Dosja Meta/ Sot seanca në GJKKO, mbështetësit e ish-presidentit para gjykatës
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Ditën e sotme, kryeminsitri Edi Rama ka mbledhur Task Forcën Antikanabis për të raportuar në lidhje me luftën kundër drogës në të gjithë vendin.
Drejtuesja e Task Forcës, njëkohëshisht edhe zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda, gjatë kësaj mbledhjeje u shpreh se lufta kundër trafikimit dëshmon shifra mbresëlënëse: në këto 8 muaj u kapën 20 herë më shumë drogë se në 2016.
Deklarata e plotë:
Përshëndetje i nderuar zoti Kryeministër,
Të nderuar pjesëmarrës,
Në fund të një verë të gjatë, të nxehtë, të lodhshme për qindra e mijëra punonjës policie në terren, por edhe dhjetëra forca e institucioneve ligjzbatuese, partnerët përfshirë, e them jo pa krenari, se kemi rezultate të pakrahasueshme dhe sot Shqipëria nuk është më vend origjine për lëndët narkotike.
Kjo falë punës së çdo punonjësi Policie që ka sakrifikuar shumë, madje dhe jetën, në luftën kundër parcelave të drogës, falë angazhimit dhe vullnetit për ta hequr përfundimisht Shqipërinë nga harta e zezë e vendeve të origjinës për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Por kjo edhe falë asistencës së partnerëve ndërkombëtarë, Guardia di Finanza, PAMECA dhe ICITAP dhe të gjitha agjencive partnere.
Nëse nuk do shkatërrohej që në mbjellje, por do të dilte në tregun evropian, i cili është destinacioni kryesor, vlera monetare e drogës së asgjësuar dhe sekuestruar do të shkonte miliona euro.
Miliona euro të hequra nga duart e botës së krimit.
Në zbatim të Planit Kombëtar Antikanabis, nuk jemi ndalur vetëm tek beteja kundër kanabisit, por po kaq rëndësi po i kushtojmë edhe trafikimit të drogës, si një fenomen që cënon drejtpërdrejt sigurinë në vend.
Ndaj, në bazë të detyrave të lëna në 2 mbledhjet e fundit theksojmë se vëmendja është përqëndruar edhe në ndjekjen e parave të pista me burim kriminal, në fushën e narkotikëve.
Kështu u hartua një plan i posaçëm operacional nga Policia e Shtetit dhe përgjatë muajit gusht, policia kishte në terren mbi 1500 grupe kontrolli me rreth 4500 punonjës, në gjithë territorin e vendit.
Nga referimet e hetimeve pasurore të kryera nga strukturat policore të Hetimit të Aseteve Kriminale janë gjetur dhe identifikuar rreth 50 milion euro, si automjete, vila, apartamente e lokale.
Edhe nga 20 raportimet e Guardia di Finanza për parcela të dyshuara, pas fluturimeve me avion, vetëm 5 prej tyre rezultuan me rreth 700 bimë kanabis, ndërsa të tjerat me kultura bujqësore.
Në fund të 8 mujorit, shifrat dëshmojnë efikasitetin e luftës që në gjenezë. Nga mbi 57 mijë bimë të asgjësuara, rreth 25% e tyre u shkatërruan që në kubikë, 15% rezultojnë të mbira vetë dhe 10% të tjera në proces tharje nga viti i kaluar.
Edhe lufta kundër trafikimit dëshmon shifra mbresëlënëse: në këto 8 muaj u kapën 20 herë më shumë drogë se në 2016.
55 janë grupet kriminale të goditura me mbi 180 persona të proceduar.
Drejtoria e Tatimeve ka referuar mbi 180 raste të dyshimta në Policinë e Shtetit dhe Prokurori që konsistojnë në pasuri të pajustifikuara dhe transaksione pa logjikë ekonomike e ligjore. Për 30 raste janë nxjerrë urdhra bllokimi të llogarive/transaksioneve në vlerë totale rreth 3.7 mln euro.
Janë kryer verifikime për mbi 1070 persona dhe informuar institucionet ligjzbatuese në përgjigje të 129 kërkesave të tyre, në funksion të investigimeve policore apo procedimeve penale. Në këtë kuadër po analizohen 175 raportime për aktivitet të dyshimtë.
Gjatë verifikimit në terren, inspektorët tatimorë marrin informacion për investime të konsiderueshme, rritje të kapitalit si dhe lidhjet e tyre me persona të implikuar në fushën e kultivimit apo trafikimit të kanabisit.
