Ekskluzive- Kastriot Myftaraj/ Me rrjedhjen e votave pro Ruçit nisi lufta Berisha-Basha
Ditën e djeshme, për herë të parë që nga shkurti i vitit 199...
Beteja e parë parlamentare e opozitës, që lidhej me zgjedhjen e Ruçit si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, ishte jo vetëm dështim, por mbi të gjitha një goditje knockout, që mori antikomunizmi në Shqipëri në tërësi dhe si fill ideologjik i Partisë Demokratike që ditën e parë të krijimit e në vijimësi. Edhe pse prej kohësh ishe bërë publik vendimi i maxhorancës, PD nuk pati as përqendrimin e as strategjinë e duhur se si do të vepronte në ditën e votimit që përkonte dhe me fillimin e legjislaturës parlamentare. Nëse kishte një moment kur PD duhet të ishte e pranishme me një protestë politike, kjo ishte dita e duhur. Zgjedhja e Gramoz Ruçit ishte një simbolike e pastër e dominimit dhe uzurpimit të jetës politike nga linja e ashpër e ish komunistëve. Një linjë që Rama për arsye besimi e pragmatizmi politik e ka ndjekur me konsekuencë që në ditët e para të hyrjes në PS dhe në vijimësi si lider i saj. Festimet në Pezë, prezenca e fanatikëve të diktatorit Enver Hoxha me foto e tij dhe simbolet e diktaturës, me suportin e PS-së dhe LSI-së, në katër vitet e fundit u kthyen në shfaqjet më të turpshme dhe më poshtëruese për shumicën dërrmuese të shqiptarëve kudo që ndodhen, brenda dhe jashtë kufijve zyrtarë. Në rastin konkret nuk bëhet fjalë për një anëtar të parlamentit, por praktikisht për numrin një të shtetit, pasi në një Republikë Parlamentare, sikundër mendohet se jemi, kryetari i kuvendit është drejtuesi më i lartë i shtetit. Pra edhe pse numerikisht zgjedhja e tij në krye të Kuvendit nuk mund të pengohej, praktikisht dhe politikisht ishte mundësia më e mirë për të diskretituar Ramën dhe regjimin e tij jo vetëm në sytë opinionit publik shqiptar, por dhe faktorit ndërkombëtar. Ishte dita kur protesta e PD dhe shoqatave antikomuniste do të kishte legjitimitetin dhe mbështetjen morale të të gjithëve. Por ky moment jo vetëm që nuk u prek politikisht nga Basha, por rezultoi dhe një fiasko në ditën e hapjes së votimit, me një protestë pa mbështetje reale nga PD. Prej kohësh, në diskursin politik të lidershipit demokrat, mungon nënvizimi i faktit se PD është një parti e qendrës së djathtë dhe se një ndër bazat e ekzistencës së saj historike ka qenë dhe do të mbetet si partia e parë antikomuniste, që shembi diktaturën edhe politikisht.
Tashmë jemi para faktit të kryer që Basha jo vetëm dështoi në këtë përballje të parë, por edhe më një dramë të madhe politike mbi shpinë, dy apo tre deputetë të saj votuan, pro Gramoz Ruçit. Pa dashur të ndalem te skandali si fakt, pasi shumë miq, kolegë anëtarë të PD, por edhe qytetarë të thjeshtë e kanë trajtuar në mënyrë të detajuar, ajo që ngre pikëpyetjet më të mëdha bashkë me interesin e ligjshëm se kush votoi pro, është përse?
Pyetja e parë dhe më e natyrshme është perse lidershipi i PD vendosi të ishte pjesë e votimit, kur si rrallë herë edhe Ambasada e ShBA-ve bojkotoi? Ndërsa publikisht, në seancën e paraditës u deklarua vota kundër, përse duhej të ishin pjesë e votimit deputetët demokratë që matematikisht nuk pengonin zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit?
