Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Përmes kredive të bankave kineze Ballkani mund të bëhet gjithnjë e më i varur politikisht nga Pekini. Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” analizon ndikimin kinez në Ballkan.
Ballkani nuk ka emër të mirë tek evropianët e tjerë që e lidhin me konflikte etnike, korrupsion, varfëri dhe të gjitha llojet e të këqijave të tjera. Shpesh këto janë stereotipe që nuk u përgjigjen realiteteve të Evropës Juglindore. Megjithatë, jo çdo imazh negativ i Ballkanit është një karikaturë keqdashëse. Mungesa e pavarësisë së mediave në shumë vende të rajonit, pavarësisht se cila qeveri është në pushtet dhe manipulon opinionin publik, është, për shembull, jo një stereotip, por një dukuri e përditshme.
Një fakt tjetër që lidhet me Ballkanin janë shtetet e tij të vogla. Mali i Zi p.sh. nuk ka as një të pestën e banorëve të Berlinit. Por të vogla janë edhe Estonia, Luksemburgu apo Finlanda. Dhe problemi me shtetet e Ballkanit nuk është se janë të vogla, por se janë të dobëta ekonomikisht. Rëndësia e pakët politike dhe ekonomike si dhe pozicioni i tyre midis Rusisë, Turqisë dhe Evropës së pasur Veriperëndimore e bën rajonin të prekshëm ndaj përpjekjeve për manipulim. Shumë është shkruar tashmë për manovrat e Rusisë për të trazuar gjendjen aty, ose për rikthimin e Turqisë në Ballkan.
Ndikim në rritje i Kinës
Një studim i ri hedh dritë tani për një fakt tjetër që deri tani qe anashkaluar: jo fshehurazi, por pa zhurmë Kina është bërë një investitor i rëndësishëm në Evropën Juglindore. Ekonomisti gjerman Jens Bastian, i cili jeton në Athinë, analizoi për disa muaj i ngarkuar nga “Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim” angazhimin ekonomik të kompanive kineze në Ballkan. Dhe edhe pse ai paralajmëron që të mos bëhet panik, Bastian gjithashtu thekson ndikimin e shpejtë ekonomik të Kinës në rajon dhe shtron pyetjen për dimensionin politik të këtij ndikimi.
Ndër të tjera, ai paralajmëron që Ballkani mund të bëhet gjithnjë e më i varur politikisht nga Pekini përmes kredive të bankave kineze.
Investime në infrastrukturë
Për vite, Kina ka investuar në infrastrukturën e transportit, veçanërisht tek portet, rrugët dhe rrjetet hekurudhore, në vendet e Evropës Juglindore. Shembulli më i famshëm është porti i Pireut. Ky po përjeton një bum qëkurse sipërmarrja kineze “Cosco Pacific” siguroi në vitin 2009 koncesionin për kalatat e kontejnerëve për 35 vjet. Greqisë kjo i sjell vende të reja pune. Dhe në Greqi gjatë dhjetë vjetëve të fundit nuk ka pasur ndonjë investim tjetër që të ketë qenë më i rëndësishëm.
Në Serbi me paratë kineze po ndërtohet një linjë hekurudhore mes Beogradit dhe Budapestit si dhe një autostradë. Zakonisht bankat kineze i miratojnë kreditë për projekte të mëdha ndërtimi, nëse kredimarrësi ngarkon me zbatimin e projektit një sipërmarrje kineze dhe punëson punëtorë kinezë. Kjo do të thotë që ekonomisht prej kredive përfiton kryesisht vetë Kina, si p.sh. në rastin e urës së Danubit në Beograd që përfundoi në vitin 2014. Serbia mori një kredi prej 260 milionë eurosh nga një bankë kineze, por ajo u ndërtua nga një sipërmarrje kineze.
Koloni kineze para portave të BE-së?
A po kërcënon kështu rreziku që rajoni të shndërrohet në një koloni kineze para portave të BE-së? Jo, kjo është e ekzagjeruar. Studimi i balancuar paralajmëron me të drejtë kundër alarmizmit. Aktualisht BE-ja dhe fqinjët e saj mbeten deri tani partneri më i rëndësishëm për Ballkanin. Investimet dhe kreditë kineze janë vetëm një shtesë e mirëpritur dhe shpesh e dobishme – si p.sh. Porti i Pireut. Por avancimi kinez në Ballkan gjithashtu tregon, se nëse BE-ja nuk është e interesuar për rajonin, atëhere këtë do ta bëjnë të tjerët. Nga ana tjetër nuk ka asnjë vend tjetër në botë ku BE-ja të merret kaq seriozisht sa në Sarajevë, Tiranë, Beograd apo Shkup. Nëse BE-ja ka ndikim diku jashtë vendit dhe mund të arrijë diçka, atëherë në Ballkan. BE-ja thjesht duhet ta dojë këtë.-Michael Martens/FAZ
Koreja Komuniste e Veriut ka gjuajtur një raketë që fluturoi...
Armët e përdorura në ekzekutimin e kryekomisar Artan Cukut n...
Policia e Bulqizës ka arrestuar një person i cili qarkullont...
Pas denoncimit të rastit kur ministry i Bujqësisë së kabinet...
Më në fund ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit R...
Institucioni i Avokatit të Popullit bën me dije se ka nisur ...
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ...
Sot, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, priti në një takim t...
Ende pa nisur mirë punën, Qeveria e kryesuar nga Ramush Har...
Në Kosovë, rreth orës 12:45 minuta ka ndodhur një aksident f...
Në 25 qershor shqiptarët realizuan një palë zgjedhje, ku fit...
Disa peshkatarëve rusë duket se u ka buzëqeshur fati teksa k...
Ne kemi qenë të gjithë fëmijë dhe ne e kemi ndjerë stresin e...
Gjatë mbrëmjes së djeshme, një 28-vjeçar shqiptar është ndal...
Kim Kardashian është duke marrë një goditje tjetër me fillim...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disë foto për vajzën e vo...
Presidenti Ilir Meta, ka pritur në takim shefin e shtabit e ...
Nga pako elegante të bukura deri në bërrylat e kashtëve të p...
Një 20 vjeçar i arratisur nga komisariati i Pukës është ndal...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...