web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Neo-Jugosllavija te “Blloku” në plazh dhe mungesa e Osman Stafës në PD-në durrsake

26 Gusht 2017, 09:39, Aktualitet CNA

Këtë të shtunë te ?blloku? i vilave të udhëheqjes në Plazhin e Durrësit do mblidhen kryeministrat ballkanikë të vendeve të planifikuara si pjesë përbërse të Neo-Jugosllavisë. Madam Kancelarja Merkel me sa duket synon të shkojë në zgjedhjet politike gjermane me një sukses të jashtëzakonshëm në politikën e jashtme. Ajo mendon se projektin sorrosxhi të krijimit të Neo-Jugosllavisë mund ta bëjë realitet ndër të tjera edhe në funksion anti Trump! Normal Madam Kancelares i gënjen mendja që është si Jezu krishti në vaktit, kështu që mund të ngjallë përsëri Lazarusin (Jugosllavinë) e vdekur mes qindara mijëra kufomave në vitet e luftës civile 1991-2000.

E mjera PD ka rastin e artë për tu afirmuar si opozitare, si pro Trump, si atdhetareë, si zëdhënëse e aspiratave kombëtare të 8 milion shqiptarëve në Ballkan duke e kundërshtuar aktivisht këtë projekt Neo-Jugosllavije jashtëzakonisht antishqiptar. Është fat i madh, që LSI-ja, opozita reale sot, për shkak se Metës i ka ngelur sahati te ?Bit na Sutjeska?, nuk e kundërshton Neo-Jugosllavinë projetin kyc për ringjalljen e shovinizmit serbomadh dhe realizimin e ëndërrës milosheviciane të një Serbije të madhe në një Jugosllavi të vogël.

Mjafto që PD-ja durrsake të organizojë një mikrodemostratë me 50 vetë te hyrja e ?Bllokut të udhëheqjes, ku do mblidhen kryeministrat e vendeve anëtare të Neo-Jugosllavisë, që të përbëjë lajm për mediat botërore jo thjesht mediat e jashtme. Një demostratë e tillë anti Sorros, anti Neo-Jugosllavi do pasqyrohet që nga Associated Press te Il Giornale, nga Trukish Daily Neës te Vecerni List , nga Le Monde te Die Presse, madje, madje edhe mediat gjermane, edhe B52 serb edhe RT rus edhe Gllas Pale serbo-boshnjak do e japin lajmin e demonstratës kundër projektit të Neo-Jugosllavisë.

Dashka padashka edhe ambasadori sorrosxhi Donald Lu do ta informojë me kabllogram Desk Officer-in në Uashington, se një lajm i tillë në botën globale të sotme thjesht nuk i fshihet dot as Departamentit të Shtetit dhe as Jared Kushnerit! Një demostratë e tillë do kete efektin e një kove me ujë plot copa akulli mbi kokat e diplomatëve të akredituar në Tiranë. Fatkeqësisht të gjitha këto persiatje tonat thjesht na kujtojnë atë thënien sikur halla të kishte?.. do të quhej xhaxha. PD-ja durrsake dhe PD-ja e Lulzimit sot është thjesht hallë e për shkak të mungesës së ?. nuk bëhet dot xhaxha. Qameti që mund të bëjë PD-ja sot është t?i lutet e t?i përgjërohet timonierit ?pronar? të tepsisë, që të verë dorën në zemër e t?i japë edh PD-së ca kocka mundësisht edhe ndonjë copë bifteku! Për turp të zotit sot PD-ja është vite drite larg patriotëve të tillë si teknicieni Naum Stralla, si intelektuali e shkrimtari i shquar Dhimitër Pasko, si komunisti idealist Nako Spiro, që 70 vjet më parë më shumë sesa vëllezërit ortodoksë sllavë, më shumë sesa partizanët e Jugosllavisë motër të Druzhe Titos donin Shqipërinë! Me dhimbje them se PD-ja sot më shumë se për Shqipërinë i lëshon gopja lëng, do, synon e lufton për kockat e pritshme, që ?timonieri? do ia hedhë nga tepsia e pushtetit!

Opozitë kuislinge!

