web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Debati për programin e qeverisë/ Basha nuk foli asnjë fjalë për bujqësinë

12 Shtator 2017, 08:41, Aktualitet CNA

Lideri i Partisë Demokratike ka mbajtur ditën e sotme një fjalim për rreth 50 minuta në seancën plenare.

Pas katër viteve mungesë, ky ishte fjalimi i parë që bënte si Kryetar i opozitës në Parlamentin Shqiptar.

Gjatë fjalimit 50 minutësh të tij, Basha nuk përmendi asnjë fjalë për bujqësinë, një sektor shumë i rëndësishëm për ekonominë shqiptare.

Kreu i PD-së nuk tha asnjë fjalë se çfarë kishte bërë qeveria Berisha në lidhje me bujqësinë dhe çfarë ka bërë Rama, ose do të bëjë në lidhje me sektorin e Bujqësisë.

Basha është i vetmi lider politik që bën një fjalim në parlament dhe harron të përmendë një çështje të rëndësishme për gjysmën e popullsisë shqiptare./CityNews





06:29 Aktualitet

Lul ia dole…!

Nga Flamur Kuçi– Po Lul. Ia dole që familjen më të rëndësish...

Lajmet e fundit nga