Pjesë e grupeve kriminale/ Pritet ekstradimi i 6 personave të kapur në Dubai
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Pas letrës publike ku kam ngritur një sërë shqetësimesh lidhur me gjendjen e Akademisë të Shkencave dhe zgjedhjet pa kritere dhe parametra bashkëkohorë, rrotativë, që po përgatiten të bëhen atje në 4 shtator, nga një profil fallco, me emër fallco, aspak një vajzë naive sikur e trajtojnë ata që dikan gjithçka sa më sipër, kam marrë disa mesazhe radhazi me shpifje si edhe me thirrjen ultimative: Pusho, merr honorarin që të takon, ose ik!
Sigurisht, ky mesazh i padenjë dhe qesharak vjen nga rrethe të caktuara, por unë personalisht nuk ja lejoj vetes të akuzoj kërkënd pa fakte. Aq më pak më lejohet të them e nuk dua t’a mendoj se ato mesazhe janë shkruajtur nga ndonjë dorë akademike.
E vërteta është se në brendësi të ndërgjegjes sime, më shumë se këto mesazhe të përbuzura nga unë sepse janë të njerëzve me maskë dhe pa dinjitet, e pa personalitet, sakohë e fshehin atë, më rëndon fakti se prej gjashtë ose shtatë vitesh ngre brenda institucionit të Akademisë të Shkencave shqetësime shumë serioze për mbarëvajtjen e saj dhe vyshkjen e saj dita ditës, ndërkohë që ajo duhet të ishte një institucion i pavarur, me ndriçim, në fushën e dijes dhe kulturës kombëtare.
Prej vitesh, i censuruar brenda institucionit, pra nga drejtuesit e tij.
Në kushtet kur po ndodh që gjithë kësaj vyshkjeje po i vihet kapaku prej një dekade, me një mbyllje hermetizmi në drejtim, ku vazhdon që kryetari bëhet nënkryetar dhe nënkryetari bëhet kryetar, disa herë radhazi, dhe po përgatiten zgjedhje pa platforma dhe alternativa zhvillimi, pa kandidatura alternative, pa bilance mandatesh të përmbyllur në vitet që shkuan, gjykova të dal publikisht!
T’i drejtohem publikut të gjerë dhe komunitetit të shkencëtarëve dhe universitarëve!
Paraprakisht i kisha njoftuar drejtuesit e Akademisë të Shkencave për hapin që do të hidhja, pas përpjekjeve brenda institucionit, sepse ajo nuk u takon akademikëve, por shoqërisë dhe kombit!
Pra më shumë sesa thirrja uiltimative në rrjetet sociale e dikujt që fsheh edhe fytyrën edhe dorën por që organet e specializuara mund ta identifikojnë pa problem nëse e gjykojnë se duhet ta bëjnë, është gjendja e kërkimit shkencor, e shkencës, e dijes, e Akademisë të Shkencave, të gjitha në vyshkje e sipër prej vitesh e vitesh, që rëndon mbi ndërgjegjen time dhe të gjithë atyre që punojnë në këto fusha!
Askush nuk na dëgjon!
Në këto kushte, pas shumë shkrimesh dhe prononcimesh publike, prej vitesh, nesër do t’i dërgoj një letër publike kryeministrit të vendit z. Edi Rama, duke i vendosur në kujtesë gjendjen alarmante të kërkimit shkencor në vend, gjendjen në rrënim të institucioneve të kërkimit shkencor si edhe të Akademisë të Shkencave, duke i bërë edhe propozimet e mia.
Por, ndërkaq, falenderoj ata qindra miq në rrjetet sociale që u indinjuan bashkë me mua, dhe u solidarizuan, për të denoncuar metodat hipokrite të atyre që në vend të debatit të hapur publik, mbrojnë interesa egoiste kundër të mirës publike, duke u fshehur pas mundësive që jep teknologjia e sotme, por që gjithsesi nuk është perde celiku që nuk lejon të zbulohet atë që hedh gurët dhe fsheh dorën!
Falenderoj edhe figurat publike që këtë rast të përbuzshëm e trajtuan gjerë si një çështje që lidhet me lirinë e fjalës, e cila padyshim ka pengesat e veta arbitrare në institucione dhe agjenci të ndryshme, si efekt i këtij tranzicioni të gjatë dhe pa mbarim, e këtu një falenderim të sinqertë dhe miqësor për z. Sali Berisha, i cili pati ndjeshmërinë karakterizuese për t’a shtruar edhe njëherë lirinë e fjalës intelektuale, të të gjithë profesorëve, akademikë, gazetarëve, artistëve, shkencëtarëve, si një vlerë e shtuar, e cila duhet të gëzojë hapësirat e duhura të munguara, jashtë lincimeve të fshehura ose të hapura publike, si edhe marrjen e saj në konsideratë kundër injorimeve dhe trajtimeve inatcore e hakmarrëse./CityNews
Tani e gjithë jeta jonë jetohet në rrjetet sociale.Gjithçka ...
Çfarë do të thotë të jesh një individ? Çfarë është shoqëria?...
Gjykatësi karizmatik i X-Factor, Louis Walsh nuk i është tre...
Koalicioni për Arsimin në Shqipëri (ACE), po vëzhgon me shqe...
Iggy Azalea ka turbulluar rrjetin dhe ka tërbuar fansat e sa...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje të reja mbi vendimin...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një postim n...
Chrissy Teigen ka veshur rroba banje tepër provokuese teksa ...
Policia e Koçës ka ndaluar dy të rinj, pasi dyshohet se kanë...
Rreth viteve 70-të mora shtëpi në rrugën “Myslym Shyri”. Kar...
Policia e Durrësit ka ndaluar një minoren 16-vjeçar, pasi k...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër kundër Edi R...
Martesat e forta janë të rralla në mesin e të famshëmve, por...
Policia e Gjirokastrës vë nën akuzë për shktarrim pronës pub...
Ditën e sotme, kryeminsitri Edi Rama ka mbledhur Task Forcën...
Gazetari i njohur, Klodian Tomorri ka bërë një postim në rrj...
Duhet të jesh me të vërtetë me fat të shkrepësh një foto e c...
Gjatë mbledhjes me Task Forcën për kanabisin, kryeministri E...
Në vijim të zbatimit të planit të masave ndaj ndërtimeve pa ...
Kryeministri Edi Rama mblodhi pak minuta më parë në Kryemins...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...