Rama nuk harron “zakonin”/ Qytetari: Mirëmëngjes o qerrata!
Kryeministri Edi Rama ka preferuar që ditën e sotme t’iu uro...
Nga Leonard Olli
– Nga çasti kur Rama bëri publike në Asamble emrat me të cilët do qeverisë vendin, në fazën e parë të mandatit të dytë, duket se vëmendjen më të madhe e morën emrat e ministrave. Jo se nuk përbën lajm si cilët janë individët që do të drejtojnë dikasteret e ekzekutivit shqiptar, por dihej qartë se ata do të përfaqësonin ndërthurjen e komunistëve me neokomunistët, duke mos patur shumë gjëra në dorë, pasi Rama do të drejtojë gjithçka, ashtu si sikundër veproi në mandatin e parë. Shpresoj që ky interes të jetë vetëm në këtë moment të parë, pasi thelbi problematik mbetet struktura e re qeverisëse, ndaj së cilës ende nuk ka shumë reagime.
Zhdukja e disa ministrive, miksimi pa lidhje i disa të tjerave apo krijimi i superministrive, nuk është thjesht çështje konceptimi, por prioritetesh. Kjo qasje është një tregues i qartë i ujërave ku po lundron Rama. E vetmja gjë e sigurt që kupton nga kjo strukture e re është se ai, si gjithmonë, ose nuk ka asnjë busull ose po vijon planin e rrënimit të plotë të vendit.
?Asgjësimi? i ministrisë së Integrimit dëshmon se pavarësisht pretendimeve të kryetimonierit integrimi i vendit jo vetëm që nuk i intereson, por përkundrazi është një proces që qëllimisht është frenuar dhe tashmë ka shumë gjasa të vijojë në vendnumëro. Bashkëngjitja me Ministrinë e Jashtme do të ndalë të gjitha praktikat e deritanishme, duke futur në kolaps proceset integruese. Të shpresosh se Bushati do të menaxhojë edhe integrimin, pasi ka dështuar totalisht në politikën e jashtme, është një veprim sa i qëllimtë aq edhe keqdashës. Po kaq dramatike është eliminimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ku gjatë mandatit të parë hoqi prioritet punë, punësim, që në mënyrën më elokuente dëshmon se qytetari dhe problemet e pafundme të tij, më varfërinë e ulur këmbëkryq në çdo familje, janë krejtësisht jashtë vëmendjes së socialistëve. Sistemi i asistencave dhe pagesave të individëve më aftësi të kufizuara do të çorientohet, duke i rënduar edhe më shumë këto shtresa.
Kalimi i këtij dikasteri në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë jo vetëm do të sjellë vështirësi pa fund në këtë dikaster, i cili edhe në këtë moment është ndër më problematiku, por do të rëndojë edhe më shumë situatën.
Infrastruktura dhe transporti u provua pa asnjë ekuivok që nuk ishin dhe nuk përbëjnë asnjë interes për kryeministrin, duke lënë në mëshirë të fatit jo vetëm dhjetëra vepra madhore publike që u braktisën në mandatin e parë, por do jetë dështim edhe më madh në lidhje me zhvillimin e projekteve madhore me përthithjen e financimeve nga BE, duke i dhënë dërmën përfundimisht si korridorit të 8-të ashtu dhe zhvillimit të rrjetit hekurudhor brenda vendit dhe përfshirjen e Shqipërisë në rrjetin hekurudhor ballkanik. Një dëm i pallogaritshëm në zhvillimin ekonomik të vendit, që e largon rrezikshëm Shqipërinë nga pozita kyçe e nyjës lidhëse Perëndim-Lindje.
Po kaq enigmë mbetet edhe fati i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Planifikimit të Territorit, e cila pavarësisht se dështoi më sukses në mandatin e parë, ka rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë, pasi planifikimi i territorit është thellësisht përcaktues. E ardhmja e të rinjve nuk përbën interes në tepsinë Rama. Çështjet rinisë kanë ndërruar sërish dikaster, i janë dhënë Ministrisë së Arsimit, ku, ndoshta, duhet të ishin integruar që në mandatin e parë. Çështjet e mjedisit duken të parëndësishme për Ramën, pasi ia ka kaluar ministrisë së Turizmit, ku jetime duken të jenë edhe çështjet e menaxhimit të ujërave, deteve dhe ato të peshkimit, të cilat luajnë një rol të dorës së parë jo vetëm në mbrojtjen e ruajtjen e mjedisit, por dhe zhvillimit ekonomik. E nëse gjatë fushatës çështjet e Administratës Publike ishin kryefjala e tij, në praktikë duket që nuk kanë asnjë interes, pasi nuk figurojnë askund, po kështu edhe çështjet e pushtetit vendor. Ndoshta do i rikthehen si kompetenca Ministrisë së Brendshme.
Në të gjithë katrahurë krijohet një përshtypje e parë pozitive nga shkurtimi i gati 8 dikastereve, por nga fakti konkret kupton se këto dikastere do të atashohen me ato ekzistuese bashkë me stafet e tyre. Por, lehtësisht ndjehet se kjo qasje do të krijojë një konfuzion afatgjatë, pasoja e të cilave do japë efekte të menjëhershme jo vetëm në ekonominë e vendit, por edhe në cilësinë e jetës së çdo shqiptari. Krijimi i superministrive krijon hapësirat e nevojshme për praktikat më të preferuara të Ramës sikundër koncesionet dhe praktikat e tjera korruptive. Thënë shqip struktura e re qeverisëse i ngjan proverbit ?Gusht e gunë?. Zoti na ruajtë se çfarë dimri vjen pas!/Shkruar për CityNews.al
Kryeministri Edi Rama ka preferuar që ditën e sotme t’iu uro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të ditës së dj...
Neptuni do influencoje se tepermi tek jeta juaj sentimentale...
Numri i viktimave të atentateve në Spanjë ka arritur në gjsh...
1.Karkaleci rozë Fotografi amator Richard Taylor ishte jasht...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar në...
-MukusPa mukus, do të ishit të vdekur.Mukus mbron traktin tu...
Sensi i humorit ndryshon nga një njeri tek tjetrit.Një shaka...
Nga Spiten PrulliQeveria “Rama 2” u shpall. Pas një fjalimi ...
Divorci nuk është fundi i botës për fëmijët tuaj. Gjëra të m...
1.Modelet albino braziliane të cilët po ndryshojnë industrin...
Këto testime nuk do të vënë në provë njohuritë tuaja matemat...
Ka nisur një trend i ri midis të famshëmve që shfaqen në tap...
Sapo arrijmë një moshë të caktuar gjërat fillojnë të ndrysh...
Çdo ditë redaktorët e National Geographic marrin tonelata me...
Trendet e modës janë në ndryshim të vazhdueshëm. Shumëllojsh...
Një sipërfaqe e madhe me gështenja dhe ullinj të vjetër në m...
Shumë prej nesh i admirojnë njerëzit e famshëm në revistat m...
Një foto flet sa një mijë fjalë! Lajmi i mirë i publikimit t...
Jemi mësuar të shohim në rrjetet sociale fotografitë e njerë...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...