web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sarandë/ Shpërthen bombola e gazit brenda picerisë

10 Shtator 2017, 20:55, Aktualitet CNA

Një piceri në Sarandë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme pasi ka shpërthyer bombola e gazit në brendësi të saj.

Si pasojë e zjarrit të rënë nuk ka të plagosur por vetëm materiale, bën me dije policia.

Për shkak të zjarrit janë djegur disa aparatura brenda picerisë, por fatmirësisht ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka bërë të mundur fikjen e flakëve.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të hetuar shkaqet e shpërthimit.

/Citynews





Lajmet e fundit nga