“Burrin që e duartrokiti Parisi e përdhos një palaço”/ Aktivisti i kundërpërgjigjet Ngjelës
Aktivisti dhe besimtari Ilir Hoxholli i ka kthyer përgjigjje...
Ditën e sotme në Kosovë është mbajtur mesha solemne e quajtur ?Festa e Nënë Terezës?, datë kjo e cila përkon me ditën kur ajo ndërroi jetë.
Në këtë meshë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, u bënë lutje për më shumë paqe në mbarë botën.
E pranishme ka qenë edhe gazetarja e njohur e Kosovës Kimete Berisha, e cila pas kësaj meshe ka bërë një reagim të ashpër për atë që pa në sallën ku u mbajt mesha.
SHKRIMI I GAZETARES
Ishte ideja ime të shkojmë në shugurimin e Katedrales “Nënë Tereza”. I telefonova një shoqes sime të krishtere, dhe e çudita me ftesën time, shkaku se ajo e dinte se mua nuk më shkohet askund dhe gati askund nuk shkoj.
Ftesë nuk kisha, as që e kisha idenë se duhet të kisha ftesë. E lam të takoheshim te Katedralja, pa e ditur se do të bllokohej rruga deri te Katedralja, e rrethuar nga policia civile, policia e uniformuar dhe ushtria e NATO-s.
Polici i parë që më ndali u tregua shumë simpatik, ma kërkoi ftesën (nuk lejonin t’i afroheshe Katedrales pa ftesë). S’isha e zonja të gënjeja, as ta bindja me buzëqeshje. Thjesht, mora për t’u kthyer, por ai më tha “kalo”. Dhe, kalova.
Iu afrova katedrales.
Askush nuk na kontrolloi çantat as nuk na identifikoi.
Ftesa kishin gati të gjithë njerëzit e kqinj.
Në rendin e parë Aleksisa e Vetëvendosjes (e cila nuk e ka folur kurrë në jetën e saj një fjalë të mirë, dhe e cila ka përfituar vetëm nga gjestet e dhunshme, nga neveria, nga urrejtja dhe nga injoranca e thellë e saj).
Pas saj, shumica e të pranishmëve politikanë me dosje korrupcioni, ateistë dhe njerëz të pamëshirshëm.
Vërtetë absurde, a?- i thashë shoqes sime. Një gazetar i vjetër m’i përmendi shkrimet që ia kam kushtuar Nënë Terezës…tha se askush s’ka shkruar më shumë se ti për të, dhe…demek, kush ka dhënë kontribut, ka mbetur pas derës.
Të isha si ti, sot do të isha konvertuar, i thashë si me humor shoqes sime, por më dëgjuan disa vajza e djem prapa meje, ndërsa njëra prej tyre qeshi dhe tha: “shihemi nesër në xhami”.
Si me humor, e pak me nervozë, ia dolëm t’i sigurojmë dy ftesa dhe arritëm të hymë brenda.
Neve (vegjëlisë), na ndante një litar i kuq me “madhështinë” e Aleksisës, Mimozës, Gadafit, Herkulit, Gargamellit, Putinit (i veshur zi si për funeral dhe normal, i shoqëruar pandashëm nga Alina Kabajeva), e shumë e shumë fytyrave tjera, që vjedhin, tradhtojnë atdheun, tradhtojnë gratë e tyre, kanë afera sekrete, mashtrojnë, rrejnë, shkatërrojnë.
Në mesin e tyre edhe njëri që edhe orbitat i blen me pare të qeverisë.
Dhe, Emanuel Demaj i cili paraqitet si student i Italisë, dhe e fsheh nga biografia se ka qenë moler në Itali, por ama moler i Pavarotit, Celentanos, Sofia Lorenit, Ana Oxës, e i atyre t’mëdhenjëve.
Pse me t’ardh marre që ke qenë moler, s’po kuptoj…marre duhet me t’arrdh që s’di të shkruash shqip.
Oj shoqe, ky litar i kuq është kufiri i diskriminimit, që i ndan njerëzit në njerëz ‘të rëndësishëm’ dhe ‘të parëndësishëm’.
Kjo nuk është Nëna Terezë. Për Nënën Terezë s’ka pasur njerëz dikushi dhe njerëz kurrkushi.
S’më rrihej, as s’më dukej asgjë interesant. Atmosferë e ftohtë, pabarazi, politikë, vinin erëra të llojlloshme djersësh.
Duke u bërë gati të dalë jashtë, e ktheva kokën djathtas për ta parë “mozaikun e turpit”.
Turp është ta përjetësosh veten në Katedrale. Nëse je pjesë e ndërtimit Dodë Gjergji, ti mund ta shkruash atë fakt në ndonjë libër, por jo në mozaik, sepse Katedralja nuk është e jotja. Mos të harrojmë edhe faktin se tenderin për Katedrale, po ky Dodë Gjergji, ia ka dhënë vëllezërve të tij. E ka marrë edhe lavdin, edhe paret e Katedrales. Kjo është tregti.