Drejtoria e Doganave ka identifikuar subjektet që aktualisht importojnë fara dhe po modelon profilet e riskut në fazën e parë për rritjen e nivelit te riskut, dhe më pas në fazën e dytë për të ripërshtatur të dhënat e marra nga instancat e tjera. Janë përmirësuar gjithashtu profilet e skanimit, sidomos për Degën Doganore Durrës ku janë marrë në konsideratë rekomandimet e palës italiane. Më datë 08 gusht 2017 është miratuar ?Manuali për procedurat standarde të punës mbi përzgjedhjen dhe skanimin e bazuar në risk, të ngarkesave dhe/ose mjeteve të transportit?. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, drejtoria e Hetimit Doganor kanë konstatuar 12 raste me një sasi prej 971 527 KG kanabis.
Nga Prokuroria janë regjistruar 19 procedime për trafikim të narkotikëve, të referuara nga Policia e Shtetit me 21 të pandehur dhe 17 raste janë dërguar për gjykim.
Në funksion të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike në toka bujqësore, vijojnë takimet me fermerët në njësitë administrative për promovimin e mbjelljes së kulturave të ligjshme, veçanërisht bimëve medicinale, me synim rritjen e punësimit dhe shtimin e të ardhurave për familjet fermere.
Vazhdon me të njëjtin ritëm dhe përgjegjësi kontrolli në ambientet e mbrojtura kryesisht në serat dhe shtretërit për parandalimin e mbjelljes së farave për përgatitjen e fidanëve apo dhe kultivimit të bimëve narkotike.
Forcat e Armatosura po zhvillojnë projektin për përmirësimin e kapaciteteve të vëzhgimit ajror si dhe janë realizuar patrullime nga anijet e rojes bregdetare. Rezultat ishte kapja e një skafi me 1.3 ton drogë pak javë më parë në tentativë për t?u trafikuar drejt Italisë.
Në Ministrinë e Arsimit janë ngritur grupet e punës dhe po punohet për hartimin e materialeve sensibilizuese për rreziqet e përdorimit të kanabisit tek të rinjtë si dhe ka nisur puna për krijimin e blogut informues.
Ministria e Kulturës, për javën e trashëgimisë kulturore që mbahet në datat 25-29 shtator, ka planifikuar kalendarin e aktiviteteve në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Kultures (Shkodër, Durrës, Berat, Korçë, Vlorë e Gjirokastër), ku pjesë e programeve do të jetë edhe tematika e ndërgjegjësimit të audiencave të ndryshme për luftën kundër kanabisit në Shqipëri.
Pas kësaj panorame të shkurtër të përpjekjes sonë të përbashkët, në cilësinë e drejtueses së Task-Forcës Antikanabis, dua ta ritheksoj se lufta nuk ndalon këtu.
Bashkëpunimi ynë me partnerët është një tjetër shtysë inkurajuese për të vazhduar betejën në çdo cep të Shqipërisë dhe ndaj kujtdo që mendon të zgjedhë rrugën e shkurtër dhe kriminale të pasurimit, përmes drogës.
Në betejën antikanabis, si një problem shqetësues për shoqërinë që duhet zhdukur njëherë e mirë, nuk ka e nuk do të ketë kompromis me trafikantët apo shkelësit e ligjit, qofshin këta edhe brenda rradhëve të Policisë.
Ndëshkimet nuk kanë munguar kur janë konstatuar përgjegjësi, edhe për pak rrënjë kanabisi të mbjella. I njëjti qëndrim mbahet edhe ndaj atyre që nuk informojnë në kohë autoritetet, duke u bërë kështu palë me kriminelët.
Bashkë do të ndërtojmë një Shqipëri më të sigurt e më të mirë!
Ju faleminderit!/CityNews
Gazetari i njohur, Klodian Tomorri ka bërë një postim në rrj...
Duhet të jesh me të vërtetë me fat të shkrepësh një foto e c...
Gjatë mbledhjes me Task Forcën për kanabisin, kryeministri E...
Në vijim të zbatimit të planit të masave ndaj ndërtimeve pa ...
Kryeministri Edi Rama mblodhi pak minuta më parë në Kryemins...
Politikanë, gjyqtarë dhe prokurorë, por edhe elementë e subj...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm Task For...
Policia Kufitare e Kakavijës kanë gjetur dhe sekuestruar dy ...
Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi në aksin r...
Shira të rrëmbyeshëm kanë rënë ditën e djeshme në Tiranë, d...
Dita e djeshme u shoqërua me aksidente të shumta rrugore, ve...
Tek historia e Nikoll Lesit me policinë, kemi rastin të shik...
Në vijim të aksionit kundër ndërtimeve të paligjshme, 8 shte...
Një deputet rus komuinst është ekzekutuar në mes të rrugës, ...
Mbrëmjen e djeshme, gjatë një operacioni antidrogë të zhvill...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mëngjesin e sotëm ën ...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ditën e sotme t’iu uroj...
Dy pronarë firmash u kanë dhënë mundësinë dy azilkërkuesve k...
Një e mërkurë e qetë në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës dh...
Këta janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e m...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...