Takimi me banorët e Zvërnecit/ Rama: Çështjen e pronave e vendos vetëm gjykata
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me banorët...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me banorët...
Prolog.
Ka një variant verbal të pa publikuar për mbylljen e ?Ciklit të Kreshnikëvë? kur Muji del nga shpella ku ishin ngujuar bashkë me të vëllanë Halilin dhe zbret në qytet për të pa se çpo ndodh ndër njerëz. I bie tregut kryq e tërthorë dhe sheh që ka shumë njerëz që lakmojnë me ble diçka po si kanë paret dhe ikin me sy të përlotur dhe të ngjitur nga malli që lakmojnë. I pik në zemër një fëmijë i vogël që ja ka ngulë sytë një molle të kuqe por s?ka asnjë grosh në xhep, djaloshi i vogël guxon dhe e merr mollën? dhe ja jep vrapit . Por? dora e tregtarit të pashpirtë e kap dhe rrahë, aq sa Muja nuk duron më dhe e kap tregtarin për fyti gati me e përplasë për tokë. Ndërkohë tregtari nxjerr revolen nga brezi dhe gjuan në ajër. Krisma e armës e tremb jashtë masë Mujin. Me sy të shqyer sa nga frika aq edhe nga habia e pyet tregtarin
– ça ashtë ky send? Për çka vye ky send? Tregtari i përgjigjet ftohtë
– Kjo është allti, kjo vret njëlloj si buallin, si njeriun.
Tregtari ja ulë grykën dhe i lëshon nja dy plumba mbi një grumbull kumujsh të medhenjë sa një bojë njeriu . Kungujt bahen copë ?copë aq sa pamja i ngjanë një fushë -beteje.
Muja ja heq ngadalë duart prej fyti tregtarit të pashpirt, shihet sy ndër sy me djalin e përlotur dhe ikë si një hije e zezë prej tregut dhe qytetit të mallkuar. Ngjitet në Log të Zanave ku e kanë Kështjellën-shpellë dhe hynë në të duke shikuar vjedhtaz mbrapa a mos e ka ndjek kush. Kur bindet se askush se ka pa, i thërret të vëllait i merisur.
-Halil vëlla koha jonë ka mbarue, ka sos, ka tret si krypa në ujë.
-Ça ka ba vaki Mujë?!
? Në botën tjetër paska dalë një vegël që e banë të keqën dhe drejtësinë pa forcën e burrit, kështu që koha jonë ka mbarue.
Prej asaj dite ata i vunë një shkam të madh derës së Kështjellës-shpellë dhe nuk u dukën ma ndër qytete.
Azem! Ma mirë dekë se gjallë e për marre.
E përdora për hyrje këtë variant të përpunuar apo të vërtetë të ?Ciklit të Kreshnikëve? në këtë shkrim homazh kushtuar Princit të Mendjeve të Lira , Azem Hajdarit jo pa qëllim. Nesër mbushen plotë 19 vite nga ekzekutimi i tij prej një bande të veshur me uniformat e shtetit (sipas grupit të prokurorëve që hetoj çeshtjen Hajdari të paktën 60 njerëz me uniforma policie moren pjesë në ekzekutimin e tij).
Kur të vranë ty Azem, zot i vendit ishte kallashnikovi në duart e gangsterëve që kishin zaptuar zyrat e shtetit, ndërsa tani zyrat e shtetit i kanë zanë ata që të vrasim ditë për ditë me indeferencën apsolutë që tregojnë ndaj halleve dhe problemeve të qytetarëve për të cilët paguhen. Për pasoj njërëzia nuk i drejtohen më shtetit të vet por shteteve të Europës. Popullsia e Shqipërisë qysh prej kohës kur të kanë vrarë ty është pakësuar me të paktën një milion banor, po kaq mendojnë ti ikin Atdheut për të cilin ti sakrifikove edhe jetën.
Ty të vranë se inspirove të ishe mbrojtës dhe përhapës i të vertetës lakuriqe. Sot e vërteta dhe rrëna kanë vlerën ?zero? dhe zotëruesit e ?zeros? janë zero në katror.
Ty të vranë se i dole në mbrojtje shtypit të lirë, fjalës së lirë dhe sot pas 19 vitesh liria e fjalës shpërblehet me heqje nga puna kur je në ndermarrjet publike, kur je në biznes privat të mbitaksojnë, të stërkontrollojnë deri sa të detyrojnë ose të nënshtrohesh ose të falimentosh, ndodh në të rrallë që je zë i lirë siç ishe ti dhe përballesh me kanosje dhe kërcënime me jetë deri sa dorëzohesh ose braktisë vendin. Ndërsa media e lirë është ?shtetëzuar? prej financuesve pronë e oligarkisë politike që është njëkohësisht edhe oligarkia ekonomike e vendit. Ata pak zëra të lirë që akoma s?janë shtjerrur lusin Zotin që të mos na e mbyllin Facebook-un nje shpikje marsiane e një burri fisnik që ti s?pate kohë ta njohish se të vranë pronarët e sotshëm të fjalës dhe medias së lirë .
Ty të vranë se i mbrojte deri në ngujim me grevë urie ish të përndjekurit politik të regjimit të diktaturës, të asaj diktature që ti, unë dhe brezi ynë menduam që e rrëzuam në Dhjetor të 90-ës. Sot kjo shtresë është më e braktisur se kurrë ndonjëherë në këto 27 vite pluralizëm politik të rremë. Ata kanë humbur mbështetjen shtetrore po se po, por më e keqja ju është vrarë shpresa dhe besimi tek qeveritë dhe shteti tyre. Ata përditë shohin të ngjiten në poste të larta qeveritare dhe administrative ish hetues, ish zyrtarë të regjimit komunist, deri ish ministra gjakatarë të diktarurës.