Ky me folë për Nënë Terezën!
Nëse bash-bash është dashur ta përjetësoni veten, pse e harruar imzot Mark Sopin, i cili vdiq në komunën e Prishtinës ku kishte shkuar për lejen e Katedrales.
Profesir Engjëll Sedajn dhe intelektualë të tjerë që dhanë kontributin e tyre për Katedralen, pse i harruat!
Mëkatarë.
Nejse, dolëm jashtë. U ulëm para katedrales dhe e shikonim ngjarjen në ekranin e madh. Më linte përshtyoje përmendja e shpeshtë e “Jerusalemit” nga folësit, dhe më krijohej ndjesia sikur jemi në Izrael.
Kur foli dërguari i Papës, kardinali Ernes Simoni, më la përshtypje thirrja e tij e fuqishme drejtuar prindërve: Mësoni fëmijët tuaj, larg drogës, larg seksit, larg të kqijave..”.
Qesha valla pak, dhe m’u duk qeshi edhe Isidor Lukiçi me fjalët e kardinalit.
Kisha s’kish pas marrë masa ndaj Isidor Lukiçit, që do të thotë se Lukiçi e ka përkrahjen e Kishës për gjestet e tij perverse.
Kur çoheshin në këmbë katolikët, çohesha edhe unë. Ata luteshin, unë s’i dija fjalët, por lutesha n’stilin tim.
Ka pasur momente që edhe nga një lot më rrjedhte dhe fshehej nën syze dielli.
Kur më kujtoheshin fjalët e Nënës Terezë: “Të jesh i padëshiruar, i lënë pas dore, dhe i harruar nga rë gjithë është uria dhe varfëria më e madhe që mund të imagjinohet”.
Pastaj, në fund të ceremonisë, një vajzë e një djalë i kishës, veshur me pelerina të bardha, e kishin lidhur nga një strajcë lypsarësh në bisht fshese, e kishin zbukuruar strajcat e kuqe me kordele, dhe na e rrasnin te hundët, që t’u japim pare.
E, i thashë, shoqe, kjo s’po më pëlqen. Kisha s’lyp pare. Pse duhet të japim pare! Për t;i larë mëkatet, apo për çfarë. Këtë punën e blerjes së pafajësisë dhe larjes së mëkateve me pare e ka zgjidhur Martin Luteri.
Kisha Katolike ka nevojë për reforma. Përveç që me ja mundësu Isidorit m’u martu (ose më mirë me thënë, me legjitimu seksin), ka nevojë edhe m’i dhënë fund traditës që me mbledh pare prej qytetarëve në atë mënyrë. Besimtarit nuk duhet t’i ofrohet dora e lëmoshës e kishës.
Natyrisht, gratë e burrat ua mbushën strajcat me pare pa pyetur “pse”.
Lypësia s’ka nevojë të jetë mobile. Kisha mund të grumbulloj mjete në mënyra tjera.
Shumë, shumë ka punë për ta pastruar “shtëpinë” e Zotit nga mëkatet e priftërinjëve.
Shumë punë ka për t’u bërë.
E që s’do të bëhen kurrë.
P.S. Sikur të ishin zhdukur mëkatet, do të zhdukeshin edhe “shtëpitë” e Zotit.
Aktivisti dhe besimtari Ilir Hoxholli i ka kthyer përgjigjje...
Njeriu në këmbë në foton e parë është presidenti amerikan Wo...
Policia rrugore italiane pas një sinjalizimi paraprak ndalo...
Gazetarja Rudina Xhunga është kërcënuar pas emisionit të saj...
Rita Ora njihet për stilin e saj mjaft të guximshëm.26 vjeça...
Pas thirrjes së fortë të avokatit Spartak Ngjela që të arres...
Një foto që po qakullon në rrjetet sociale tregon presidenti...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thirrur në një takim t...
Mëngjesin e sotëm bëri bujë lajmi i kapjes së 4 tonëve drogë...
Gjykata e Lartë kroate vendosi ekstradimine ballist Morinës...
Mira Kazhani/ Gjyshja ime nga babai ka qenë një grua që po t...
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltona Ademi ka dalë me nj...
Roja e Financës Italiane me anë të një operacioni të mirorg...
Një operacion i policisë së Tiranës ka bërë të mundur arrest...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur so...
Në një video që është duke qarkulluar në internet duket Mehd...
Vetëm dy ditë pas zgjedhjeve, në një klimë debati të ashpër ...
Katie Holmes dhe Jamie Foxx kanë konfirmuar më në fund dashu...
Avokati Spartak Ngjela ka sulmuar ashpër myftiun e Tiranës, ...
Vetëm 4 ditë pasi lëshoi disa deklarata që bënë bujë në opin...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...