Në mungesë të deputetëve të LSI-së, nuk do kishte asnjë mundësi për alibi amorale dhe amebiane si ato që tentuan të hedhin disa përfaqësues mjeranë të grupit parlamentar demokrat, atëherë përse do të guxonin të votonin pro në këto kushte dy apo tre deputetët demokratë, kur vota e tyre nuk kishte asnjë efekt në zgjedhjen e Ruçit si kryetar?
Por, edhe nëse kjo mund të kishte ndodhur, çka tregon paaftësi pa fund, përse nuk u kërkua zyrtarisht riverifikimi i procesit të votimit?
Do të ishte logjike që fenomeni i shitblerjes, tashmë një normë e shëmtuar në Kuvendin e Shqipërisë, të hynte në fuqi në mungesë të numrave dhe do të justifikonte harakirin politik, por kur maxhoranca i kishte numrat përse ky ?vetëflijim? politik, me pasoja kaq diskredituese për PD dhe Bashën?
E këtu qëndron thelbi i çështjes jo vetëm për atë që ndodhi, por edhe për atë që do të vijojë. Në një gjykim të parë, por koha do të tregojë edhe më shumë, gjen një shpjegim: në përbërje të grupit parlamentar demokrat ka jo tradhtarë, por individë gjakftohtë, pa asnjë lidhje politike, ideologjike apo shpirtërorë me demokratët, që do të tentojnë të diskreditojnë gjithmonë e më tepër PD-në, që është pa diskutim përtej imazhit të kryetarit të saj. Tashmë që kanë garantuar mandatin, nuk kanë asnjë shqetësim, edhe nëse zbulohen dhe kapërcejnë ylberin, pasi në thelb ky duket të jetë edhe misioni i tyre.
Sharlatanizmi për të justifikuar këtë skandal me pseudo manipulime apo banalitete se po kërkohet të largohet vëmendja nga zgjedhja e Ruçit kryetar më shumë shtojnë hijet dhe peshën e skandalit, se sqarojnë situatën. Në fakt është krejt e kundërta, këto sharlatanizma dhe ky skandal, e kanë gozhduar më shumë vëmendjen te zgjedhja e Ruçit, duke e shndërruar në një lidhje alla vëllezër siamezë që nuk do të harrohet në analet e historisë parlamentare.
Shumë përse që vetëm koha, herët a vonë, do t?i sqarojë, por një fakt u provua që në ditën e parë të kësaj legjislature: Basha sapo ka filluar të korrë atë çfarë mbolli më 26 maj, me apo pa dëshirën e tij, ditën kur mori edhe gjithë përgjegjësinë për përbërjen e grupit demokrat.
Ditën e djeshme, për herë të parë që nga shkurti i vitit 199...
Edhe pse Ramush Haradinaj u zgjodh me 61 vota pro në postin ...
Dihet që shtëpia është foleja më e ngrohtë dhe gjithkush inv...
Një sasi e konsiderueshme droge është kapur në kufirin mes S...
Thuhet se trupi ynë ka gjuhën e vet dhe ndonjëherë flet shum...
Zgjedhja e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë ës...
Shkrimtari i njohur Agron Tufa i cili ktheu në diskutim pak ...
Pothuajse i gjithë shteti i Floridës tani është nën një para...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka mohuar të ...
Vijojnë reagimet e ashpra të demokratëve ndaj kryetarit Bash...
Ish-deputetja e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Me...
Nga Andi PërmetiDje u konsumua akti politik i votimit te kry...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu u ka dre...
Mendohet se çdo njeri ka një të ngjashëm , diku në një tjetë...
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar ash...
Menjëherë pasi u mbyll votimi i djeshëm Salianji u shfaq i t...
Një sherr masiv mes 9 personave është shënuar në Xarrë të Ko...
Policia ka publikuar listën e masave të ndërmarra paraprakis...
Kryetari i Departamentit të Kulturës në Partinë Demokratike,...
Një nga vajzat e arrestuara katër ditë më parë si pjesë e nj...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...