web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia shqiptare siç gënjeu për 80 kuintalët e drogës gënjen edhe për 40 kuintalët

6 Shtator 2017, 11:43, Aktualitet CNA

 

Roja e Financës Italiane me anë të një operacioni të mirorganizuar ajror e detar kapi një jaht të vogël me thuajse 40 kuintalë kanabis shqiptar në bord dhe arrestoi 3 narkos shqiptare. Jahti kishte flamur të Shtetit të Delaverit në Amerikë. Ky lloj flamuri për mjetet lundruese përdoret shpesh për shkak të taksimt të favorshëm, që ka Shteti i Delaverit për mjetet lundruese me flamur Delaveri.

Policia shqiptare, meqenëse e ka mizën nën kësulë për punën e kanabisit, deklaroi me të madhe se jahti me drogë u kap nga financa italiane në bashëkpunim me palën shqiptare (Sic!) dhe se jahti nuk ka hyrë kurrsesi në ujrat territoriale shqiptare. Nënteksti: ne si polici nuk kemi hic përgjegjësi për këtë sasi kanabisi shqiptar rekord të kapur në një mjet lundrues. I kujtojmë lexuesit se rekordi i vitit 2014 ishte një peshkarexhë siciliane me rreth 27 kuintalë kanabis shqiptar. Deklarata zyrtare të këtij tipi të policisë shqiptare na kujtojnë deklaratat po të kësaj policie për kapjen e 80 kuintalëve kanabis shqiptar po nga financa italiane në shkurt 2017.Linku:  http://www.citynews.al/2017/02/policia-shqiptare-genjeu-per-kapjen-e-8-toneve-kanabis/1

Skandal ky, që u bë publik për herë të parë nga Citynews.al. Zëdhënësi i Policisë së Shtetit gënjeu ditën për diell, kur deklaroi se Shqipëria nuk kishte lidhje me këtë sasi droge ?as në njerëz e as në mjete?. Për të përforcuar gënjeshtrën madje bëri sikur citoi edhe antidrogën italiane (DCSA). Faktikisht 80 kuintalëshi i kapur ishte kanabis ?Made in Albania?, ndërsa kamioni me targa maqedone dhe shoferi maqedonas etnik kishin kaluar tranzit nga Qafë Thana në Durrës për në Ankona. Ndonëse 80 kuintalshi nuk kishte lidhje me Shqipërinë sipas policisë shqiptare, prokuroria shqiptare prangosi nja 20 persona për këtë trafik, ndër të cilët kishte policë, doganierë dhe agjentë doganor. Shpëtuan pa u hyrë gjemb në këmbë një deputet dhe një kryebashkiak mavi, që kishin lidhje organike me 80 kuintalshin e kanabisit.

Për jahtin e kapur sot përsëri policia shqiptare na kallëzon përralla me mos hyrje në ujrat territoriale shqiptare! Në këtë kontekst po u drejtojmë disa pyetje dinshumëve të Policisë së Shtetit. Ky jahti me drogë , ku e gjeti drogën, që kishte në bord? Mos ndoshta kishte ngarkuar ndonjë varietet të ri kanabisi, që nuk kultivohet në tokë, por rritet në det?! Nëse nuk kemi të bëjmë me ?kanabis detar?, ku e ngarkoi drogën ky jahti? Si shkoi droga nga brigjet shqiptare në bordin e jahtit të stacionuar në ujrat ndërkombëtare? U transportua me tjetër skaf(e), me tjetër peshkarexhë, anije transporti mallrash gjenerale apo si vallë? Si u bë me krahë trasbordimi nga mjeti detar në jaht i thuajse 40 kuintalëve të kanabisit? Një trasbordim i tillë edhe në kushtet e detit bunacë, që nuk ka qenë fare këto ditë është një punë e lodhshme dhe që kërkon orë të tëra. Ndërsa mijëra forca policie paskan krehur bregdetin shqiptar para 4-5 ditësh, ku dreqin ishin fshehur këto 40 kuintalë drogë?  Si u ngarkuan në skaf, peshkarexhë etj. proces, që kërkon orë të tëra pune? Kjo policia jonë a e kontrollon territorin e bregdetit (nuk po themi për zona të thella malore)? Dhe Dolcis in Fundis sic thotë latini kësaj rradhe kush deputet apo kryebashkiak është mbulesa politike për këtë megatrafik droge? Mos ndoshta vallë droga në fjalë u ?eksportua? nga një pikë e bregdetit, që përmendet edhe në një shkrim të mëparshëm tonin (Linku: http://www.citynews.al/2016/10/kepi-i-rodonit-pikembeshtetje-trasportesh-multimodale-per-mafien-transnacionale/1)

Me siguri përsëri fajin e ka Saliu se Lulushi i gjorë më shumë është në Hollandë se në Shqipëri, kështu që nuk mund të fajësohet për këto 40 kuintalët e ?barit? prodhim-trafikim shqiptar! Po po faj ka edhe opozita, që është shndërruar në ?paleontologe? poltike dhe merret me kockat e dinosaurve të komunzimit si Gramoz Ruci & Co dhe nuk përqëndron luftën e saj politike te ?pirustia? shqiptare Krimi i organizuar-politikanë-celula terroriste, ?pirusti? kjo, që po ua sjell mendjen vërdallë agjensive ligjzbatuese këtej dhe andej Atlantikut, por që edne nuk po ua prish gjumin e kësaj ?Indian Summer? të disa debil-diplomatëve të vendeve të NATO-s të akredituar në Tiranë!

Eh opozitë mavria, prandaj bën qef pozitë mavia! /Nga GJERGJ THANASI





Lajmet e fundit nga