë foto për vajzën e vo...
Presidenti Ilir Meta, ka pritur në takim shefin e shtabit e ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...