Në Durrës kryebashkiaku i plotfuqishëm Dako ka arritur, që të aplikojë në Shqipëri në mënyrë të sukseshme përvojën kineze të pluralizmit. Në flamurin kinez kemi një yll të madh, që është Partia Komuniste Kineze dhe 4 yje të vegjël, që përfaqësojnë 4 parti luajale (hyzmetqare) me PKK-në! Që nga 2013 në vazhdim z. Dako ka arritur, që të blejë papraprakisht nga PD-ja në Tiranë kandidaturat kundërshtare, që i vihen në zgjedhje, madje ka arritur ta bindë z. Basha me argumente monetare, që edhe kryetarin e PD-së durrsake ta vendosë vetëm pasi të konsultohet paraprakisht me kryebashkiakun e plotfuqishëm!

Ish kryebashkiaku Osman Stafa i zgjedhur me votat e pd-istëve durrsakë realisht u bë i bezdishëm, jo i rrezikshëm të kuptohemi drejt për kryebashkiakun Dako. Ish kryetari Stafa një e dy organizonte protesta me lloj loj sebepesh jo Dako po betonizon qytetin, jo tymi i plehrave, që digjen në Porto Romane, po helmojnë durrsakët, jo u hoq shatërvani 80 vjecar simbol i Durrësit, jo po vidhen pare të rikonstruksioni i rradhës i rrugës së plazhit (Rruga Pavarësia) etj. etj. Z. Dako duke shfrytëzuar përvojën e tij si biznesmen i sukseshëm e bindi Lulëzimin kryetarin e madh të PD-së ta shkarkonte në mënyrë antistatuore këtë katundarin e bezdshëm Osman Stafa, që me protesta e demonstrata po errësonte sadopak sukseset substanciale të kryebashkiakut Dako. Përfundimi dihet Eno me 2 N i vuri drynin derës së PD-së durrsake dhe kryetar i komanduar i PD-së durrsake u bë pak më vonë z. Bylykbashi një opozitar luajal me z. Dako. Në zgjedhjet e vitit 2017 PD-ja durrsake mori më pak vota se në vitin e zi 1997, megjithë rritjen demografike prej më së paku 30 000 personash krahasur me vitin 1997.

Quislings do fail

Kuislingët pa dyshim do të dështojnë. Kur Mareshali i Francës, heroi i Betejës së Verdunit, Filip Peteni u shndërrua brenda natës në një kuisling të mjerë të nazistëve, u ngrit ylli i një koloneli patriot të quajtur Sharl dë Gol. Ndërsa mareshali plak e prozvali nderin e Francës, koloneli i ri jo vetëm shpëtoi nderin e Francës, por me thoinj e dhëmb i ktheu Francës edhe statusin e fuqisë së madhe. Tashmë ka shumë mundësi, që kundra kuislingëve shqiptarë të mos ketë thjesht përgjigje me mjete politike nga patriotët shqiptarë. Jo më kot nga vitet e Revolucionit Francez e deri në ditët tona ka mbërritur thënia: Që të lulëzojë pema e lirisë herë pas here duhet të vaditet me gjakun e tiranëve dhe të patriotëve. Në funksion anti sllav, anti kuisling sic dhanë jetën fjala vjen Nako Spiro ( i vrarë nga titistët, nga Xoxe, Dulla, Lefter Lakrori e Kico Ngjela), ashtu shkuan për dhjamë qeni edhe kuislingë nga Esat Pasha te Rrahman Morina e deri te ?shqiptarët e ndershëm? deputetë të Partisë Socialiste Serbe të Miloshevicit, që u ekzekutuan nga patriotët shqiptarë në vitet 1997-1999.

Të tillë shembuj nga historia e jonë e afërt dhe e largët duhet tua prishin gjumin kuislingëve shqiptarë majtas e djthtas, këtej dhe andej kufirit Morinë-Vërmicë. Gjumin e Makbethit duhet ta bëjënë edhe ?kokëminstrat? e Rinisë Socialiste të Titos edhe ?kokëministrat? e kandidat ?kokëministrat? me përvojë të pasur LGBT-je. Të tillë kuislingëve modestisht u kujtoj vargjet e Nolit pakëz të modifikuara:

Nëno, Nëno mos kij frikë se ke Trumpin në Amerikë!

Kuislingët tanë tahmaqarë e zemërzinj janë bërë aleatë e hyzmetqarë me ujqër, cakenj, gjarpërinj e dhelpra, që duan t?i bëjnë varrin Shqipërisë duke harruar derëzinjtë se përtej Oqeanit Atlantik bulëron kwrcwnueshwm një luan krifëkuq, një President, që ua?. nënën të gjithë bishave të lartpërmendura!/ GJERGJ THANASI





Lajmet e fundit nga