IKMT me dorë të hekurt/ Gjobit kompaninë Gjikuria për ndotje në Palasë
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ...
Kryeministri Edi Rama ka telendisur sot para gjithë shqiptarëve shërbimin diplomatik të Shqipërisë. Në një fjalim me plot talent publicisti, dhe pa asnjë përgjegjësi kryeministri, ai tha në fakt të gjitha ato që duan të dëgjojnë njerëzit për Ambasadat tona jashtë Shqipërisë.
Por që të jemi racional me kritikat tona për shërbimin diplomatik të Shqipërisë, duhet ta ndajmë atë në dy pjesë, në shërbimin konsullor, sidomos për shtetasit shqiptarë jashtë Shqipërisë, i cili është skandaloz dhe duhet bërë reformë rrënjësore dhe në imazhin e ambasadorit tonë në Perëndim, si figurë diplomatike, i cili sado i bukur, i ditur dhe i kulturuar të jetë, në fakt përfaqëson imazhin e qeverisë në Tiranë dhe është pasqyra e saj.
Ndaj në debatin për diplomacinë, gjërat duhen ndarë qartë.
Shqipëria është një vend i vogël, me pak mundësi për një shërbim diplomatik të shpërndarë gjeografikisht dhe me kushte dinjitoze. Për këtë duhet të ndërmerren reforma të tilla të forta, që të shumëfishohet shërbimi konsullor në vendet fqinje si Greqia e Italia, pastaj vendet e tjera me një kuotë të lartë emigrantësh si Britania e Madhe, Gjermania, vendet skandinave, Hollanda, Austria etj, dhe të shkrihen thuajse fare shërbime konsullore në dhjetra vende të tjera, ku nuk ka shqiptarë. Ato mund të delegohen ose tek konsuj nderi, ose tek Ambasada të vendeve të tjera me të cilat mund të bëjmë marrëveshje.
Greqia ka rreth 1 milionë shqiptarë dhe selia e Ambasadës shqiptare në Athinë, është destinacioni më i trishtuar i shqiptarëve. Përditë jashtë mureve të saj gjen me qindra shqiptarë të dëshpëruar që shajnë shtetin e tyre për shkak të pamundësisë për të marrë shërbime. Teoritë e shërbimeve online dhe përpjekja për t?i modernizuar ato, është ende e paprekshme. Greqia dhe së paku Italia, kanë nevojë për zyra konsullore gjigande, ndoshta në shumë qytete të tjera veç kryeqytetit dhe një predispozitë të fortë për të qenë afër halleve të qytetarëve të tyre. Po kështu, me këtë propocion, duhet të zgjidhet situata për çdo shtet perëndimor ku ka shqiptarë. Kjo është thelbësore për të qenë afër shqiptarëve, për t?i ndihmuar ata dhe për t?ua çuar atdheun aty ku janë dhe jo për t?u çuar veset e atdheut.
Kjo është punë burokratike, që kërkon disipline, përkushtim dhe natyrisht luftë kundër korrupsionit. Nëse shteti shqiptar e bën mirë këtë, ka zgjidhur problemin kryesor me të cilin ndeshet shërbimi ynë diplomatik. Dhe ky është problemi që kanë shqiptarët me ndërtesat e Ambasadave të tyre në Perëndim.
Sa i përket ambasadorëve, ne kemi një përzierje të diplomatëve të karrierës me ata politikë, por përgjithësisht kemi gjithnjë e më pak figura publike në diplomaci. Kjo, falë klientelizmit politik që ka prodhuar dhe mbron këtë trupë. Edhe Visar Zhitin që kemi çuar në Romë, ku është përkthyer më parë si poet, e kemi çuar të zihet me motrën e Sandrit, pasi Edi Rama, që pretendon se do luftojë klientelizmin në diplomaci, në fakt ka dhënë ?shembull të shkëlqyer? të mbrojtjes së tij.
