web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjendet kura për meshkujt tullacë

26 Gusht 2017, 08:33, Aktualitet CNA

Një studim i ri nga shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë mund të jetë zgjidhja për parandalimin e rënies së flokëve.

Gjysma e meshkujve përjetojnë një formë të rënies së flokëve para se të arrijnë moshën 50 vjeçare dhe për shumë, ky proces fillon gjatë të njëzetave.

Megjithatë, studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë pretendojnë se kanë gjetur një trajtim të thjeshtë për të ndihmuar ata që vuajnë nga humbja e flokëve.
Sipas hulumtimit të publikuar në revistën Nature Biology Cell, studimi tregoi se rritja e flokëve mund të stimulohet duke aktivizuar qelizat staminale në gjëndrën e flokut.

Pas testimit të procesit duke rritur laktatin tek minjtë, studiuesit zbuluan se ai me të vërtetë ka funksionuar.Dy barna të mundshme që mund të stimulojnë rritjen e flokëve janë identifikuar, por ende nuk janë testuar mbi njerëzit.

Lajmi më i mirë është jo vetëm se ky hulumtim do të ndihmojë burrat dhe gratë me parandalimin e humbjes së flokëve por gjithashtu do të ndihmojnë miliona njerëz që vuajnë nga alopecia./CityNews





Lajmet e fundit nga