Rama me banorët: Hyrja e SPAK në këtë proces nuk është për projektin e Zvërnecit
Në takimin me banorët në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka...
Në takimin me banorët në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka...
Nga ARTUR AJAZI
Duke u justifikuar me ?reformimin e sistemit arsimor?, apo me ?futjen e kurrikulave të reja?, për të ?modernizuar? sipas parametrave europianë shkollat dhe stafet e tyre në gjithë sistemin parauniversitar, për afro 27 vjet tek ne është kryer një krim i pariparueshëm me përmasa të jashtëzakonshme për të ardhmen e brezave. Statistikat tregojnë se, ?nën kujdesin e çdo ministri të pothuajse të gjitha qeverive të pas ?90, në krejt sistemin arsimor janë kryer deri sot mbi 190 eksperimente, (që mbajnë firmën e ish-ministrave) duke marrë dhe përshtatur tek ne sistemin shkollor bullgar, turk, hungarez, francez, gjerman dhe amerikan, dhe duke shkatërruar në rrugën pa kthim, gjithë kontributet e profesorëve, akademikëve, por edhe arsimtarëve të cilët ishin formuar dhe pergatitur në shkolla të profilizuara të sistemit universitar. Mësuesia tek ne ishte dhe mbetet ?alfa dhe omega? e gjithçkaje, në pergatitjet teorike dhe praktike të brezit të ri, dhe fakti është se në Shqipëri ka patur dhe ka akoma edhe sot metodistë të shkëlqyer me eksperiencë të gjatë në fushën e padagogjisë. Sot pas afro 27 vitesh, ndeshemi me pasoja të tmerrshme që kanë ardhur nga ?eksperimentet? e çdo qeverie , ish-ministri, zv/ministri, drejtori drejtorie, madje edhe drejtori arsimi në rrethe. Gjithçka nisi duke u justifikuar pas ?reformave demokratizuese?, pas ?përmbysjes së platformave arsimore të diktaturës? që ish-ministrat e Arsimit kanë guxuar ti zbatojnë duke shkelur mbi ligjet, arritjet, sukseset në arsim, dhe patjetër edhe mbi figurën e mësuesit. Janë plot 190 eksperimente të miratuara nga borde dhe komisione në 27 vjet, që kanë ulur dhe përdhosur figurën e edukatorit, mësuesit të shkollave të sistemit parauniversitar, 9 ?vjeçar dhe të mesëm. Mbyllja e shkollave në fshatrat e afërt dhe të largët, denigrimi mësuesve dhe vetshkatërrimi i godinave shkollore, vjedhja dhe groposja e afro 1440 kabineteve shkollore në gjithë vendin, u kishte hapur rrugën ?reformave? të tilla absurde si ?ndryshimi teksteve nga inkompetentë, bashkimi dhe shartimi klasave, legalizimi mësuesve pa arsimin përkatës për të dhënë lëndë të ndryshme profesionale, futja e pikëzimit, futja e kartelës dyngjyrëshe në klasa si mjet pune për mësuesin, matura shtetërore, nxjerrja e rregulloreve strikte që favorizojnë nxënësit dhe ndëshkojnë mësuesit deri në largimin nga puna, detyrimi mësuesve për tu marrë dhe edukuar edhe pas orarit të mësimit me nxënësit problematikë? janë vetëm disa prej mëkateve që sot rëndojnë me çdo ish-ministër të dikasterit të Arsimit. Deri sot janë hartuar dhe zbatuar pa shumë arritje në fushën e arsimit, disa ?Stradegji Kombëtare të Arsimit Parauniversitar?, (SKAP), si ajo e vitit 1992-1996, ajo e vitit 1997- 1999, ajo e vitit 2000-2005, dhe 2009-2013, të ndarë përkatësisht çdo e tillë në 5 kapituj. Por sikur të mos mjaftonin gjithë këto fashikuj me stradegji ?të moderuara? dhe të huazuara, për arsimin parauniversitar, pas vitit 2013, Ministria e Arsimit dhe Sporteve, ka nisur sërish zbatimin e një stradegjie të re. Pra arsimi parauniversitar, deri sot nuk ka qenë në binarët e duhur, ndaj çdo qeveri harton stradegjinë