Ty të vranë se halli i një të varfri në Cerrik apo Krumë, në Koplik apo Leskovik, në Memaliaj apo Fushë Arrës ishte halli dhe problem yt, deri sa ai të gjente zgjidhje ose mirëkuptim të plotë nga hallexhiu që është i pamundëshëm për tu zgjidhur. Sot s?ka më halle , ka mjerim dhe s?ke ku e kërkon zgjidhjen e tij. E vetmja zgjidhje është ti ikish Atdheut natën e ditën nga toka, nga deti dhe nga ajri.
Ty të vranë se kishe miq dhe mbështetje nga Vermoshi në Konispol, nga Dibra në Vlorë, nga Durrësi në Korçë. Sot o Azem Hajdari miqësia është ba si Napolonat e arit në kohën e diktaturës, të rrallë dhe me frikë me ja kallzue kujt. Lum kush ka mujtë me rujtë ndonji mik pa interes, sepse mik është shpallë me ?ferman? vetëm paraja, ligësia dhe pushteti i saj .
Ty të vranë se padrejtësisë nuk i vune emra të përvetshëm, as si dhe ngjyrë politike, as se mbajte me hatër. E denoncove haptaz njëlloj si tek i forti, si tek i dobti, si tek i yti, si tek kundërshtari politik. Tash nuk të vrasin ma për këtë punë , se nuk jua lejon procesi i integrimit në BE, kanë gjetë një metodë të re, nuk të qasin fare me një mirëkuptim dypalësh gjithëpërfshirës.
Bashkë me ty kanë vdekur dialogu, ballafaqimi, pasqyrimi i fakteve, pasja e ideve të ndryshme për të njëjtin problem, dhe jo se ndalohen me ligj por janë gjetur rrugë burokratike që I përjashtojnë si modele të zhvillimit të mendimit ndryshe dhe për pasoj nuk praktikohen më.
Ty të vrau pasioni për lirinë dhe demokracinë, ty të vrau dashuria për njëriun e thjeshtë dhe të vuajtur, ty të vrau idealizmi dhe atdhedashuria. Këto vlera për të cilat u vrave ti, vrasësit tu po i asgjesojnë me kujdes ditë për ditë dhe pothuajse ja kanë dalë. I kanë çuar në atë zgrip sa pa frikë mund ti quaj ?specie të rrezikuara për zhdukje?. Fatkeqësisht këto vlera nuk i mbron UNESCO, këto vlera i mbrojnë idealistët që po i vriten këtij vendi njëlloj siç vriteshin dhe burgoseshin familjet fisnike përgjatë diktaturës nën etiketimin si bartësë të një kohe të vjetër.
Prolog.
Trilli për ?Ciklin e Kreshnikëve? në epilogun e këtij shkrimi përkujtimor kushtuar njëriut që ndezi shpresën se liria mund të funksionoj edhe në Shqipëri për mua është mëse i pranueshëm. Ndërsa në trupin e këtij shkrimi, aty ku unë kam trajtuar arësyet pse hienat e errësirës e vranë njëriun e shpresës dhe besimit pa pikë dyshimi që është shprehje e trishtimit, revoltës, mos pranimit të këtij realiteti acid që ka lëshuar rrënjë në Shqipëri. Por njëkohësisht është edhe një thirrje për zgjim të ndërgjegjes së njërëzve të lirë të këtij vendi që duhet ta bashkojnë zërin, energjitë dhe gjithçka që posedojnë për të mos e legjitimuar dorëzimin e lirisë, për të mos e arësyetuar braktisjen e vendit, për të mos e njëjtësuar Shqipërinë si atdheu ikësve të pashpresë, si atdheu i kanabisit, si atdheu i njërëzve që e dorëzojnë lirinë në duart e dhunuesve të saj./Citynews
p.s Bislim Ahmetaj është kryetari i Grupimit Dhjetor 90
Më 12 shtator 1998, vritet në Tiranë deputeti 35-vjeçar Azem...
Nga Flamur Kuçi– Po Lul. Ia dole që familjen më të rëndësish...
Një makinë e tipit “Ford Focus” ka dalë nga rruga dhe ka rën...
DASHI21. mars – 20. prillNe përgjithësi lidhja juaj do jete ...
Fshati SOS ka përcjellë në një ceremoni të bukur martesore n...
Ka nisur sot viti i ri akademik 2017-2018, ndërkohë që mijër...
Nga ARTUR AJAZIDuke u justifikuar me “reformimin e sistemit...
Në pesë vitet e fundit në Elbasan konstatohet një dyfishim i...
Jetojmë në botën e Instagramit dhe Facebook, prandaj jemi të...
Horoskopi zakonisht na tregon tregime të ndezura për dashur...
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në mbrëmjen e s...
U bënë 16 vjet që nga sulmet shkatërruese të 11 Shtatorit. M...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar ashpër pas...
Një figurë misterioze u vunë re nga pasagjerët gjatë një flu...
Disa kafshë kanë sy më të mëdha se belin e tyre. Shikoni kët...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Të gjithë kemi ngelur të shtangur nga fotot e Beyonces menjë...
Pak çaste pas plagosjes me armë zjarri në kryeqytet në zonën...
Një denoncim i rëndë ka ardhur nga një qytetar i cili thotë ...
Ish-presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar provokim nga ana...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...