Shkodër/ Makina me 2 persona bie në lumin Drin
Një makinë e tipit “Ford Focus” ka dalë nga rruga dhe ka rën...
Nga Flamur Kuçi
– Po Lul. Ia dole që familjen më të rëndësishme politike të 25 viteve të fundit ta shndërrosh në një barceletë. Ia dole, që ta shndërrosh në një brigatë brigantësh pa fytyrë pa emër, pa ide e parime, pa moral e pa dije. Pasi, si hileqar i vogël, ndjeve të nevojshme të vjedhësh edhe një gjë të falur, ia dole ta përçash ta thërrmosh e ta shesësh për pjesë. Në fakt e trajtove ashtu siç shumë nga ne prsinim; siç trajton fëmija i llastuar pronën e falur për të cilën nuk ka derdhur asnjë pikë djerse.
Po Lul, pasi e përdore familjen politike për të pasuruar në vjedhje familjen biologjike, ia dole që ta rudhësh duke e ?udhëhequr? nga humbja në disfatë. Asnjë ditë të vetme nuk të hëngri meraku për ta rritur e forcuar këtë familje politike. Përkundrazi, dobësimi i saj të pasuroi. Pasi e përçave për ta sunduar, pasi ndërtove oborrin tënd të eunukëve, ia dole ta kthesh në një plaçkë për ta hedhur në pazarin e radhës.
Pa ide, pa mendim politik e pa as më të voglin aksion politik e atrofizove atë parti që forcën e kishte tek fryma që krijonte ndër njerëz më shumë se tek organizimi i vet. Forcën e parë antikomuniste e pro-perëndimore, ti Lul perëndimori, ia dole ta kthesh në një parti në konflikt me perëndimin.
Forcën politike që gjithmonë mbushte sheshet me lëvizjet popullore, ti Lul arrita ta fusje në një çadër qesharake, që në fakt ishte një bunker për pushtetin tënd personal. Ia dole Lul që në vend të betejës politike t?i këputësh (tamam në stilin tënd) një pazar ordiner, okult, jopolitik dhe, me gjasa, kriminal.
Lul, ia dole që partinë e besimit e shpresës së fillim ?90, ta shndërrosh në një mjedis pa shpirt, pa pikë besimi, ndërsa mbështetësit e saj t?i çosh në një dëshpërim ulëritës. Madje së fundmi ia dole që partisë së parë antikomuniste t?i bjerrësh edhe atë kauzë që duhet të ishte në themel të saj.
Por ç?është më e frikshmja; Lul ti ia dole që të jesh garanti i Ramës dhe 17 Majit në PD. Në fakt pas asaj nate Rama ka filluar të të thërrasë ?kryetar?, ndërkohë që edhe themelues të PD-së nuk po të njohin më si të tillë?.
Nuk jam naiv të besoj se ti ia dole i vetëm Lul. Jo jo. Ti ia dole me bekimin dhe mbështetjen e atyre që me të vërtetë kanë në dorë të ndryshojnë gjërat në PD. Rrenimi i PD nuk filloi me ty, ndonëse ti ia dole të thyesh edhe rekorde historike në disfata. Kjo nuk i bën ata më të mirë e më të ndershëm në raport me PD. Por kjo nuk të bën as ty më të pafajshëm.
Ti mund të bësh kompromis me korridoret e PD, por si do ia bësh me mbështetësit e PD-së, me zemërimin e dëshpërimin e tyre. Një ditë, kur edhe atyre t?u soset durimi, do i hedhin zaret e tyre dhe do e kalojnë Rubikonin. Atëherë si do ia bësh?
Një makinë e tipit “Ford Focus” ka dalë nga rruga dhe ka rën...
DASHI21. mars – 20. prillNe përgjithësi lidhja juaj do jete ...
Fshati SOS ka përcjellë në një ceremoni të bukur martesore n...
Ka nisur sot viti i ri akademik 2017-2018, ndërkohë që mijër...
Nga ARTUR AJAZIDuke u justifikuar me “reformimin e sistemit...
Në pesë vitet e fundit në Elbasan konstatohet një dyfishim i...
Jetojmë në botën e Instagramit dhe Facebook, prandaj jemi të...
Horoskopi zakonisht na tregon tregime të ndezura për dashur...
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në mbrëmjen e s...
U bënë 16 vjet që nga sulmet shkatërruese të 11 Shtatorit. M...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar ashpër pas...
Një figurë misterioze u vunë re nga pasagjerët gjatë një flu...
Disa kafshë kanë sy më të mëdha se belin e tyre. Shikoni kët...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Të gjithë kemi ngelur të shtangur nga fotot e Beyonces menjë...
Pak çaste pas plagosjes me armë zjarri në kryeqytet në zonën...
Një denoncim i rëndë ka ardhur nga një qytetar i cili thotë ...
Ish-presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar provokim nga ana...
Presidenti Obama vendosi të surprizojë studentët në McKinley...
“Pas 2 minutash Basha pasi takoi Ruçin në Parlament shkoi te...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...