e saj. Të tjera rregulla, të tjera vlerësime, të tjera kritere, të tjera shkaqe dhe arsye të emërimeve dhe largimeve të mësuesve, (kujtojmë Portalin Mësues për Shqiperinë) dhe asnjëherë rregulla dhe vendime që forcojnë rolin dhe figurën e mësuesit në sytë dhe mendjen e nxënësve. Mësuesi me eksperiencë pune 25 apo 30 vjeçare, barazohet sot me një mësues që sapo ka mbaruar fakultetin me nota 5 apo 6, dhe me diploma të blera. Sikur të mos mjaftonte kjo situatë mbytëse për mësuesit, këta të fundit ndjehen të vetmuar edhe të papërkrahur edhe nga Sindikata e Pavarur e Arsimit. Kjo pasi realisht ashtu si në çdo sektor edhe në arsim, janë 2 apo më shumë sindikata, të cilat nuk kuptohen dhe nuk bashkëpunojnë fare me njëra-tjetrën. Ata mësues që kanë mbi ?mbi shpinë? një eksperiencë të gjatë pune në arsim, shprehen se ?çdo vit na ndryshojnë stradegjitë, çdo vit na ndryshojnë vendimet dhe rregullat, të cilat e vështirësojnë artificialisht profesionin tonë, ndjehemi nën presion, ku së fundi edhe nga nxënësit, tek jemi të detyruar të punojmë me tekste skandaloze, por edhe të durojmë në klasa nxënës vulgarë, rrugaçë, të transformuar nga jeta e shthurur dhe e pakontrolluar, që prishin orët e mësimit, që shpesh tallen me ne kur shpjegojmë lëndën, që luajnë me celularët e tyre të shtrenjtë, dhe që në fund të bëjnë edhe presione, duke na thënë se ?ankohemi dhe ti, ikën nga puna?. Kjo situatë po degradon brezat, stradegjitë e reja nuk kanë asgjë të bazuar mbi situatën dhe efektet që japin mbi sistemin arsimor në shkollat tona. Mësuesit , kryesisht ata me eksperiencë të gjatë pune, apelojnë për forcimin e rolit të tyre në boshtin e edukimit dhe formimit të nxënësve, pasi ata janë kthyer në ?vegla? qorre ku mund ti pushojë nga puna deputeti, apo edhe një ankesë e thjeshtë, pa shkak e një prindi apo nxënësi në DAR. Kjo klimë e krijuar terrori psikologjik shpesh edhe fizik tek mësuesit, që është e pranishme në çdo shkollë të vendit, duhet të marrë fund.
Mësuesi dje dhe sot..
Mësuesit gjithmonë në çdo rend shoqëror, në çdo sistem politik, janë trajtuar si ?shtresa e privilegjuar? por edhe si më të lodhurit e shoqërisë, për vetë natyrën dhe specifikën e misionit të tyre. Profesioni i mësuesit ka lindur nga nevoja për të marrë dije, për tu bërë të shkolluar, dhe për tu perfeksionuar në disa fusha. Mësuesia në Shqipëri kanë lindur mes përpjekjesh për liri e pavarsi, mes shtypjes pushtimeve shekullore, nevojës për dije. Mësuesit gjithmonë kanë patur një status të veçantë. Në Shqipëri mësuesia ka lindur si nevojë, si kurajo dhe guxim i një brezi që aspironte për pavdeksinë, trashëgiminë dhe lartësimin e gjuhës amëtare. Kurrë nuk kanë munguar përpjekjet vetmohuese të rilindasve .Pas Korçës në 1887, Elbasani, në 1909 do të ngrinte me fondet e pasanikëve vendas, shkollë e mesme e njohur si Normalja, duke nxjerrë mësues jo vetëm për Shqiperinë, por edhe Kosovën, dhe viset e tjera shqiptare. Nga Normalja, dolën mësuesit e parë, akademikët e parë, shkencëtarët e parë të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Tradita vazhdoi, u thellua, u zgjerua, u modernizua, dhe mësuesia u bë fushë më vehte për studime të mëtejshme. Bashkë me vitet, do të vinte edhe Universiteti i parë në Tiranë, ku do të dilnin breza të tërë mësuesish të talentuar, dhe që do të merrnin edhe grada shkencore. Shqipërisë kurrë nuk i kanë munguar mësuesit, kurrë nuk ka munguar