Foto/ Bëmat që vetëm dizenjuesit bëjnë
Dizajnuesit janë njerëz shumë kreativë. Megjithatë, nganjëhe...
Ndërsa Partia Demokratike dhe Lulzim Basha bënin përpjekje për ta kthyer votimin e Gramoz Ruçit në një kauzë politike, rrjedhja e të paktën dy votave nga grupi parlamentar i PD-së shkaktoi një efekt boomerang duke sjellë trazim brenda radhëve të PD-së.
Lideri historik i PD-së Sali Berisha ka mbajtur sot në mbledhjen e grupit parlamentar një qëndrim pa ekuivok, të prerë, duke nxjerrë zbuluar papjekurinë dhe mënyrën idiote se si Basha apo deputetë të afeksionuar pas tij, përpiqeshin të shmangnin përgjegjësitë.
Rrjedhja e të paktën dy votave nga grupi i PD-së, shkaktoi reagime të papara në mbrëmjen së shtunës.
Të gjithë drejtonin gishtin nga Lulzim Basha, kërkonin shpjegime, ndërsa vetë Lulzim Basha të shtunën ishte i kompleksuari më i madh pasi kuptoi çfarë kishte ndodhur.
I kapur në befasi, Basha nuk i doli dot për zot surprizës, por e la të degradonte dhe më tej situatën, kur dy ?pionerë të tij? Grida Duma dhe Ervin Salianji, këputën ca deklarata idiote duke u përpjekur të na bindnin se komisioni i numërimit të votave kishte kryer manipulime.
Mbrëmjen e së shtunës pas votimit, deputetët Duma dhe Salianji përpiqeshin të bindnin dhe deputetët e tjerë demokratë që të fajësonin komisionin e numërimit të votave për atë që kishte ndodhur.
Paraditen e së dielës, ndodhi dhe gafa e radhës, u njoftua mbledhja e grupit parlamentar të PD-së por në mënyrë paradoksale, në rendin e mbledhjes së këtij grupi nuk ekzistonte fare çështja e rrjedhjes së votave.
Ende pa u mbushur 24 orë nga votimi që revoltoi shumë demokratë, Lulzim Basha nisi mbledhjen e grupit sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Teatri vijoi deri në momentin kur lideri historik i PD-së, Sali Berisha, mori fjalën dhe kaloi direkt në temën e duhur, i konsideroi si akt tradhëtie votat për Gramoz Ruçin.
Ndërsa Berisha ishte duke folur, ?deputeti sefte? Ervin Salianji u përpoq të luante sërish melodinë e ?vjedhjes së votave?, ky fakt e detyroi Berishën që të fliste krejt pa dorashka e të fshikullonte gjithë teatrin idiot dhe hileqar të luajtur nga lidershipi i PD-së.
Deputetët Duma dhe Salianji janë krejt legjitimë që ta duan, ta respektojnë, madje dhe ta ledhatojnë Lulzim Bashën. Papërgjegjshmëria e tyre për ta quajtur të manipuluar një numërim votash që u bë para kamerave, është problem i tyre, i idiotësisë në arsyetim apo dhe sevdasë së pakufishme ndaj kryetarit.
Por Lulzim Basha nuk mund të ndërtojë skenarin dhe aksionin e veprimit/reagimit të partisë më të madhe opozitare, bazuar mbi sevdanë, paranojat dhe idiotësinë e dy ithtarëve të tij.
Kur ndodh rrjedhje në grupin parlamentar, duhet menjëherë të marrë përgjegjësinë kryetari i partisë ose kryetari i grupit parlamentar.
Kur një deputet ngre pretendime se votimi është manipuluar, atëherë duhet që të vërtetojë manipulimin me ngritjen e një komisioni hetimor dhe jo të vazhdojë mbledhjen e grupit të nesërmen sikur asgjë nuk ka ndodhur.
Kur i rrjedhin vota, Lulzim Basha është plotësisht legjitim të shqetësohet por jo të kompleksohet e të humbë toruan, sepse frerët i mban kryetari, jo sevdalinjtë e tij.
Aq më tepër, kur dy sevdalinjtë, u përpoqën që të paketonin me alibi idiote një numërim votash krejt transparent.
Është plotësisht e mundshme që dy apo më shumë deputetë demokratë të tradhëtojnë, të joshen, të hakëmerren ose të shantazhohen.
Por është e pafalshme që të hiqesh sikur kjo gjë nuk ka ndodhur dhe çdo gjë shkon vaj.
Rrjedhja e votave tregon se ke një problem (e kush nuk ka probleme?), por varavingat e dy sevdalinjve që tregojnë përralla me vjedhje votash, tregon se po i fshihesh problemit dhe po tallesh me demokratët.
Problemet rikuperohen nëse u del për Zot, tallja zor se përtypet.
Disa prej raportimeve mediatike sot vinin theksin me ironi tek gjasme-sfida që deputetët Salianji dhe Duma i kishin bërë Berishës në mbledhje.
Në fakt duhet thënë se Duma dhe Salianji kanë bërë veprimin më normal, kanë vazhduar për inerci budallëkun e së shtunës, të bindur se kishin të drejtë, për sa kohë Lulzim Basha nuk u ka treguar kufirin.
Ndaj dhe përveshja e Berishës ndaj Dumës dhe Salianjit, nuk është aspak ndonjë replikë me dy ithtarët e Bashës, por një këmbanë ekskluzivisht për Lulzim Bashën. / Hashtag.al
Dizajnuesit janë njerëz shumë kreativë. Megjithatë, nganjëhe...
Mund të cilësohet si skandali më i madh që ka parë PD përgja...
Çrregullimi i Spektrit të Autizmit është një çrregullim zhvi...
Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian ...
Gjithmonë ne i ndajmë gëzimet dhe dhimbjet tona me të afërmi...
Deputeti i Lulit, Agron Shehaj pasi siguroi mandatin e deput...
Ndërkohë që ka më shumë gjasa që të gjeni një parfum të rrem...
Nga Avokati Altin Goxhaj E vërteta është që HIV AIDS nuk ësh...
Disa prej anëtarëve të nderit të Akademisë së Shkencave i ka...
Edhe pse burimet e sigurta brenda grupit të PD-së në mbledhj...
Nga Artin Halili Nesër nis viti i ri arsimor dhe të gjithë j...
Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka reaguar fort pë...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka sulmu...
Në Partinë Demokratike u mbajt një mbledhje e kryesisë të gr...
Në një raportim të ditës së sotme, ndërmjet të tjerave radio...
Votimi i Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë nga ...
Partia më e madhe e koalicionit, PDK-ja, në Qeverinë e ardhs...
Kryeministri Rama i është rikthyer komunikimit të përjavshëm...
2 ditë pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë ...
Hapja e negociata për anëtarësimin e Shqipërisë në BE duhet ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...