web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koalicioni PAN-AKR ndan tortën e qeverisë Haradinaj/ Behgjet Pacolli ministër i Jashtëm

10 Shtator 2017, 18:28, Aktualitet CNA

Partia më e madhe e koalicionit, PDK-ja, në Qeverinë e ardhshme të kryesuar nga Ramush Haradinaj do të drejtojë gjashtë ministri, atë të Financave, të Shëndetësisë, të Kulturës, të Rinisë dhe Sporteve, Ministrinë e Integrimeve, të Drejtësisë dhe Ministrinë e Inovacionit e Ndërmarrësisë. Kjo e fundit do të jetë një dikaster i ri, i cili nuk ka qenë asnjëherë gjatë qeverisjeve të kaluara në Kosovë, shkruan “Zeri.info”.

Ndërkohë, AAK-ja përveç postit të Kryeministrit do t?i marrë edhe dy ministri, atë të Infrastrukturës (Pal Lekaj) dhe atë të Forcës së Sigurisë, që do ta drejtojë Rrustem Berisha.

Ndërkohë Nisma për Kosovën do të drejtojë tri ministri, atë të Tregtisë dhe Industrisë, të Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kurse lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, do të jetë drejtues i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Këtë e ka njoftuar paraardhësi i tij, Enver Hoxhaj, i cili në qeverisjen e kaluar pati udhëhequr këtë dikaster. Ndërkohë, AKR-ja pritet të drejtojë edhe tri dikastere të tjera, Ministrinë e Punëve të Brendshme, për të cilën pretendohet se do ta drejtojë Flamur Sefaj, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (Valdrin Lluka), si dhe Ministrinë e Ambientit (Albena Reshitaj).

Kurse ?Lista Rugova? pritet ta ketë Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në krye të së cilës do të jetë ish-ministri i Ambientit, Dardan Gashi. Nga ana tjetër, Lista Serbe këtë herë ia ka dalë t?i marrë gjithsej tri ministri.

Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal do ta udhëheqë Ivan Teodosijeviq, ministër për Kthim dhe Komunitete do të jetë Dalibor Jevtiq, ndërsa ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë Nenad Rikallo. Ndërkaq komunitetet joserbe do të udhëheqin me dy dikasteret tjera, atë të Administratës Publike dhe një ministër pa portofol, bën të ditur ?Zeri.Info?.





Lajmet e fundit nga