dashuria dhe respekti për mësuesit. Gjatë 50 viteve të shkuara, ose më mirë të themi prej vitit 1945 deri 1990, Shqipëria numuronte 5 universitete, ku jepnin mësim ish-mësues që kishin marrë ?gradën? e pedagogut, dhe që pergatitën mijëra mësues për brezat e rinj. Mësuesia ishte dhe mbeti një profesion i dashur i kërkuar nga maturantët e asaj kohe, dhe kjo duket në statistikat e studentëve që mbaronin këtë degë. Universitetet tona deri para viteve ?90, nxirrnin mesatarisht 6 deri 8 mijë mësues të rinj për të gjitha ciklet dhe lëndët mësimore, ndërkohë që mosha mesatare e daljes në tyre në pension ishte 50 vjeç për gratë dhe 55 vjeç për burrat. Mësues kishte qyteti, por kishte edhe fshati më i largët malor, ndërkohë që kishte raste kur mësuesi nga Tirana emërohej në Has apo Vithkuq, Skrapar apo Mokër, dhe qëndronte atje për një periudhë të caktuar. Nuk mund të bëheshe nëndrejtor apo më lart akoma drejtor shkolle, në rast se ti nuk kishe e pakta 5 vjet pune si mësues, ndërkohë që kaloje nëpër disa ?filtra? që lidheshin edhe me profesionin. Por vitet kaluan dhe ndryshimet politike në Shqipëri, natyrisht do të preknin edhe mësuesinë, pasi u prekën shkollat, universitetet, proceset mësimore në shkolla, nisën reformat rradikale, duke përfshirë edhe librin shkollor. Sot pas afro 25 vitesh, kemi një transformim rrënjësor të mësuesisë, fatkeqsisht të bërë jo nga specialistët e fushës, por nga aktorët e politikës, që shpesh nuk kanë patur lidhje fare me mësuesinë, dhe me arsimin. Në 25 vjet në sistemin tonë arsimor, janë kryer dhe implementuar, janë eksperimentuar dhe tjetërsuar, reforma të huazuara nga sistemi arsimor francez, italian, anglez, amerikan, gjerman, madje dhe kinez. Në procesin e reformimit të arsimit shqiptar, nuk ka mbetur pa futur ?hundën? e tij asnjë kryeministër, duke referuar dhe porositur sikur të ishte ?Zeusi? e duke lënë në hije specialistët . Gjithmonë në këto 25 vjet, çdo qeveri dhe çdo kryeministër, është marrë përgjatë gjithë mandatit, veçanarisht me arsimin. Duke gjetur rastin për të sulmuar paraardhësin e tij politik, gjithmonë ka gjetur një pretekst dhe është marrë me arsimin, me mësuesit. Sot figura e mësuesit është degraduar, mësuesi sot nuk ka rreputacionin dhe rëndësinë e dikurshme. Ai është lehtësisht i thyer, i fyer, i tallur nga nxënësi i tij, i cili ka një status të veçantë sot. Ministria e Arsimit, çdo 4 vjet nxjerr urdhëra, udhëzime dhe vendime të reja, që i japin dinjitet dhe respekt vetëm nxënësit, i japin prioritet vetëm nxënësit, tolerojnë vetëm nxënësin, dhe ndëshkojnë mësuesin. Mësuesit sot po shihen nga nxënësit si njerëzit që e kanë detyrim ligjor dhe institucional, të shpjegojnë mësimin, të durojnë maksimalisht fishkëllimën e nxënësit, celularin e tij, fjalët e tij banale, fyerjet dhe jo rrallë edhe ndonjë dorë të ngritur ndaj tij. Mësuesi pas këtyre situatave ( gjithmonë bazuar mbi udhëzimet e MAS viti 2012-2013) ka detyrimin ta qortojë, ta marrë pranë vehtes dhe ta afrojë e edukojë, ti kërkojë arsyen e sjelles së keqe në klasë, dhe kurrë të mos e ndëshkojë apo nxjerrë nga klasa. Në rast se kjo gjë hyn tek ?edukimi nxënësit? dhe lartësimi dinjitetit të mësuesit, dakort. Por realiteti flet ndryshe. Sot në shkollat tona ka një shthurje pa kthim të nxënësve, një eufori të shfrenuar të tyre duke nisur nga klasat e ciklit të ulët, ku shpesh mësuesit i përmenden ?të drejtat e fëmijëve, ankesa tek