Kur Shqipëria sapo ishte bërë shtet, e ka ndihmuar në Perëndim imazhi i ambasadorëve. Përfytyroni që në vitet 20-të, ambasadorë të Shqipërisë kanë qenë Faik Konica, Mit?hat Frashëri, Eqerem Bej Vlora etj.. E di që nuk mund të pretendojmë më rangje të tilla, dhe me këta që kemi, mos mendoni se mund të bëjnë ndonjë gjë më shumë për Shqipërinë, se sa bën qeveria në Tiranë. Një diplomat mund të bëjë diçka më shumë për vendin e vet nëse ka një personalitet të tij publik. Pjesa tjetër e punës është reflektim i imazhit që ka qeveria shqiptare e Tiranës për Perëndimin.
Një miku im diplomat në Gjermani në vitet 90-të, e tregon shpesh se deri në vitin 1995, diplomatët shqiptarë në Bon ishin shumë të preferuar në çdo pritje të Ambasadave të huaja, por sapo Berisha u prish me SHBA në 1996, nuk na flisnin me gojë as në korridore.
Dhe kjo është normale. Ambasadorëve të zakonshëm që ne kemi në Perëndim, nuk u bëjmë dot sherr përse nuk zbukurojnë imazhin tonë. Se dhe nëse e bëjnë, e pësojnë më keq, si ambasadorja jonë në Holandë sot.
Kemi ende fat që nuk na e kanë nxirë imazhin me ndonjë skandal të tyre, por më shumë, mos prisni prej tyre. Ata nuk kanë çfarë të bëjnë, nëse investitorët e huaj nuk e shikojnë Shqipërinë si vend me interes për investime. Nuk kanë çfarë të bëjnë për korrupsionin e sistemit të drejtësisë dhe administratës. Nuk kanë çfarë të bëjnë me plazhet e pasigurta dhe problemet me pronën. Ata dhe nëse i fshehin ato, thjeshtë u harxhojnë paratë e biletës disa investitorëve që do vijnë e do të kthehen mbrapsht.
Një probem tjetër i tyre është se janë shumë dhe paguhen pak.
Shqipëria mund të shkurtojë ende shumë ambasadorë, duke lënë ata në qytetet më të rëndësishme të botës, përveç vendeve fqinje, dhe duke rritur ndjeshëm rrogat dhe pagesat për veprimtarinë e tyre si diplomat, për të mos ju qurravitur çdo qoftexhiu shqiptar në Perëndim t?i paguajë kafet. Është më mirë pak e saktë, se një duzinë ambasadorësh që marrin fasule dhe trahana nga Shqipëria, se nuk u del rroga për të ngrënë.
Dhe mos prisni shumë prej tyre, përveçse të jenë pasqyra e mirë e asaj çfarë ndodh në Shqipëri. Dhe nëse këtu nuk ndodhin gjëra të mira, nuk duhet bërë sherr me pasqyrën./tema
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani ka reaguar...
Policia e Kavajës ka arrestuar mëngjesin e sotëm një shtetas...
Ndonëse shqiptarët janë një nga popujt më të varfër të Europ...
Këta janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e p...
Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm...
Kryeministri Edi Rama iu ka uruar “mirëmëngjes” të gjithë s...
Pak ditë më parë në zonën e quajtur “4 rrugët e Shijakut” b...
Te nxitur nga Saturni sot do jeni me te predispozuar për te ...
Cila është dobësia e të qënit një nga gratë më të bukura të ...
Pothuajse çdokush që udhëton në një aeroplan do të preferont...
Gazetari dhe analisti Andi Bejtja ka komentuar debatin më të...
Gazetarja dhe shkrimtarja Arlinda Canaj ka ndërruar jetë në ...
Tani që afati përfundimtar i Presidentit Barak Obama ka ardh...
Muaji gusht, i cili është në ditët e fundit të tij, duket se...
Pabesia është një mënyrë e sigurt për të thyer një martesë o...
-Qeveria e parë në histori me 75 % element femëror në kabine...
Modelja dhe aktorja amerikane Kate Upton sapo ka realizuar n...
Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja, ka reaguar...
Vila 46,000 metra katrore e ndërtuar në 2007 në Dubai, përve...
Një gazetare shqiptare është nga jeta në mënyrë të papritur ...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...