drejtori arsimit, dhe denoncimi në polici për fyerje?. Një nga pikat e ?Stradegjisë Kombëtare? të 2009-2013, ishte edhe pajisja e tyre me kartela dyngjyrëshe. Një habi e madhe shkaktoi tek çdo mësues ky vendim. Ideja ishte se kur nxënësi të prish mësimin, ti nxirri kartelën e verdhë, kur vazhdon nxirri kartelën e kuqe, por vazhdo mbaje në klasë. Shpikje të tilla zyrtarët e MASH asokohe thanë se i parë gjatë vizitës në Danimarkë (?) e vende të tjera nordike. Sa diletantë aq edhe të paditur. Por pavarsisht atyre që janë bërë me mësuesit, që duke i detyruar të japin mësimin pothuajse çdo ditë me nerva të tendosura, specialistët dhe profesionistët e arsimit duhet të hartojnë sa nuk është vonë një rregullore të veçantë që mbron dhe jo degradon mësuesit. Sindikata e Mësuesve pothuajse është inekzistente, anemike, dhe e keqpërdorur, gjë e cila me kohë ka krijuar mendimin tek mësuesit se ?është shtojcë e çdo qeverie, dhe nuk mbron asnjëherë të drejtat tona?. Mësuesit duhet të rimarrin vendin që u takon, duhet të ringrejnë imazhin dhe dinjitetin, duhet të shihen si pasuri e çmuar, por edhe të selektohen nga të paaftët dhe abuzantët. Në dy dekadat e fundit, universitetet tona po nxjerrin mësues të dobët, dhe kjo verifikohet dhe konstatohet në shkollat ku ata gjejnë vendin e punës. Kjo është pasojë e defekteve të trashëguara nga fakultetet, ku shpesh student provimin e merr me lekë, ndoshta pa vajtur asnjë ditë edhe në leksione, por ky mbetet një problem që kërkon një vëmëndje të veçantë nga strukturat e tjera të MAS dhe shtetit. Duke u rikthyer tek mësuesit, deri sot asgjë nuk është realizuar asnjë pikë e programit politik të asnjë partie që ka qeverisur këtë vend. Pavarsisht se kanë premtuar shumë për rolin dhe vendin e mësuesit, politika i ka përdorur mësuesit për fushatat elektorale, për tu marrë votat, dhe për ti vënë të parët pastaj në hanxharin e ?reformave dhe largimeve nga puna?. Duke i dhënë dinjitet mësuesit i kemi dhënë më shumë dije nxënësit, më shumë partneritet dhe bashkëpunim mes tyre.
/Citynews
Në pesë vitet e fundit në Elbasan konstatohet një dyfishim i...
Jetojmë në botën e Instagramit dhe Facebook, prandaj jemi të...
Horoskopi zakonisht na tregon tregime të ndezura për dashur...
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në mbrëmjen e s...
U bënë 16 vjet që nga sulmet shkatërruese të 11 Shtatorit. M...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar ashpër pas...
Një figurë misterioze u vunë re nga pasagjerët gjatë një flu...
Disa kafshë kanë sy më të mëdha se belin e tyre. Shikoni kët...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Të gjithë kemi ngelur të shtangur nga fotot e Beyonces menjë...
Pak çaste pas plagosjes me armë zjarri në kryeqytet në zonën...
Një denoncim i rëndë ka ardhur nga një qytetar i cili thotë ...
Ish-presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar provokim nga ana...
Presidenti Obama vendosi të surprizojë studentët në McKinley...
“Pas 2 minutash Basha pasi takoi Ruçin në Parlament shkoi te...
“Lulzim Basha që nga 2005 e deri më sot, sidomos tani që ka ...
Në artikullin me titull “Kryeministri i ri në kërkim të ekul...
Një sherr mes 2 personave në Tiranë ka degjeneruar në përdor...
Një aksident i rëndë nga ndodhur në qendër të qytetit të Dur...
Të dashur miq! Kryeministri i dalë nga votat e blera e të vj...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...